E shtune, 20.04.2024, 06:10 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Akademi kushtuar Nënës Tereze në Shtutgart

E hene, 26.10.2015, 02:12 PM


Akademi përkujtimore kushtuar Nënës Tereze në Shtuttgart

Shtutgardi dhe populli i Nënës Tereze, aty!

Nga 5 shtatori i këtij viti, kur në Katedralën e Kryeqytetit të Republikës së Kosovës -Prishtinë, që e mban emrin e shënjtëreshës shqiptare “Nëna Tereze”, u intonua hymni “Valsi Hyjnor” kushtuar Nënës Tereze dhe interpretuar nga sopranoja me famë botërore Inva Mula nga një prani e musafirëve nga gjithë globi , Famullia Shqiptare Katolike në Gjermani me qëndër në Shtutgard ” E Lumtura Nëna Tereze” vëndosi që të kremtoj si festë të famullisë për vite në vazhdimësi!

Shi për ketë, me 18. Tetor në ambientet e Kishës së famullisë St. Konradi në Shtutgard u organizua një festë madheshtore.

Me ketë rast u mbajt një Akademi përkujtimore me tre jubile për Nënën Tereze dhe një jubile i faljes së gjaqeve në Kosovë.

Akademia u përcjell nga një numër mbi 450 mysafirëve të dy konfisioneve shqiptare, musliman dhe katolik! Këtij evenimenti të organizuar nga famullitari P. Marjan Lorenci , Këshilli i famullisë dhe Shoqata “Yjet e Kosovës” nga Emmendingeni me z. Tahir Shabanin, iu referua nga shkëlqësia e tij  Dr. don Lush Gjergji.

Të pranishëm ishin veprimtar të qështjes kombëtare në diasporë si, z. Hafiz Gagica, znj. Donika Gërvalla me bashkshortin ish deputeti i Bundestagut Gjerman dhe anëtari i CDU- së z. Stefan Schwarz, pastaj z. Jahja Gashi – kryetar i Shoqatës ” Nëna Tereze ” nga Göpingeni, z. Vitor Spaqi – kryetar i Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtuttgart, z. Xhafer Leci veprimtar dhe kryetar nderi i Shoqatës ” Kadri Zeka” nga Kircheim Teck, z. Mufail Sinani – kryetar i Shoqatës ” Isa Boletini” nga Sindelfingen, Dr. Balidema,

z. Mejdi Laçaj, z. Sadik Halilaj ( babai që fali gjakun e djalit para varrit të Presidentit Rugova muaj më parë!), sekretari i LShAKSh z. Franë Tanushi etj.

Nga Ambasada edhe pse ishin të ftuar ( pos një telegram urimi nga z. Kajtazi) nuk kishim pèrfaqsues!?

Në foltore pos P. Marjanit, z. Lekë Preçi, z. Tahir Shabani, z. Albert Bisaku të pranishmit i përshëndetën edhe znj. Donika Gërvalla kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani, z. Stefan Schwarz ku impresionuan publikun me fjalimet e tyre duke u shprehur se këtu në ketë famulli shqiptare, vërtetë ndihesh krenar me vlera dhe tradita shqiptare…!

Përmbylljen dhe shpërndarjen e dhuratave e bënë në mënyrë dinjitoze z. Lon Karrica, z. Tahir Shabani dhe Moderatorja e Akademisë znj. Leonita Lasku.

Akademinë artistikisht e përcolli , Artisti dhe koreografi nga Mirdita z. Gjerg dhe Arber Lleshaj , pastaj grupi i të rinjeve ( Kori i Kshës) me kostume kombëtare, që pa dyshim ia shtuan madheshtinë kësaj Akademie.

Në fund u organizua një kokej rasti me ushqime dhe pije freskuese organizuar nga Këshilltaret, z. Bekim Saliqunaj, Vera Saliqunaj, z. Bekim Përvorfi,z. Françes Spaqi etj. , ku pati edhe dhurata të ndërsjellta librash nga autor të ndryshëm dhe do e veqoj një monografi kushtuar akademik Gjelosh Gjokaj nga autori z. Halil Kçiku, pastaj nga poeti z. Franë Tanushi etj.

Kjo Akademi u përcjell edhe nga RTK, ku pati intervista të shumta nga prominent dhe musafir të rastit !

Për rrezore.com

Zef Prenka

Stuttgart, Tetor 2015

Foto nga aktiviteti:

http://rrezore.com/akademi-perkujtimore-kushtuar-nenes-tereze-ne-shtuttgart/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora