E merkure, 24.04.2024, 06:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Metush Krasniqi – Dajkoci

E shtune, 17.10.2015, 11:45 AM


Me rastin e 29 – vjetorit të rënies së heroit tonë kombëtar :

 

Metush Krasniqi  – Dajkoci

 

E kujtojmë Metush Dajkocin –

Patriot – s’ mund t’ ia gjesh shoqin !

Ndër luftëtarët e qëndresës –

Është simboli i Rezistencës ...

 

Për kauzën gjithëkombëtare ,

Për bashkim trojesh shqiptare ,

Ku e la Mulla Idrizi –

Vazhdoi rrugën Metush Krasniqi ...

 

Ishte e qartë motoja e tij ,

Si për t’ vjetër , si për t’ rinj :

“Kush nuk lufton për LIRI –

Është gjykuar t’ rrojë n’ ROBËRI !”...

 

Atë flamur t’ Mulla Idrizit –

E kanë bartë shumë djemë të fisit ...

Ndër ishte Metush Krasniqi ,

Që me gjak SHKABËN qëndisi ...

 

Për flamurin tonë kombëtarë ,

Flet Metushi , ai atdhetarë –

Këtë flamur me shenja t’ arta ,

E kem’  mbajt ndër gjenerata ...

 

E mbështollëm fort  për trupi –

Nuk e lamë kurrë që të humbi ...

Nuk e lamë për t’u përdhosë –

Në duar trimash është përsosë !...

 

Këtë flamur do ta mbështetë –

Gjenerata e gjashtëdhjetë e tetë ...

Dhe me gjak t’ martirëve t’ rinj –

Ky flamur ka për t’u  ripërtëri !...

 

Këtu nuk ndalet epopeja ,

Amanet – gjeneratave t’ reja :

“ Idealet t’i  kurorëzojmë –

Zogjtë e shqipes t’ i  bashkojmë !”...

 

Kështu ka thënë Metush Krasniqi ,

Ai gojë – ëmbël porsi fiqi ,

Që me mallë i mbylli sytë –

Për ta parë Kosovën n’ DRITË !...

 

***** Demir KRASNIQI : “KËNGË KRISMASH LIRIE  2” – Gjilan , 2003, faqe 244.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora