E premte, 19.04.2024, 08:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Yjet notojnë në dritën e tyre

E premte, 23.10.2015, 08:41 PM


YJET NOTOJNË NË DRITËN E TYRE

 

QAZIM SHEHU

 

Yjet notojnë në dritën që vetë

E nxjerrin nga trupi flijor,

Kështu mugullueshëm nëpër netë,

Ndizen , pa zor.

 

Aq  dritë sa fjala ime jep, dua,

Në atë shpërndarje të lodroj;

Ndezur nga majë e flokut në thua,

Pa kuptuar vuajtjen me theror.

 

Dhe pak e nga pak, porsi ylli

Gjer flakën ta djegë krejt,

Mbase mbetem yll i shuar

Që jep dritë edhe për ca vjet

 

 

DIMËROVA ME NJË TJETËR

 

Dimërova me një tjetër

Me një pranverë të shkurtër,

Ajo ma shtoi dhimbjen heshtur

Për çfarë s`ish e bukur.

Tash i kthehem stinës së parë

Si kriptomani një fjalëkryqi

Po dimri shpejtoi për të më varë

E për të vënë tek kryqi…

 

Kryqi i iki se më ka mbetetur

Ende një ndjenjë që më buis,

Kërkoj stinën ku është i etur,

Mbase çel për mua një filiz…

 

 

PERLA

 

Kur një koshereje me bletë plot

I afrohemi fytyrëzbuluar,

Kështu na ngjet jetë e mot

Ti afrohemi perlës së dashuruar.

 

Tek hapim guackën ,një e çarë

Na hapet  në lëkurë

Nga dashuria mbetemi të shkarë

Të marrim perlën a të rrimë urtë?…

 

 

TË DESHA UNË TY…

 

Shpërndahet kujtesë e leximit

Në rrudhat e tua tërheqjen e dalëngadaltë

Për tu futur në terr të zgjinmit

Puthja ngjyhet në helm jo në mjaltë.

 

Tani veç largohemi të trembur

Nga njëri tjetri sigurisht,

Edhe unë e kam një emër po s`ta them,

Mbase ti trilleve u bën bisht.

 

Kohë na duhet të kuptojmë

Çfarë ndodhi me ne,

Të qetë para njerëzve shkojmë

Ndërsa ata për ne skanë nge.

 

Kështu ik koha dhe afrimet

Në cep kujtese lënë jehonë,

Sa të desha kjo dëshmohet

Në trillet e fshehta që na largojnë…

 

 

MJELLMA

 

Flokët e tu të verdhë mbi ujëra

Larguan një mjellmë.

Ish zjarr që ra pa u druajtur,

Aty ku mjellmat dëfrejnë.

Gënjim i mjellmës qe një ças

Kur dole nga uji lakuriq

Ish gënjimi që i erdh pas

Me ujin që u dashurua pranë teje çmendurisht…

 

 

STUHIA

 

Një pezm të fortë na derdh stuhia

Duke na kujtuar se ç`mund të ngjasë

Po të kish forcën e saj dashuria,

Vetëm ferr do kishte ,jo parajsë.

 

Meqë forcën e saj ende s`e ka,

Kur dridhet heshtur e vetëvritet,

Stuhi e ndjenjës e shpërnda

Si gjurmë që e shuajnë vitet…

 

 

BUJKU

 

Në duart e bujkut që nuk e njoh,

Kjo bukë bëhet bekim ,

Ndërsa gjer tek kalliri shkoj si filozof,

Në djersën e bujkut tek ndrin.

 

Në salla me banketa të shtrenjta

Ku milionerët bëjnë të kulturuar ujkun,

Asnjëri nuk kujtohet ç`është djersa,

Dhe natyrisht bujkun.

Ai rri diku në cep të botës

Pranë një are a një plugu,

E hedh farën pranë së shoqes,

Por bukën ia ha ujku..

 

 

RETË

 

E shprisha gjumin si një grumbull reshë

Fillim  i stuhisë kur i shprish,

U afrua pa hile midis nesh

Dashuria, dhuratë mundësishë.

 

Kur s`donte të shtrohej krejt

Spërdridhej delirante ,koketë,

Atëhere diçka mes nesh u mvrejt

Prapë i thirrëm rete…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora