E premte, 19.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Vlerat shqiptare në “Frankfurti 2015”

E hene, 19.10.2015, 07:55 PM


DY PROMOVIME VLERASH SHQIPTARE NË PANAIRIN E FRANKFURTIT

Miq, ne sot kemi dy gëzime një se po i promovojmë dy tituj librash të rinjë dhe sot, unë bashkë me kolegen Fakete dhe me Fazliun dhe Tefikun, në stenden e Antiqvariatit kemi gjetur një libër të vjetër e voluminoz, dhe ndoshta i vetmi ekzemplar i këtij lloji të autorit  Marin Barleti mbi Skënderbeun, botuar në Zagreb në vitin 1743, libër të cilin e paguam goxha shtenjtë, por e ka vlerën e paçmuar për heroin tonë kombëtar. (Astrit Zemaj, konsulli i Republikës së Kosovës në Gjermani)

Nga Neki Lulaj

E shtunë, 17 tetor 2015. Një lumë njerëzish sot kishin vërshuar Frankfurtin. Në një tren me te cilin udhtova edhe unë  me disa bashkudhetarë gjermanë të cilët ishin shumë dhe  bisedonin mes vedi për këtë festë, si festa më e madhe e  librit në botë. Ata shfaqnin gëzimin e pjesëmarrjes së tyre në Panairin e 67-të  librit “Frankfurti 2015”, që këtë vit  grumbulloi mbi 8.000 botues dhe mbi 110 vende të botës, si  dhe mbi njëmilion vizitorësh, një rekord i paparashikuar rekordesh mondiale.

Edhe Kosova ishte pjesë e këtij panairi, në Sallën 5.0 D131, me sipërfaqe 24 m2, e përfaqësuar nga Ndërmarrja botuese Buzuku me zt. Edmond Zeneli. Thënë drejtë, këtë vit ishte varfëria e librit ishte edhe më e madhe, kur dihet se stenda është vizioni i komunikimit letrar, se libri është mëma e dijes së mbylur brenda dy kopertinave, kurse panairi është pika e takimit dhe kontakti me autorët e të gjitha letërsive botërore

Frankfurti ishte i pasur me libra nga letërsia botërore por i varfër me vepra nga letërsia shqiptare. Pjesëmarrja minore e Onufrit dhe Botimpex e zbehë edhe më shumë konkurrimin e Kadaresë së madh dhe meritor për çmimin Nobel, kuptim sublim të fjalës e cila rezaton botën përtej kohës shkrimore! Kur dihet se ambasadorët me të mirë të shqiptarisë dhe të kombit shqiptar janë sporti dhe kultura. Ne Stenden e Kosovës pati edhe  dy Promovim librash. Lidhja e Shkrimtarëve Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani për këtë ditë  madhështore kishte paraparë promovimin e dy veprave të autoreve Drita Fejza dhe Neki Lulaj.

Kështu, në praninë përfaqsuesit të konsullatës të Republikës së Kosovës,  konzullit të palodhur dhe shumë të afërt me bashkombasit, zt. Astrit Zemaj, kordinatores për aktivitete kulturore pranë kësaj konsullate, znj. Fakete Musliu, pastaj delegacionit të ardhur nga Republika e Kosovës, zt. Fazli Gajraku, drejtor i Biblotekës Kombtare të Kosovës dhe zëvendësit të tij, zt Tefik Mehmeti e shumë mysafirëve dhe vizitorëve si dhe mediave të shkruara dhe atyre difuzive të televizionit Rrokum dhe kamermanit të e palodhur, Halil Rrustemaj. I pranishem ishte aktivisti i pa lodhur dhe kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë për Gjermani, zt. Sebastian Nuiqi.

Kur çdo gjë ishte gati që të ja fillojmë punën, konsulli i Republikës se Kosovës i njohtoit të pranishit: “Miq, ne sot kemi dy gëzime një se po i promovojmë dy tituj librash të rinjë dhe sot, unë bashkë me kolegen Fakete dhe me Fazliun dhe Tefikun, në stenden e Antiqvariatit kemi gjetur një libër të vjetër e voluminoz, dhe ndoshta i vetmi ekzemplar i këtij lloji të autorit  Marin Barleti mbi Skënderbeun, botuar në Zagreb në vitin 1743, libër të cilin e paguam goxha shtenjtë, por e ka vlerën e paçmuar për heroin tonë kombëtar.” Për romanin „Triumf dashurie“ te autores Drita Fejza, referoi Lirie Fejza, parathënien e shkruar nga publicisti dhe poeti Nexhat Rexha, i cili e kishte vlerësuar me nota të larta fabullën  e shtjelluar ne roman me një karakteristikë të veçantë çka nuk e kemi te romasieret e reja në Kosovë. Në vazhdim autorja lexoi një pjesë nga një kapitull të romanit në fjalë. Dhe në fund e falënderoi nga zemra audiencën e këtij eenimenti kulturor.

Për përmbledhjen poetike “Kodi i tokës“ të autorit autorit të këtij reportazhi (N. Lulaj), foli kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistve dhe Krijuesve shqiptar në Gjermani, zt Pal Sokoli, i cili tha: “Është nderë për mua q të flas këtu sot, para jush për poezitë dhe autorin e këtij libri. Kur e di se poezia e Neki Lulajt është ngjizur në Pejë, ne Bërliq, në vendlindje, në Belle, në Tivar, Reçak, Gjakovë, Tiranë, Vlorë, në Gjermani, Koshare, Prekaz, Luginë, Iliridë, Kumanovë, Çamëri, Manastir, duke ngritur jo thjeshtë një urë të bukur shkronjash, por edhe një urë shqiptarizmi. Kështu, atë qe sot politika nuk po e bën, qoftë për arësye të tyre objektive dhe subjektive të paaftësisë së saj, po e bën bukur shumë poezia tregimi, filmi, sporti.  E kur bashkohen kaq mirë, kaq harmonishëm, këto pjesë të artit dhe jetës, atehërë ai bashkim afrohet. Të gjithë nuk kemi pse të klithim, por të ulim kokën e të ecim shpejt se kemi humbur shumë kohë nga historia e jonë e përgjakur.”

Në përfundim të kësaj ceremonie afirmative, autori lexoi një poezi nga permbledhja poetike „Kodi i tokës“.  Moderatorja  e këtij evlimenti kulturor, znj. Seveme Fetiqi, recitoi poezinë e poetit Neki Lulaj, Motrës sime Çame, e cila ngriti emocione të veçanta. Dhe fjalën e mori autori i pëmbledhjes respective, i cili mes tjerash tha: “Miq të nderuar! Ju përshëndes dhe Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen Tuaj! Edhe ky takim është dëshmi se krijuesit në diasporë janë faktor me rëndësi për afirmimin dhe zhvillimin e vleraveshpirtërore dhe letrare. Ne fjalën pëmbyllëse të konsullit  të Republikë së Kosovës, zt Astrit Zemaj dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, zt Fazli Gajraku, autorëve ju dëshiruan frymëzime të reja dhe krijime te thukta vlerash, që përurimet e rradhës t’i bejnë në Prishtinë dhe nË qendrat tjera të Kosovës, në Shqipëri dhe Iliridë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora