E diele, 07.06.2020, 09:24 AM (GMT+1)

Aktualitet

Reagon Forca e Diasporës për Atdheun

E enjte, 22.10.2015, 07:58 PM


Komunikatë për medie

Forca e Diasporës për Atdheun (FDA)-  është duke i përcjellë me kujdes ngjarjet e fundit në Atdhe ( Kosovë), respektivisht, zhvillimet e fundit në UP. Konsiderojmë se shkarkimi i Rektorit të UP-së, duke pamundësuar reformat e nevojshme në këtë institucion, i cili për Kosovën shërben edhe si një simbol i rezistencës kombëtare, qon në degradim të mëtejshëm, e jo në zgjidhje.

FDA konsideron se institucionet publike në tersi janë në pengmarrje që nga viti 1999 dhe, për ti liruar këto, kërkohet mbështetje, qoftë edhe administrim nga jashtë. Universitetit të Prishtinës  i është uzurpuar autonomia, që nga përfundimi i luftës. Aty janë instaluar klane dhe gupe të interesit, të mbështetur nga politikat ditore, të cilat mund të kenë në prioritet çdo gjë përpos avancimit dhe ngritjes së nivelit shkencor në UP. Këto klane madje kanë kontribuar që edhe studentët, në vend që t’u rreken studimeve, ata merren me politika në interes të klaneve, duke krijuar tollovi në shërbim të interesave meskine. Universiteti duhet të udhëhiqet nga ekspert intelektual të ndërgjegjshëm e jo nga uzurpator, as student të instrumentalizuar të cilët përqendrimin e tyre e kanë në politikë, e jo në shkencë. Ne si FDA, u  bëjmë thirrje institucioneve në vend, që të krijohen kushte dhe, mekanizma të pavarur, për të hulumtuar, të gjitha punimet e personelit akademik dhe, nëse vërtetohen avancime në grada shkencore në baza joetike, nga cilido profesor universitar, të njëjtëve të u merren titujt e fituar në mënyra joetike dhe joprofesionale. Për këtë qëllim, duhet krijuar urgjentisht një Komision të Pavarur Shkencor (i përbërë nga ekspertë jashtë KS), i cili do të shqyrtonte një nga një të gjitha avancimet në UP që nga viti 1998 e tutje, si dhe do të garantonte mbarëvajtjen dhe menaxhimin e UP-së, deri në pastrimin e gjendjes . Pasi Komision i Pavarur Shkencor të dal me gjetjet e veta, atëherë dhe vetëm atëherë mund të organizohen zgjedhje të reja për Senatin e UP-së.

UP, duhet të shërbej si vatër e dijes,e jo vatër krizash!

Forca e Diasporës për atdheun (FDA)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora