E marte, 23.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Ta dini mirë spektikët e kombit!

E marte, 27.10.2015, 08:56 PM


TA DINI MIRË SKEPTIKËT E KOMBIT!

Nga Afrim Caka

Shteti është jetëgjatë, jeta e skeptikëve është e shkurtër…

Njerëzit me vlera, duhet të dominojnë mbi njerëzit me antivlera.

Urimet e njerëzve që na japin zemër. Çmitizuesit dhe malazeztë duhet të ndëshkohen! Ka edhe zëra të kundërt. Si u harrua Kosova? Pse u harrua? Rastësisht u harrua? Arsyetimi i LDK-së ka qenë. Arsyetimi i PD-së ka qenë kufiri këtu!? Cila është e vërteta?

Urime për tradhtinë!

Deshiroj që midis shqiptarëve të mos të ketë të till?

Nuk është gjithnjë e lehtë të thuhet e vërteta, sidomos kur duhet thënë sa më shkurt pasqyrën historike të lindjes e të zhvillimit të mëtejshëm të kësaj metode të re, tradhtie, e të paparë në botë, dhe pa u qartësua mirë në parlament. Sot duhet të ndrequr këtë pasaktësi të madhe që i ka shpëtuar Esat pashëve Kosovar gjatë firmosjes nga frika e (Zigmund Frojdit serb).

U zgjata në këtë pikë, sepse është diçka që lidhet me krejt me demarkacionin dhe skeptikët. Qëndrimi im është ndaj vijes kufitare dhe kombit që i përkas, shkruhet nga një e vërtetë e thjeshtë. Dardania ka qenë dhe mbetet një vend tragjik, i vetmuar dhe pa prijës.

Unë i gëzohem çdo suksesi çdo politikani e qytetari të thjeshtë që mbronë të ardhmën e këtij vendi. Unë habitem. Kur Kosova digjet e kryekurva krihet e zgërdhihet. Kur Kosova, trupin e saj të vdekur e dogjën në zjarrë, skeptikët qëndrojnë jo me fytyrë nga ai, por me shpinë derisa trupi të digjet plotësishtë… Lufta dhe trimëria kanë bërë më shumë gjëra të mëdha sesa skeptikët. Jo dhembshuria, por trimëria e heronjëve i ka shpëtuar deri më sot skeptikët dhe qeveritarët që sundojnë dhe urdhërojn me egon e tyre.

Kjo është injoranca e tyre.

Ja përse, në këtë kontekst, mora nismën të shkruaj një shkrim të papëlqyer, në shenjë jo respekti për këta skeptikë shqiptarë qofshinë ata intelektual apo deputetë banal. Vitet e fundit, shpesh, po vihet re një dëshirë fort e pa lakmueshme, për të shkruar e botuar libra fetar, libra historish nga njerëz që nuk marrin erë nga historia. Pavarësishtë nga vlerat jo cilësore të ndrushme që bartin, në një mënyrë, ose në një tjetër, përmbajnë vlera antishqiptare, po aq edhe antikombëtare e historike.

Skeptikëve, u them unë, po shtroj një qështje, që s’ka të bëjë vetëm me spiunët, me problem që nisëm. Besoj që do të më kuptohemi drejt.

Por e vërteta mbetet e vërtetë. Dhe mos u çudisni që këta skeptikë, historia e jonë e djegur në zjarrin i furrës Malazeze, por më shumë e djegur për fatin e atdheut.

Dhe, fillova: “Një gjë e rrallë për kohën shqiptare!”. E habitëshme, rrënqethëse por e vërtetë. (Thonë, se: “skeptikët dhe Mali i Zi ka të drejtë! ”).

Sa çudi? Na janë bërë si Esat pashë Toptanët!

- Po vërej një gjë që s’më pëlqen, që veten e quajnë intelektual, trima që kakarisin si pulat në kotec , atdhetar e patriot. A ka turp më të madh kur një pjesë e popullit që nuk marrin erë nga historia, sidomos student, intelektual, skeptikë, nxënës nuk dinë të lëxojnë mirë historinë tonë kombëtare. S’na falet. Pa merak kam edhe për disa të rinj që tentojnë t’i hyjnë historisë dhe e kthejnë atë vetëm në britma e ulërima, jashtë çdo historie kombëtare shqiptare, çirren, ulërijnë, humbasin Ulqinin, Tivarin, Plav e Guci, Podgoricë etj., humbasin kontrolloin ndaj rilindasëve, që u vranë e u prenë për liri e flamur dhe për këto troje. Por maratona e “skeptikëve” vazhdonte e sikur s’kish të sosur duke bërë gjeste tradhëtie të tepruara jashtë kontekstit të historisë kombëtare.

Gjithë këtë histori, gjithë këtë shkrim e bëra për të treguar se injorantët dhe më skeptikët cfarë do qofshin ata të bardhë e pot ë zinjë, gjatë viteve së bashkum me bukën e gojës, që i ushqeu të rinjtë e tij nëna Dardani edhe më qumshtin e historisë së Dardanisë. Anonimusët tanë nuk turpërohen dot nga origjina e tyre!

Me ndërprerjen e marëdhënjeve më të gjitha vendet e Lindjes, sidomos ato me ish robërin neoosmane, skeptikët fillun të ndjehen të vetmuar në një far vakumi në përgatitjen e kthimit në robërin, sidomos në fusha dhe profesione të vjetra të bërit Pazar me tokat shqiptare.

Sa për të parin, d. m.th. problemin e skeptikëve më të mëdhenjë, ne kemi shumë të drejtë e as topi s’e luan. Skeptikët janë vërtet një turp. Por ne duhet treguar atyre se kufiri është deri në Tivar. Ky është një detyrim moral, aq më shumë kombëtar, patriotik.

Procesi i të menduarit dhe mënyra e të shprehurit te disa skeptikë mund të ngjallë tek ne përshtypjen e një tardhëtie të pashlyeshme dhe ne duhet të depërtojmë më thellë në individualitetin e tyre. Për shembull, në çdo kulturë ka mendime dhe fjalë, të cilat në një shoqëri me rregulla mirësjelljes nuk duhet të shprehen. Vullgariteti dhe brutaliteti i tyre ndaj atdheut ndikojnë në të gjithë të folurën e shqiptarit dhe ndonjëherë e trembin edhe vetë folësin, skeptikun. Një stil i tillë të foluri tregon për mangësinë e përfytyrimit dhe të shijes të atij që flet për kufirin apo demarkacionin.

Skeptikët mendojnë dhe flasin sikur horizonti i tyre mendor është i mbushur prej afrorizmash dhe proverbash sllave e turke të shekullit të kaluar. Ne e dimë që më përpara se çdo të thonë ata. T’i dëgjosh ata është sikur të lexosh një roman të lirë historie, kurse e folura e tyre është e mbushur me zhargone injorantësh, hajdutësh e puthadorësh. Duke u përgjigjur për çdo pyetje me fraza që qarkullojnë ose me zhargone, ata nxjerrin në pah mungesën e aftësisë për autoidentifikimin e tyre me të tjerët, ndërsa medojnë dhe veprojnë në përputhje me pushtuesit e djeshëm dhe të sotëm.

Nuk është nevoja të shpjegojmë: shumë njerëz nuk janë të mendojnë ndryshe, gjë që dëshmon për shtrembërim në zhvillimin e tyre psikik, politikë e kombëtar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora