Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmeti: Austri, Kuvendi i Shoqatës së Mësuesve

| E marte, 20.10.2015, 06:44 PM |


Mbahet  Kuvendi i Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashëri“ në Austri

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Morën pjesë zv.ministri z.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin të Kosovë zj.Sala Rashica-Shala dhe z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoj kryetari i shoqatës Prof.Ismet Sinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës.

Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala,  zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”

Zj. Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga  institucioneve tona më të larta  keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e  punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”

Imer Lladrovc: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushtet e volitshme që ofron Austria”.

Kuvendi përshëndeti ndarjen  e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”,  projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen  e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-së Kosovës. Kuvendi uron Prof.Basil Schader-in, z.Nuhi Gashi (MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.

Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.

U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet  grupi punues rreth konkretizimit të projektit.

U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 17 qershor 2015 në Vjenë.

Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.

U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar.