Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Medalje e Artë, Majlinda Kelmendi kampione bote

| E shtune, 17.10.2015, 05:28 PM |


Medalje e Artë, Majlinda Kelmendi kampione bote në xhudo, fiton Grand Slam-in e Parisit

Nga Endri Farka

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, fitoi sot medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kg.

Sportistja nga Peja mundi në finale zviceranen Evelyne Tschopp.

Në turneun e Francës morën pjesë 84 shtete. Për “Inside the Games” Kelemndi u shpreh se ndihej mjaft e kënaqur me këtë çmim dhe se kërkonte të fitonte Medalje të Artë edhe në turneun e Rio-s 2016.

Kelmendi nuk mundi ta mbronte titullin në kampionatin e zhvilluar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, në gusht të këtij viti për shkak të dëmtimit në shpinë.

Por problemet për të përfunduan pasi ajo fitoi kampionatin europian në Lisbonë javën e kaluar dhe tani turneu e Francës.

Oranews.tv