E enjte, 28.03.2024, 10:14 AM (GMT)

Mendime

Llojdia: Shqipëria - pasuri patundshme e politikanëve?

E enjte, 22.10.2015, 08:28 PM


SHQIPËRIA- A ËSHTË PASURI  E PATUNDSHME  E POLITIKANËVE ?

Nga Gëzim Llojdia

Realiteti sotëm shqiptar është një kutërbim, që të tremb në çdo anë.

Realiteti i sotëm shqiptarë është më së shumti,poezia  e poetit rebel Pano Taci,që nuk jeton më. I ndriftë shpirti. Dhe ndër të tjera edhe kjo poezi ishte  frymëzimi i autorit të ndjerë.

Realiteti i sotëm është i përfshirë tej e tëhu në vargjet e poetit rebel.

Pra çfarë është Shqipëria e sotme?

Në do ta dish  ç’është kob  e zi/Eja në Shqipëri./Në do dish ç’është loti në sy,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si vritesh për hiç gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pa brekë kush të lë/Eja në Shqipëri./Në do të dish çdo të thotë uri/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse daci bëhet mi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish me vdekjen kush fle,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse shpresa na u zhbë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish si kafshon një ari,/Eja në Shqipëri./Në do të dish ku rri djalli i zi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse bytha  vend s’na zë./Eja në Shqipëri./Në do të dish me lirine ç’u bë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse qan zemra në gji,/Eja në Shqipëri./Në do të dish të mos dish gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse mallkimi s’na zë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish kush na e solli gjëmën,/Eja në Shqipëri./Në do të dish se me një “ç’i qi tëmen”,/Rrojnë në Shqipëri./Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!

Shqyrtime:Nuk dua të sqarojë, poezinë artistikisht .Le ta shqytrojnë kritikët  e këtij lëmi.Madje koha dhe thelbi i saj është për ditë të demokracisë, më qartësisht pas  vitit të mbrapshtë të ‘97. Ngjarjet ,motivi, më së shumti mbrujnë këtë periudhë, që ktheu pas historinë.

Luftërat na kanë ndjekur në mote të trazuar në ditë   paqe dhe në   demokraci. Dua të zbres vetë në thellësi të shekujve edhe pse poeti llafin e ka për ditët  e sotme. Luftrat  me Romën,me osmanët , sa shekuj,me fqinjët  së fundi me serbët .Deri në kohët e demokracisë.Po lufta mes vetëve. Çfarë ishte ’97?Lufta ishte edhe punë. Dhe nga gjithë kjo, kob i zi na ka ndjekur këmba -këmbës.

Nëse shqyrtojmë  se c’është loti si proces kimik është tjetër sua ,por loti në sytë e shqiptarëve nuk ka qenë i pazakontë. Luftërat,varfëria,krizat,tragjeditë edhe këto nuk kanë qenë të pazakonta. Demokracia pritej më mirë, por ardhja e saj dhe  gjithë trazicioni i vështirë  dhe tejet i zgjatur po i shkatërron shqiptarët. Reforma, që kurrë s’përfundojnë,apo reforma që duhen bërë për të huajt dhe kurrë për shqiptarët. Skandale  dhe vjedhje ,korrupsion dhe mashtrim,  por shpresa në sytë e shqiptarëve vec  është zvogëluar.

Një ditë shqiptare ngjet kështu:Ministri shkon për seks,guvernatori vjedh bankën e vet,drejtori filialin e tij, politikani merr tenderin e fundit  ,gjyqtari mjel viktimat e tij . Askush nuk beson më te qeveritë. Të gjithë në mbrojtje të hajdutit.

Thënie të mençura: “Ngrysesh fukara,gdhihesh milioner”. “Ngrysesh ushtar-gdhihesh gjeneral”,vetëm këtu-as tjetër kund .

Askush nuk e mbron qytetarin e shkretë. Në do të dish si vritesh për hic gjë. Po një sherr banal,plas gjithkund  dhe pushkët kanë vite, që  e rëndojnë jetët  e qytetarëve  nga mëngjesi në muzg. Rendi ka qenë dhe ka mbetur problem. Mafia dhe  politika e kanë gërryer rëndë këtë godinë të rëndësisë së parë për jetët e qytetarëve.

Dhe më tej akoma...

Tregonin se  sa vinte një huaj në këtë vend, ishte i madh deri president  i një vendi, mirëpo sa po kthehej në tokën e ti,j  fati ishte i shkruar i tillë ose të  shkarkohej ose  të vdiste. Mirëpo Pano poeti e ka thanë ndryshe me bukur kështu: Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o Perëndi!....që sipas meje duhet të vijë  nga  shprehja:Pordhi kali në derë të hanit...

Nuk është për të vënë buzën në gas, por për të  vënë duart në kokë.

Ngre  një pyetje çuditërisht. A merret ndokush me bekimin e  këtij vendi?

Kemi gjithë këto fe në pak  km2 vend dhe njihemi si vendi i tolerancës fetare, por a punojnë fetë për vendin e tyre?Që të mos i fryjë as djalli e as shejtan e bir shejtani. Shkurt të mos na pjerdhin. Si kanë bërë deri më sot.

Gjendja dhe kandisja në këtë farë feje   dhe më gjerë  është në fund të fundit poezia  e këtij poeti ,që të lë  pa mend për mënyrën e të shkruarit dhe gjendjen reale të banorëve të këtij vendi. Kjo poezi e bukur  e poetit, që nuk jeton më është e frymëzuar nga realiteti shqiptar. Në të vërtetët është vetë realiteti shqiptar. Shkurt:Fotografi e këtij realiteti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora