E marte, 23.04.2024, 10:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Gurët e qëndresës

E hene, 26.10.2015, 02:32 PM


GURËT E QËNDRESËS

Lexim i 12 veprave të shkrimtarit, Shefki Ollomanit

Nga Rrustem Geci

Kush thotë se poezia nuk ka krahë t´i shemb muret, kush thotë s´e poezia s´di ta bëjë dorën grusht, kush thotë s´e poezia s´di të jetë fuqi reale, që pushtuesin ta bëjë të mundur, unë kujtoj shprehet Shefki Ollomani s´e mësimi i lirisë tek ai njeri çalon! Tek poeti shumë ka rëndësi motivi, kadenca, zëri i poeti, intonacioni! Natyra epike e vendlindjes së poetit Ollomani, nuk të lë pa i marr ajrgjak frymës, dhe pak tekst poetik shpirtit. Natyra mijëvjeçare në gjithë Ilirinë e Vardarit, Prilepit dhe Manastirit, do mbeten frymëzim i përjetshëm, në veprat e shkrimtarit, Shefki Ollomani!.. Kosovë, ç´kraharor historie ke! Ta pifsha ujin o e dashura ime! I yti jam, e imja je!..

Shkrimtari, studiusi dhe patrioti, Shefki Ollomani u lind në Tuhin të Kërçovës së Iliridës. Shefkiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Shkup, ndërsa u kulturua në Univerzitetin e Prishtinë, në Fakultetin Juridik. Shefkiu qysh i ri u mor me poezi, tregime, e vështrime, dhe me veprimtari atdhetarie. Dashurinë për atdheun Shefkiu e kishte prush në zemër.  Thirrjes për t´i dalë zot Kosovës kryengritëse, dhe pjesëve të pabashkuara të atdheut, Shefkiu ju përgjigj me hyrjen e në Ilegalen revolucionare të kohës. Unë kujtoj shprehej Shefkiu, s´e do t´ia dalim të fitojmë lirinë dhe pavarësinë tonë. Të mundurit e tashëm, jo larg do të jemi të fituarit e ardhshëm mbi pushtuesin. Lufta për liri dhe pavarësi në atdhe nuk të lë të bësh gjumë. Shtypi ilegal në tërë periudhen e luftës çlirimtare ishte i domosdoshëm për të informuar rininë kryengritëse të Kosovës.

Në Kosovën e vlimeve të mëdha, Ollomani do të shkruaj; plot tym dhe flakë e kam kraharorin , fol hënë e përgjakur. Lirinë e kam në zemër dhe në gjuhën që po flasë. Tërë vepra e Shefki Ollomanit, është Kosovë, Iliridë, Preshevë dhe Çamëri. Në mes mijëra vargjeve, Shefkiu do të shprehej; Toka ime e përgjakur, në të gjithë emrat tuaj nëpër kohë, ti ke vetëm një emër, Shqipëri, dhe vetëm Shqipëri. Atdheu im i copëtuar; të panumërt janë gurët e qëndresës në trojet tona. Dielli jo rrallë na shikon nga lartë se ç´po bëjmë ne poshtë. Rruste, populli ynë gjatë historisë 13 mijëvjeçare të shqiptarëve në këto troje, kohë pas kohe ka ndërruar emrin e tij dhe të atdheut të tij, po kurrë nuk ka ndryshuar gjakun, gjuhën, kulturën, simbolet dhe identitetin e tij kombëtar.

Botëvështrimi poetik i shkrimtarit Ollomani, kap guximshëm dramën dhe kulturën e popullit tonë, që nga Atlantida e deri në kohën sotme. / Kosovë, në gjoksin tënd, u thyen shpatat ma të mprehta / Në ballin tënd, u përkulën edhe rrufétë më të egra / Në kraharorin tënd liria bart amanetin e të gjithë brezave! Liri, e imja je , aq sa jam edhe e jotja. Dashuria në veprat e shkrimtarit Shefki Ollomanit, është e një natyre tjetër,  një bashkëbisedim me kohërat. Në studion time në Dortmund, unë kam 9 libra të Shefkiut; 1. Feniks shqiptar, 2 . Për lirinë, për Shqipërinë, 3 . Zgjohu, ngritu Shqipëri, 4 .Leka i madh, 5 . Thoti i Atlantidës, 6 . Shqipëria Etnike, 7 . Atlantida, Pellazgjia, Iliria, 8 . Një rrugë drejt lirisë, 9 .Çështja kombëtare shqiptare.

Shefki Ollomani jeton dhe krijon në Suedi. Veprimtaria letrare dhe publicistike e Shefki Ollomanit është e gjerë dhe e thellë. Deri më sot shprehet Shefkiu, luftat kanë qenë vetëm vatra zjarri, dhe rrëbeshe armësh në trupin e atdheut tonë. Lufta e Kosovës e 1999-ës, është shpresë e madhe e trojeve tona të ndara se në një kohë të afërt do të bashkohemi. Nga 11 mijë luftat e njerëzimit, 55 lufta dhe 200 kryengritje, janë bërë në trojet tona. Romakë, Hunë, Osmanë, Serbë  dhe Grekë, lanë eshtrat e tyre për të pushtuar diçka nga tokat tona. Në librin, „Shqipëria etnike“, shkrimtari Ollomani, ndriçon shumë aspekte të  udhës së gjakut, dhe kulturimit të popullit tonë. Në 2 mijë faqe tekst të librave të Shefki Ollomanit, Alfabeti i lirisë dhe i bashkimit të trojeve tona mbetet ai i moçmi, përpjekje dhe luftë për çdo cep të atdheut!

Rruste, ne duhet të shkruajmë më shumë për kohën tonë. E ardhmja, ( ose të palindurit ) do të na njohin përmes shkrimeve, dhe të arriturave të kësaj kohe. Adresimi i së vërtetës shumë ka rëndësi, për të arriturat e brezit të ardhshëm. Që arti jonë të arrijë atë që duami, duhet të organizohemi që të kemi lexues më shumë. Në këtë drejtim shkrimtarët duhet të kijojmë një marrëdhënie më të mirë me lexuesit, dhe institucionet ( zëdhënëset ) e vlerave. Liria e fjalës së lirë nuk guxon të mbytet në klane miqësh apo shoqatash. Unë kujtoj thotë Shefkiu se lexuesve ne u kemi borxh që të shkruajmë më me shumë art për jetën e tyre dhe tonën. Geci, që poezia të jetë një akt moral, poetët do duhej t'i kushtonin vëmendje mënyrës se si jetojmë, dhe jo mënyrës sesi shkruajmë. Sukses dhe kijimtari të mbarë shkrimtarit, Ollomani!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora