E shtune, 20.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Speciale

Jup Kastrati: Jehona e vepravet të Prof. E. Çabejt në botë

E shtune, 02.08.2008, 09:41 PM


Eqrem Çabej
Jehona e vepravet të Prof. E. Çabejt në botë

 

Nga Jup Kastrati

 

 

1.                       Në historinë e albanologjisë prof. Eqrem Çabej ësh­të i pari dijetar shqiptar që ka pasur një rrezatim shumë të gje­rë bashkëpunimi nga brenda – jashtë, d.m.th. nga Shqipëria në botë. Në të njëjtën kohë, është edhe gjuhëtari ynë më pro­dhi­m­tar në këtë drejim, d.m. th. Në bashkëpunimet e tij me organet më serioze e më dinjitoze dhe më me autoritet shkencor në Ev­ro­pë në periudhën 1934-1980. Ky është tregues shumë pozitiv i vi­talitetit krijues të një dijetari shqiptar të kohëve tona, i forcës dhe i pjellorisë mendore të një shkencëtari të kalibrit ndër­kom­bë­tar. Vepimtaria e tij shkencore prej gjysmë shekullli është shu­më e gjerë, larmishme dhe e shpërndarë ndë revista e bu­le­ti­ne të akademike, të universiteteve dhe të isntitucioneve gju­hë­so­re shkencore të specializuara të botës si edhe ndër përmbledhës të akteve të kongreseve ndërkombëtare, kuvendeve studimore dhe simpoziumeve të huaja. Të shumtë janë artikujt, recensionet, stu­dimet, monografitë, disertacionet, citimet dhe referimet e gju­hë­tarëve të huaj., akademikë e profesorë universitetesh, botuar ja­shtë Atdheut për veprimtarinë diturake të Mjeshtrit dhe Udhë­he­qësit tonë shkencor të paharruar. Jehona e vepravet të prof. Ça­bejt në botë duhet parë në dy anë:

Së pari, me praninë e tij aktive në botimet e huaja in­doevro­pianistike, ballkanistike, romanistike, sllavisike, he­le­ni­s­ti­ke dhe turkologjike.

Së dyti, në konsideratat e larta, në velerësimet shumë po­zi­ti­ve, në gjykimet e favorshme të një vargu gjuhëtarësh në zë ev­ro­pianë, amerikanë e aziatikë për veprat e Profesorit tonë të nde­ruar.

2.                       Duhet tashmë që bibliografia e gjithëmbarshme e bo­timeve të prof. Çabejt arrin në 220 tituj. Nga këta, 95 zëra ja­në botuar në gjuhë të huaja, kryesisht gjermanisht, po edhe ita­lisht, frëngjisht, anglisht, rumanisht, spanjisht, portugalisht, gre­qisht, serbokroatisht, rusisht, turqisht dhe në gjuhën kineze. Gjys­ma e kijimtarisë shkencore të Dijetarit tonë të famshëm ësh­të botuar në gjuhë të huaja. Padyshim kjo flet për autoritetin shken­cor të padiskutueshëm të Gjuhëtarit të madh shqiptar në bo­të. Ajo që i bie në sy me të parën studiuesit të sotëm, është fak­ti që veprat albanologjike të prof. Çabejt janë botuar ndër 50 (pe­sëdhjetë) e sa revista të huaja evropiane, të përmendura për auto­ritetin e tyre shkencor, disa prej të cilave kanë një jetë të gja­të botimi prej më së një shekulli. Për konkretizim, le të më le­jo­het të përmend vetëm disa tituj të tyre, ku gjenden punimet e çmue­shme të prof. Çabejt: “Berreiche de Slavistik”, “Bi­blio­the­ca classica orientalis”, “Bollettino dell’ atlante linguistico me­di­te­rraneo”, “Buletin de la societe de linguistique”, “Cercetari de lin­gvistica”, “Die Sprache”, “Glotta”, “Innsbrucker Beitrage zur Kul­turwissenschaft Sonderheft”, “Knjiga o Balkanu, “Leipziger Vierteljahrsschrift fur Sudosteuropa”, “Le protolingue”, “Lingua Pos­naniensis”, “Megas Alexandros, “Onoma”, “Orbis”, “Pro­ble­mi di mofosintassi dialettale”, “Russegna di studi albanesi”, “Ren­diconti dell’ Instituto lombardo di scienze e lettere”, “Re­vue de linguistique”, “Revue intenationale des etudes bal­ka­ni­ques”, “Revue roumanie de linguistique”, “Sertaromantica”, “Stu­dien zur Sprachwissenschaft und Kulturkunde”, “Studii si cer­cetari lingistice”, “Studi Salentini”, “Sudost-Forschungen”, “Turk dili bilimsel kurultaylna sunulau bildiriler 1972 de­nay­ri­ba­sim”, “Zeitschrift fur Balkanologie”, “Zeitschrift fur phonetik und allgemeine Sprachwissenchaft”, “Zeitschrift fu Mun dartforschung”, “il fuoco”, “L. Uninone” etj.

Sikurse shihet, revistat e sipërshënuara shkencore janë austriake, gjermane, frënge, italiane, rumune, greke, belgiane, turke, jugosllave etj. Nga ana e përhapjes gjeografike, stuimet albanologjike të prof. Çabejt janë botuar në Wien, Berlin, Firenze, Pris, Cluj, Gottingen, Zagreb, Beograd, Leipzig, Thessaloniqi, Louvain, Cosenza – Reggio Calabria, Roma, Milano, Bucuresi, Brescia, Tubingen, Munchen, Pisa, Insbruck, Lecce, Ankara, Wiesbaden, Marburg Wiesbaden etj. E gjithë kjo tregon universalitetin e pof. Çabejt, autoritetin e tij të madh prej personaliteti shkencor të shquar, reputacionin e tij, prestigjin që gëzonte në botë një Shqiptar i famshëm si Ky.

Veprat albanologjike të prof. Çabejt janë botuar e ribotuar edhe ndër disa organe shqipe jashtë Atdheut, si tek revistat kosovare që shtypen në Prishtinë : “Gjurmime albanologjike”, “Fjala”, “Gjuha shqipe”, “Jeta e re”, “Përparimi”, “Shkëndija”, “Rilindja”, tek organet shqipe të Maqedonisë që botoheshin në Shkup, si “Jehona”,”Flaka e vëllazërimit”, tek një e përkohshme e vetme e shqiptarëve të Malit të Zi që botohet në Titograd: “Koha”, tek ndonjë botim periodik i arbëreshëvet të Italisë, si p.sh. “Zjarri”, që botohet në San Demetrio Corone. Prof. Çabej ka bashkëpunuar edhe në melazhe linguistike pë personalitete të shquara të gjuhësisë evropiane, si te “Studia linguistica” in honorem Vladimiri I. Georgiev (Sofia), “Soritti in onore di Giuliano Bonfante “ (Brescia), “Serta slavica in memoriam Aloisi Schmaus” (Munchen), “Fur die Kretscme Festschrift”, për 30-vjetoin e vdekjes së Norbert Joklit (Innsbruck) etj. a i ka bashkëpunuar me 41 zëra edhe në “Hrvatska Enciklopedija”.

Shumë referate, kumtesa e diskutime të mbajtura në kuvende studimore ndërkombëtare janë përfshirë në botimet e veçanta të këtyre tubimeve shkencore botërore, si b.fj. në aktet e Kongresit I Ndërkombëtar të Studimeve Ballkanike (Sofie), të Kongresit XI të Shkencave Onomastike (Sofie), të Kongresit X Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike(Vjenë), të Kongresit ndërkombëtar të shkencave onomastike(Paris), të Kongresit VII Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (Firence – Piza), të Kongresit VIII Ndërkombëtar të Studimeve Onomastike (Amsterdam), të Kuvendit Ndërkombëtar të Gjuhëtarëve (Milan), të Sesionit VI të Gjuhësisë Indoevropiane dhe të Përgjithshme (Vjenë), të Kuvendit të XI për Studimet Dialektore Italiane (Kozencë-Rexhio Kalabria), të Kolokuiumit ndëkombëtar albanologjik (Insbruk) etj. Janë të njohura diskutimet e prof. Çabejt në kuvendet studimore botërore për kumtesat e Alexander Rosit, Vittore Pisanit, Karl Treimerit, Henri Boissinit, Stuart E. Mannit, Laslo Galdit, Eugen Seidelit, Galabovit, Giuseppe Schiroit-junior, Carlo De Simones, Vladimir Georgievit, A. Katiçiçit, Giulio Bonfantes etj. Të famshme kanë mbetur ligjëratat e prof. Çabejt në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë në Universitetin e Vjenës ejt.

Në njohjen, përhapjen, popullarizimin dhe jehonën e vepravet të prof. Çabejt në botë kanë kontribuar shumë sidomos botimet e tij në gjuhë të huaja të bëra në Tiranë nga Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë, Institutit i Kulturës Popullore.

Është fjala, këtu, për përkthimet frëngjisht të bëra nga Seit Mansaku të kryeveprës së profesorit tonë, “Studime etimologjike në fushë të shqipes” (I,II,III), për botimet gjermanisht te “Studia albanica” të bëra nga vetë autori, për rezymetë frëngjisht përkthyer nga Kolë Luka të botimeve gjuhësore të Profesorit, thuajse numër për numër, te “Buletin për shkencat shoqërore” të Insitutit të Shkencave, te “Buletin iUSHT, Seria e shkencave shoqërore”, te “Studime filologjike” të Buletinittë shkencave, dhe sidomos aktet e botuara në gjuhë të huaja të tubimeve shkencore me rëndësi të veçantë të bëra në Tiranë, si Konferenca I dhe II e Studimeve Albanologjike, Kuvendi I i Studimeve ilire, Konferenca e Studimeve Etnografike, Kongresi i Dejtshkrimit të Gjuhës Shqipe etj. Rol me rëndësi në këtë jehonë botërore të profesorit të nderuar ka luajtur dhe revista “Shqipëria e re”, që botohet në Tiranë në nëntë gjuhë të huaja.

3.                       Veprimtarinë e mirëfilltë shkencore prof. Çabej e filloi me temeën e diplomës apo tezën e laurës “Studime italo-shqiptare” (1933), disertacionin për gradën e doktorit në filozofi-filologji. Një ekzemplar ruhet në Universitetin e Vjenës. Udhëheqës i tij shkencor qe Paul Kretschmer. I pari që e përshëndeti me simpati e admirim, por edhe me besim të patundur për një të ardhme të shkëlqyer në fushën e gjuhësisë shqiptare, qe albanologu më i madh i asaj kohe Norbert Jokli, në “Vjetarin indogjerman”, që ishte revista kritike-bibliografike e arsyetuar më e përmendura e kësaj fare në Evropë në vitet 20-40 të shekullit tonë. Përveç recensionit të botuar, në sektorin e dorëshkrimevet të Bibliotekës Kombëtare të Vjenës, nën singnaturën Series Nova, nr. 11922, ruhet edhe një recension tjetër mjaft i gjatë analitik e problemor i Joklit për këtë vepër të parë të Çabejt, i cili u afirmua shumë shpejt si punonjës shkencor me cilësitë larta, si gjurmues e kërkues në fushën e kulturës së arbëreshëve të Italisë dhe të gjuhësisë shqiptare. Gjatë gjashtë vjetësh (1934-1940), Mjeshtri i tij i ditur recensionoi edhe dhjetë artikuj e studime të tjera të Çabejt. Në ish – studentin e vet të zgjuar ai shihte një studiues të pasionuar, të dhënë me mish e me shpirt pas botës shqiptare. Në punimet e tija vërente vëzhgime të holla dhe sy kritik.

Autori ynë doli në arenën ndërkombëtare të studimeve albanologjike shumë shpejt. Teksa u botua monografia e tij “Zakone dhe doke të shqiptarëve “ (1935), në recensionin me titull “Një albanolog i ri shqiptar“, në gusht 1935, shkruhej : “Artikulli është hartuar gjermanisht me një gjuhë shkencore të mirë. Është klasifikuar dhe punuar me një menyrë kaq të mbaruar, sa jep të kuptohet menjëherë se kemi të bëjmë me një të ri, që ka baza e përgatitje shkencore të shëndosha dhe është i pajisur me një zell studimi e kërkimi sistematik për të vënë re. Është një përmbledhje dhe një kontribut i vlefshëm në studime mbi institutet shoqërore të jetës shqiptare dhe bazohet jo vetëm në punimet e gjertanishme të albanologëve si Hahn, Pedersen, Kretschmer, Patsch, Jokl etj., po edhe në një tok vërejtjesh dhe shënimesh të veçanta të shkencëtarit të ri”. Duke folur për këtë studim të Çabejt, Jokli konstatonte se “autori sjell lëndë të re nga Gjirokastra, vendlindja e tij, me fjalën motërma, që mungon te Meyeri, po edhe nga Kurveleshi, Elbasanietj”.

Është shumë kuptimplotë konsiderata e lartë e Joklit për Ça­bejn, që në hapat e parë të tij në lëmin e hulumtimeve gju­hë­so­re. Ai shkencëtar aq i madh, ai indoevropianist, albanolog, ba­ll­kanolog e sllavist aq i shquar, që s’ të falte një presje në kri­ti­kat e tij të thella e të repta, te Çabej shihte dijetarin e ardhshëm shqi­ptar. Pasuesin e shkollës së tij gjuhësore “fjalët e sendet”. Ko­ha i dha plotësisht të drejë albanistit më në zë të atyre ko­hë­ve. Studimi i sipërshënuar i gjuhëtarit të ri shqiptar 27-vjeçar u për­kthye shpejt edhe në serbokroatisht në vëllimin e parë “Libri mbi Ballkan” (1936), shoqëroi me disa fotografi kostumsh e me fy­tyrën e Lekë Dukagjinit dhe në faqen 429 me një jetëshkrim të shku­rtër të Çabejt bashkë me një foto të tij. Është me interes shke­ncor të shënojmë këtu dy tregues me vlerë: Punimi i tij “Ma­rrëdhëniet midis rumanishtes dhe shqipes” (1936 ) u botua në radhën e artikujve kryesorë të së “përkohshmes ndër­kom­bë­ta­re të studimeve ballkanike”. Nga ana tjetër, redaksia botoi listën e plotë të dijetarëve, të cilëve iu kërkua bashkëpunimi shkencor në jvëllimin “Libri mbi Ballkan”. Te Çabej studiuesit e huaj po shih­nin të dalë në skenë një komparativist në fushën e ro­ma­nis­ti­kës dhe të ballkanistikës. Me të njëjtën frymë dashamirëse dhe plot entuziazëm i përshëndeti, për afro dhjetë, botimet shkencore të Çabejt alabanologu italian Carlo Tagliavini, në recensionet e tij të periudhës 1938-1948.

Për veprat e prof. Çabejt janë botuar artikuj të favorshëm ndër 30 e sa revista të ndryshme shkencore të Evropës, si te “Lin­dogermanisches Jahrbuch”, “Revista d’ albania”, “Sudost – For­schungen”, “Demos”, “Albania nuova”, “Paideis” “Revue des etudes sud-eshteuopeennes”, ”Bib­liotheca classica orien­ta­lis“, “Onoma”, “Studii si cercetari lingvistice”, “Revueroumaine de linguistique”, “Die Sprache”, éitschrift fur Balkanologie”, “Zeit­schrift fur Phonetik Sprachwisserchaft und Kommunikation for­schung”, “Balkansko Ezikoznanie”, “Bultetin de laSociete de lin­guistiques de Paris. “Studost- Evropa”, “La voce degli Al­ba­ne­si d’Italia”, “L’ Unione “ etj. Këto revista janë organe akademis shkencore të qyteteve e kryeqyteteve evropiane, si : Roma, Berlin, Genova, Bucuresti, Munchen, Louvain, Wien, Wiesbaden, Sofija, Paris, Thessaloniqi etj. Ato janë dëshmi e qartë e jehonës shumë të gjerë të vepravet të mirënjohura të figurës së shquar të shkencës, të arsimit dhe të kulturës sonë veçanërisht të gjuhësisë shqiptare, prof. Çabejt.

Recensione e artikuj pë veprat e prof. Çabejt janë botuar edhe disa revista kulturore e gazeta letrare shqipe që shtypen jashtë Atdheut, si p.sh. të “Gazeta Shqiptare” e Barit, tek organet kosovare të Prishtinës: ”Gjurmime albanologjike”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Përparimi”, “Bota e re”, “Gjuha shqipe”, “Rilindja”, tek revista e vetme shqipe e shqiptarëve të Malit të Zi: “Koha”, tek ndonjë organ i shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup: “Flaka e vëllazërimit”, tek disa fletore e të përkohshme shqipe të arbëreshëve të Italisë, si “Kaundi ynë (Civita), “Zjarri” (Shën Mitër Koronë), “Zëri i arbëreshëve “ (Ejanina), “Lidhja (Kozencë). Edhe ndër disa libra me përmbledhje artikujsh janë botuar studime për veprat e prof. Çabejt, si p.sh. te “Kërkime gjuhësore” të Idriz Ajetit, “Shenjë e ide” të Rexhep Ismajlit etj.

Për veprat e prof. Çabejt kanë botuar artikuj e re­cen­sio­ne shumë dijetarët huaj: albanistë, indoevropianistë, ro­ma­nistë, sllavistë etj., si ps.hs. N. Jokl, P. Kretschme, C. Tag­liavini, M. Lambertz, F. Dolger, W. Cimochowski, V. Pi­sani, H. M. Mihaescu, S. Otescu, C. Haebler, L.D. Dia­co­nita, G. Brancus, P. Bartl, K. Treimer, U.Dukova, Bran­cus, Rohlfs, Saltar Kl. Steinke, A. Hetzer, A. Rosetti, O. Bichholz.W. Fiedler, B. Sokolova, G. Seewan etj. Dhe këta dijetarë janë austriakë, gjermanë, italianë, rumunë, polakë, bullgarë etj. Punimet e tyre për Dijetarin e famshëm shqiptar me renome ndërkombëtare botërore janë botuar gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, bullgarisht, polonisht etj. Në Wien, Roam, Berlin Poznan, Genova, Bucuresti, Munchen, Sofija, Wiesbadenetj. Një fenomen i illë është i rrallë edhe në historinë e gjuhësisë së përgjithshme për ndonjë personalitet gjuhësor ndëkombëtar. Një jehonë e tillë botërore për veprat e Albanologut më të madh shqiptar dëshmon për personalitetin, autoritetin, prestigjin dhe reputacionin që gëzon në mbarë qarqet shkencore gjuhësore të Evropës. Njeriu ynë i madh i studimeve shqiptare. Figura e prof. Çabejt si shkencëtar i pëmendur është bërë objekt shqyrtimi e vlerësimi edhe nga një varg dijetarësh arbëreshë. Për të kanë botuar shkrime të vyera në Palermo, në Cosenza, në Ejanina të mirënjohurit G. Petrotta, M. La Piana, F. Altimari, A. Bellusci, I. C. Fortino etj.

Po jehonë shumë të madhe kanë veprat e prof. Çabejt në Kosovë. Jo vetëm u përmblodhën në shtatë vëllime “Studime gjuhësore “ të tij – (vëllimi i shtatë qarkulloi para pak kohe; ai do të pasohet edhe nganjë tjetër)-, por pë vlerat shumë të larta të shkrimeve të tij janë botuar në Kosovë disertacione, monografi, studime, artikuj, recensione, analiza, kumtesa nga Idriz Ajeti, Engjëll Sedaj, Rexhep Ismajli, Ahmet Këlmendi, Sulejman Drini, Mehmet Gjevori, Mehmet Halimi, Shaqir Berani, Qemal Murati, Murat Blaku, Shefik Shkodra, Fadil Raka, Begzad Baliu, Xhevat Syla etj. Madje, nga skulptori kosovar Rexhep Ferri është derdhur në bronx busti i prof. Çabejt me deciturë : “Homo sapiens”. Kosovarët kanë respekt, admirim, simpati, stimë dhe veneracion të thellë për Gjuhëtarin e përmendur shqiptar që luftoi tërë jetën për të qitë në dritë me baza shkencore autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre të sotme dhe për të argumentuar me prova bindëse lashtësinë e kosovarëve në Dardanië ilire. Është, pra, i vetëkuptueshëm nderimi i tyre i madh dhe dashuria e tyre e pakufishme për këtë koloz të shkencës, të mendimitdhe të patriotizimit shqiptar.

Po edhe shqiptarët e Maqedonisë, si Remzi Nesimi, Qani Mehmeti, edhe ata të Malit të Zi e të Bullgarisë, si Thoma Kacori etj., kanë botuar artikuj me vlerë të veçantë për Korifeun e studimeve albanologjike. Dhe këta artikuj kanë dalë në Prishtinë, në Shkup, në Titograd, në Sofje.

 5.Të shumta janë përcaktimet, përkufizimet, vlerësimet dhe gjykimet më pozitive për prof. Çabejn, për një nga përfaqësuesit më të shquar të shkencës, të kulturës dhe të arsimi tonë kombëtar, për figurën e madhe dhe të guximshme të gjuhësisë shqiptare, për punonjësin e palodhur dhe me pasion të thellë, për veprat e tij me rëndësi kombëtare dhe ndëkombëtare. Sa për ilustrim, do të sjell vetëm ndonjë përcaktim klasik të autorëve të sipërshënuar që kanë dhënë për Dijetarin tonë të madh. Edhe në këto pak citate shihet qartë se ç’jehonë të panjohur kanë pasur veprat e prof. Çabejt në botë: “Albanologu më i madh i ditëve tona”, “Patriarku igjuhës sonë”, “Kolos me kompetenca të gjithanshme shkencore” (Idriz Ajeti); “Krijues i epokës në albanologji”, “Kolos i shkencës”, “Kultura e albanologjisë”, “Albanologu dhe ballkanologu më i madh shqiptar, një nga figurat më të shquara të shkencave të ligjërimit në Ballkanë:, “Mendimtar i tipit të Roman Jakobsonit”, “Linguistika e Çabejt, e inkorporuar rigorozisht në tërësinë e albanologjisë dhe të indoevropianistikës, ngriti gjuhësinë shqiptare në nivel të denjë ndëkombëtar”, “Humanist i madh “(Rexhep Ismajli); “Babai i albanologjisë “ (Remzi Nesimi); “Legjenda e gjallë e kulturës shqiptare”, “Më i shquari albanist i kohëve tona” (Qemal Murati); “Nestor i gjuhësisë shqiptare” (Murat Blaku); “Viga i gjuhësisë shqiptare” (Ahmet Këlmendi); “Gjuhëtar me famë ndëkombëtare “, “Studiues i impenjuar e i thellë dhe njeri i pajisur me humanizëm” (Italo Costanta Fortino); “Më i shquari përfaqësues i gjuhësisë bashkëkohore shqiptare” (Francesco Altimari); “Njeriu i shkencës me një erudicion dhe me një inteligjencë të jashtëzakonshme. Profesor i madh – Dijetar i famshëm. Kontributi i tij ka qenë vendimtar për ta bërë Shqipërinë qendër të sudimeve albanologjike. Ai ka themeluar në Tiranë një shkollë të vërtetë kombëtare të gjuhësisë shqiptare. Numri i madh i problemeve që ka studiuar, i bëjnë veprat e tij referime të detyrueshme në të gjitha kërkimet e albanologëve dhe ballkanologëve të ditëve tona. Kontributet e tij janë themelore për studimin e substratit të gjuhës rumune” (Grigore Brancus). “Vepra e tij është e vlefshme jo vetëm për albanistikën, po edhe për indoevropianistikën, për paleoballkanistikën, për ballkanologjinë dhe për sllavistikën” (Ute Dukova).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora