E enjte, 19.09.2019, 01:54 PM (GMT+1)

Personalitete

Gëzim Hoxha: Ca thashetheme nga Fieri…

E diele, 18.10.2015, 07:57 PM


Ca thashetheme nga Fieri…

Nga Gëzim Hoxha

Sot të shtunën unë kisha lënë një takim me zj Adelina Rista, deputete e Kuvendit Popullor, për të kërkuar një të drejtë që m’u mohua, të drejtën për të punuar dhe për të mbajtur familjen. Ndodhi që në selinë e PS së Fierit të kishte një mbledhje për përgatitjen e strukturave lokale për zgjedhjet e përgjithshme. I deleguar ishte Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi i cilli thuhet se në zgjdhjet e ardhëshme ka mundësi të kandidoj në qarkun e Fierit.

Unë kam qënë prej një viti pjesë e një programi nxitje punësimi  i mbështetur nga vendimi nr. 248, datë 30.04.2014  Për programin e nxitjes së punësimit të PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA. Para mbarimit të kontratës më 22.09.2015 u hapën 5 vende pune dhe ish drejtoresha e Drejtorisë së Spitalit Rajonal Fier (institucioni në të cilën unë u caktova), nuk mundi të më punësonte me pretekstin se kisha një kontratë për pjesëmarrjen time në këtë program, por që vetë VKM  - ja nuk e pengon zgjidhjen e njëanshme (në pikën 22 të tij parashikohet një gjë e tillë).

Por unë nuk shkova për këtë pasi si i thonë të shkuara të kaluara. Unë shkova për ato që ndodhën pas mbarimit të kontratës. Aty u hap një vend i ri pune dhe unë aplikova dhe për çudi më thanë se isha skualifikuar për arsyen se nuk kisha eksperiencë të madhe pune, në një kohë që në kriteret kualifkuese nuk përfshihej apo nuk reklamohej fakti që pasja e një eksperience të gjatë pune ishte avantazh.

Për më tepër drejtori ishte shprehur, kur i kishin kërkuar shpjegime pse nuk më kishte punësuar, se nuk e bëja dot punën. Dhe natyrshëm lind pyetja. Ku e di ai nëse e bëj apo jo punën? Në një kohë që Kodi i Punës i jep të drejtën e provës çdo të punësuari rishtazi, pëfshirë dhe trajnim apo kualifikim për ato që ai nuk mund t’i dijë për shkak të kalimit nga një vend pune në një tjetër.

Por kryesoja, si një person me aftësi të kufizuara, që pëfshihet në një nga “Grupet e veçanta” të disavantazhuara në tregun e punës të dhëna në nenin 3 me titull “Përcaktime”  në pikën 14 të ligjit për Nxitjen e punësimit i përmirësuar i publikuar më 27.03.2015, kërkova zbatimin e tij.

Ky ligj është përmirësuar ndjeshëm dhe në të përfshihen pothuajse të gjitha problematikat e hasura ndër vite  si: politikat publike të punësimit që përfshijnë shërbime dhe programe aktive dhe pasive të tregut të punës (në nenin 5, pika 1); subvencion për punëdhënësit nga zyra përkatëse e punësimit për punësimin si dhe përshtatjen e arsyeshme të personave me aftësi të kufizuar dhe për t’i siguruar përgatitje thelbësore për punën (në nenin 11, pika 4); përjashtimin nga taksat deri në një masë që caktohet nga Këshilli i Ministrave për pagat që punëdhënësit u paguajnë personave me aftësi të kufizuar që ata punësojnë;  detyrimin e punëdhënësit për të punësuar një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij (në nenin 21, pika 3); mundësinë që një punëdhënës të punësojë një person me aftësi të kufizuar të rëndë në vend të pesë personave me aftësi të kufizuar të lehtë (po aty, pika 4); pagën, një  shumë e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi, për çdo muaj dhe dhe për çdo person me aftësi të kufizuar që ai duhej ta kishte punësuar, por që nuk ka vepruar kështu, si dhe ç’farë do të bëhet me fondet e mbledhura (po aty, pika 5) dhe  sanksionet për moszbatim të këtij ligji (neni 23, pika 1).

Të gjitha këto që sapo shkruajta ia shpreha zj. Adelinë dhe ajo më dëgjoi e zënë pak si ngushtë duke më thënë se unë jam deputete dhe nuk punësoj njeri. Ajo më shpjegoi dhe procedurën që ndiqet për çdo të punësuar me shkollë të lartë, ku miratimin e jep ministri, pasi ka shqyrtuar të gjitha dokumentat (në një kohë që në vendimet e punësimit figuron firma e titullarit dhe nga një komunikim në face – book me ministrin e shëndetësisë, ai është shprehur se nuk e detyronte dot drejtoreshën, po që respektimi i kuotave të përcaktuara me ligj është përgjegjësi e saj). E irrituar për shkak se ndoshta do të kish dashur të më ndihmonte por nuk mund t’a bënte një gjë të tillë ajo u drejtua një zotërie që po priste të fillonte mbledhja në fjalë, duke i thënë se pse nuk e punësonin një person me aftësi të kufizuara pasi ligji e detyron çdo institucion t’a bëjë një gjë të tillë?. Ai iu përgjigj se nuk ishte ai që merrej me këtë punë. Dhe vërtetë nuk ishte detyra e tij, ai ishte shef finance në prefekturë. Të njëjtën gjë ia tha dhe prefektit duke iu ankuar se e kishte mbushur prefekturën me militant, por ai iu përgjigj se s’i jepte asaj llogari dhe se nuk kishte ç’farë i duhej. Këto fjalë i dëgjova jo sepse po përgjoja por toni i prefektit nuk ishte i butë dhe i përzemërt por i ashpër dhe i lartë. Kur doli nga zyra e deputetes në selinë e PS - së Fierit, ajo tha: e shikoni se sa zihemi ne për vendet e punës?.

Bashkëshortja ime e cila më shoqëronte, kur e pa se ministri po ngjiste shkallët u turr për t’i dalë përpara dhe t’i kërkonte një takim. Z. Blendi, i cili ishte në dijeni, pasi unë e kisha informuar atë dhe jo vetëm (por edhe ministrin e shëndetësisë dhe kryeministrin) me anë të një letre në lidhje me atë që më kishte ndodhur,pranoi të n’a takonte menjëherë pas mbledhjes. Ne patëm fatin e mirë t’a takonim në pushimin që u bë për shkak të ndryshimit të pjesëmarrësve në mbledhje, ndryshe do të n’a duhej të prisnim gjatë.

Korridori i katit të dytë gëlonte nga bisedat me zë jo dhe aq të lartë. Të gjithëve u vinte keq për faktin që si nuk gjendej dot një vend pune si ekonomist, pasi n’a njihnin dhe e dinin se kryetari i PS për qytetin e Fierit kishte bërë një premtim publik për të ndihmuar për punësimin tim, pasi Shqipëri hesapi. Një premtim ky, i pambajtur. Më vonë morëm vesh nga një zj që punonte te dega e thesarit Fierit, se edhe gjatë mbledhjes, zj Adelina e kishte ngritur zërin dhe duke e mbrojtur çështjen, kishte thënë se atij çiftit i është bërë një padrejtësi e madhe. Dy tre vetë që prisnin të futeshin në mbledhje n’a këshilluan të prisnim me durim pasi këtë gjë e kishte në dorë vetëm ai (ministri). Në pritje të ministrit, n’a erdhi mirë që nuk ishim të vetëm por kishim plot njrëz që mundoheshin të n’a mirëkuptonin dhe n’a e qanin hallin.

Më në fund kur filluan të dilnin pjesëmarrësit e parë, ne mund të futeshim dhe t’a takonim z. ministër i cili ngarkoi drejtoreshën e Shërbimit Social  për Fierin të ndiqte çështjen time, gjë që ajo e pranoi me kënaqësi. Tani mezi pres t’a takoi të martën (se e hëna ëshhtë pushim) dhe të shohim se ç’farë do të bëhet me mua.

Po një gjë më habit. Sot në lajme degjova se vendin tonë e vizitoi këshilltarja e posaçme për personat me aftësi të kufizuara pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Judith Heumann njëkohësisht dhe e Obamës. Ajo e vuri theksin tek rëndësia e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në shtet me qëllim integrimin e tyre në shoqëri. Ndër të tjera ajo tha se “qeveria shqiptare ka miratuar konventat e personave me aftësi të kufizuara dhe pjesë e këtij traktati është edhe punësimi i këtyre personave, si dhe largimi i kufizimeve që nuk lidhen vetëm me punësimin, por edhe me çështjet e tjera dhe kjo është e vetmja formë për t’i dhënë fund diskriminimit. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të japë shembuj pozitivë, pra të punësojë njerëz me aftësi të kufizuara në institucione shtetërore, sepse kjo u tregon edhe bizneseve private që këta persona janë të aftë të punojnë”.

Por ajo gjithshtu nënvizoi nevojën e plotësimit të kushteve, përsa i përket infastrukturës shkollore, me qëllim që nesër fëmijët e sotëm të mos përballen me vështirësi në tregun e punës. Dhe vetëm tani e kuptoj përse prefekti i tha bashkëshortes sime se ju nuk e takoni dot ministrin, por ne do t’a bisedojmë këtë çështje me të dhe do të bëjmë diçka. Vetëm tani ndoshta arrij t’a kuptoj edhe një arsye tjetër se përse erdhi ministri në Fier. Por ajo që nuk arrij të kuptoj është: se përse duhet të n’a tregojnë të huajt se ç’farë duhet të bëjmë?.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT