E enjte, 28.03.2024, 09:05 AM (GMT)

Mendime

Ilir Sefaj: Për imazhin dhe Vetëvendosje-n!

E enjte, 22.10.2015, 07:14 PM


Për imazhin dhe VETËVENDOSJE-n!

Nga Ilir Sefaj

Lëvizja VETËVENDOSJE që nga themelimi i saj (kujtoj të ketë qenë qershori i 2005-es), e edhe tani kur ka bërë një dekadë jetë në skenën politike të vendit ka mbajtur një linjë konstante të veprimeve të saja karshi “furtunave” politike me të cilat u karakterizua Kosova dhe populli i saj.

Kjo lëvizje (pa të cilën jeta politike në vend do të ishte e pakuptimtë) përherë i ka ndenjur me “çekiç në dorë” veprimeve të papërgjegjshme të pushtetit në raport me interesat e qytetarit të vendit.

Të flitet gjatë për metodat e reagimit të kësaj lëvizjeje, mendoj se është e tepërt, ngase edhe ata që vetës së tyre i kanë dhënë detyrën të rrinë larg politikës dhe lojërave që gatuan ajo, nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferent përballë “imazhit” që veprimet e aktivistëve të kësaj lëvizjeje i kanë dhënë vendit!

Kur flasim për imazhin si nocion, imazhin si term, menjëherë mendja më shkon të “gazetarët” e mediumeve tona të cilët kurrsesi të pajtohen më faktin se, dikush guxon t’i jap vetës luksin e ta “prishë imazhin e Kosovës në sy të ndërkombëtarëve” siç shprehen ata me fjalorin e tyre sa naiv aq edhe të varfër dhe amatoresk në të njejtën kohë.

Tash kur fjala është për ju gazetarë, të cilët aksidentalisht e ushtroni këtë profesion, në mos gjë tjetër, këshillën time që ta lexoni esenë me titull “Gazetarëvet” të Mit’hat Frashërit ta merrni seriozisht (a po mbase koha e idealizmave ka përfunduar) nejse!

Pra gazetarët e mediumeve tona shumica prej të cilëve jetojnë me nga 300 euro në muaj, para të cilat i fitojnë për kiametin e Zotit siç shprehet populli, kanë sedrën më të ndjeshme kur është në pyetje “imazhi” i Kosovës sesa disa kriminelë të regjur të skenës politike të vendit të cilët u lindën në kolibe e po shpresojnë të vdesin në pallate, ani pse të vetëdijshëm së këtë “lumturi” të tyre po e ndërtojnë mbi vuajtjet e një populli të cilit ia kanë venitur çdo shpresë për ditë më të mira.

Kombësia dhe feja e kriminelit është krimi dhe si i tillë duhet të trajtohet secili që “lumturinë” e tij e ka ngritur mbi këtë “ideologji”.

Andaj gazetarë të nderuar të qani më pak hallin e “imazhit” e të trajtoni në mënyrë sa më profesionale hallet e brengat e qytetarëve të Kosovës, të cilët politika i ka shndërruar në njerëz-makina.

Dhe fare në fund, por jo edhe e fundit: t’qifsha... imazhin e një vendi ku pensionistit nuk i mjafton pensioni as edhe për barnat e domosdoshme për shëndetin e tij, t’qifsha... imazhin e një vendi ku gazi lotsjellës trajtohet si armë kur përdoret në kuvend dhe si lodër kur përdoret në protesta demokratike, t’qifsha...imazhin e një vendi ku protestuesit keqtrajtohen e shahen në baza familjare si në diktaturat më të egra që ka njohur historia, t’qifsha...imazhin e  një vendi ku ministri a zëvendësi i tij bën selfie me djalin e tij dy vjeç në krahët e një krimineli ordiner si Daqiq, t’qifsha...imazhin e një vendi ku blihemi e shitemi për vetëm 2 cent, t’qifsha...imazhin e një vendi për miliona e miliarda arsye të tjera!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora