E premte, 19.04.2024, 03:35 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Kripa: Përgjigje për të ashtuquajturi shtyp i pavarur

E diele, 18.10.2015, 08:04 PM


Një përgjigje për të ashtuquajturi shtyp i pavarur

Nga Reshat Kripa

E kam zakon që çdo mëngjes dëgjoj pasqyrën e shtypit të përditshëm që disa organe të ndryshme e japin çdo mëngjes. Midis tyre më tërhoqi vëmendjen një lajm i publikuar në gazetën  “e pavarur’ Shqiptarja.com ku  shkruhej: “Hapja e dosjeve. 110 sigurimsat që janë aktivë në politikë” Më tërhoqi vëmendjen ky titull intrigues. Mendova se, më në fund, do të mësoja se kush ishin këta punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit që qenkan ende në krye të shtetit shqiptar. Dola me vrap dhe bleva gazetën në fjalë. E hapa dhe lexova. Por, çuditërisht, aty pashë vetëm pseudonime të këtyre bashkëpunëtorëve të sigurimit. Nuk kuptova asgjë. Nuk kuptova edhe përse një gazetë që pretendon se është e pavarur nuk kishte shkruar emrat realë të këtyre bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit por vetëm pseudonimet e tyre.

Cila ishte arsyeja? Mos vallë druhen se  do të bëjnë armiq në sferat e larta të politikës shqiptare të të dy krahëve? Apo mos ndoshta, duke vënë një emërtim të tillë, do të tërheqin një numër më të madh lexuesish dhe, në këtë mënyrë do të kenë një fitim më të madh nga shitja e gazetave? Cilado që të ishte arsyeja e një gjëje të tillë, unë mendoj se kjo nuk duhet të ishte rruga që duhet të ndjekë një gazetë serioze. Detyra e një gazete serioze, që e quan veten të pavarur,  është që të paraqes realitetin e ngjarjeve ashtu siç janë, pa u ndikuar nga influencat partiake të kujtdo krahu qofshin. Por, për fat të keq, një gjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri. Në vendin tonë, për fat të keq, gjithshka është pleksur me pikpamjet politike të njerit apo tjetrit krah.

Përse ndodh një gjë e tillë? Sepse Shqipëria ende nuk ka mundur të shkëputet nga sindroma e “njeriut të ri socialist”: Është pikërisht ky njeri që sot drejton median dhe politikën e shoqërisë shqiptare. Është pikërisht ky njeri që e përdor të ashtuquajturin shtyp të pavarur në interes të një klani të caktuar apo një tjetri. Një gjë e tillë sjell një çoroditje në opinionin publik shqiptar. Një çoroditje e tillë i shërben vetëm një klani të caktuar në shoqërinë shqiptare që kërkon t’i imponojë asaj mendimet e saj obskurantiste dhe mafioze. Ndaj duhet të ruhemi. Duhet të ruhemi nga këto mendime që e degradojnë shoqërinë shqiptare në limitet më të fundit të demokracisë së vërtetë. Duhet t’i dalim hapur së keqes që po kërcënon vendin tonë. Nuk e di nëse ky komb do të ketë kurajon t’i kundërvihet kësaj të keqeje të madhe. Lufta vazhdon. Kemi përballë një shtyp që na kundërvihet me të gjitha mjetet e tij që ka në dispozionin. Ne nuk kemi asgjë. Nuk kemi asnjë media që të marrë përsipër këtë luftë. Megjithatë duhet të luftojmë. A do të fitojmë? Koha do ta tregojë. Megjithatë unë kam besim. Shkrimin në fjalë nuk do ia dërgoj asnjë prej gazetave në Shqipëri pasi mendoj se asnjë prej tyre nuk do ta botojë. Këtë e kam provuar edhe në disa raste të tjera. Megjithatë sot ekziston shtypi elektronik, që, për mua, është shtypi më demokratik që mund të ekzistojë, Ndaj edhe unë po e botoj në këto organe.

Lexojeni dhe më gjykoni në se kam të drejtë apo jo.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora