E enjte, 25.04.2024, 06:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Shallvari çon Pojanakun në çmimim e katërt

E shtune, 17.10.2015, 06:57 PM


Nga Skënder Demolli

Ende pa u shuar jehona e çmimit  në kompeticionin special ndërkombëtar në 750 vjetorin e te Madhit Dante Aligeri, juria  italiane e Premio Letterario Nazionale e Internazionale"Vinceremo le Malattie Gravi"
II Edizione,
pikërisht në qytetin metropolitan të kulturës,Milano,I ka akorduar Pojanakut  çmimin e katërt ndërkombëtar në harkun kohor janar-tetor 2015,gati një rast unikal poetik.

Gjithkush e di tashmë, se përkëthimi është tejet i vështirë, sidomos i poezisë, ku mesazhi përcillet në pak fjalë.Përkëthimet e Aleksandër  Shallvarit I kanë kaluar me sukses sporvat e jurisë.Epo…,nuk është vetëm një çmim e të themi rastësi.Tashmë,eshte skeptiku më i skajshëm,hesht,e çfarë të thëm,ndoshta thotë me mendje i zemëruar, “ata më mundën paq”.

Po si u njoh Pojanaku me përkëthyesin dhe poetin Shallvari.

Sapo kisha shkruar poezinë”Përsëri  për nënën”,pohon Pojanaku.Ka qënë fund dhjetori e fill janari i 2015.Më pëlqente fort poezia e re për nënën e duhej ta përkëtheja në anglisht dhe italisht,diçka më shtyntë ta çoja me patjetër  përtej deteve.I kërkoj një mendje Kastriot Ramollarit,mikut dhe konsulentin më të afërt e besnik  në krijmtarinë time.Nërkohë, ai ma sjell të përkëthyer dukë më thënë se e kishte marrë përsipër një miku i tij poet që jeton prej vitesh në Itali.Në janar poezia nisi udhët e konkurrimeve poetike dhe deri tani ,ajo mbetet një nga poezitë më të preferuara të jurive Italiane.

Ky sukses më lidhi më tej me poetin Aleksandër Shallvari,të cilin nuk e kam takuar ende.

Në një email-këmbim më të fundit Shallvari i shkruan Pojanakut:

“Miku im Dhimitër,ju besoj se jeni i sigurtë dhe i bindur që unë gjithnjë gëzohem për arritjet tuaja në krijimtari si dhe interesohem për shëndetin tuaj,për aq herë sa më mjafton koha të shkruaj.Ju ,Dhimitër por edhe njerëzit e tu e kanë kuptuar që unë të kam ndihmuar dhe kam qënë i gatshëm sa herë ju më jeni drejtuar.Këtë e kam bërë si fillim për kënaqësinë e mikut tonë Kastriot Ramollari,e më vonë për miqësinë që kemi krijuar bashkë.Ju e dini mirë që unë jo vetëm materialisht por edhe moralisht nuk kam fituar ndonjë gjë ,por jam kënaqur me arritjen tënde.Në tre konkurse në Itali, poshtë çmimeve të fituara nga ju, natyrisht që ka qënë edhe kontributi im,dhe ju e dini që pa një përkëthim preçiz dhe artistikisht të bukur, nuk para fitohen cmimet

“ Po,miku im e di këtë,përgjigjet Pojanaku, e di se nuk keni vetëm zemër të madhe, se kjo nuk mjafton në art, keni talent, e doni dhe ndjeni poezine e vërtetë,ajo kur ju godet ju bën gati për përkëthim.Ju kam borxhe shumë, dhe borxhet ndaj artistit,krijuesit, nuk shlyhen asnjëherë,sado i pasur të jesh apo të bëhesh”.

Poetja,publiciste e njohur Rajmonda Moisiu, në esse-në e saj për vëllimin poetik të Pojanakut, “Lumenjtë kthehen në shtëpi”,shkruan:

Pojanaku deklamon idetë nëpërmjet tingujve lirikë dhe artistikë, me natyrën e vërtetë të dashurisë, filozofisë për jetën dhe vazhdimësisë së saj. Që në titull e merr kuptimin e dyfishtë të librit “Lumenjtë kthehen në shtëpi”, si një frazë që i referohet aktit të vërtetë të kohës, një të kaluar e idealizuar, që i ka shërbyer poetit për të dhënë detajet –peisazhin dhe figuracionin poetik, misionin e gjallimit të jetës, që kalon shpejt, sikundër rrjedhin dhe gurgullojnë lumenjtë, me kohën e për kohën. Ky dualitet që në titull , është metaforë intriguese, meditative dhe elokuente në artin e poezisë, por që Pojanaku e përdor me mjeshtëri artistike dhe filozofike. Lexuesi i kujdesshëm është i vetëdijshëm se poeti me këtë interpretim, ka bërë një marrëveshje në heshtje, beson në ura të padukëshme mes lumenjve dhe shtëpisë në kohë e hapësirë, për të na rrëfyer të vërtetën e gjëndjes shpirtërore. Me anë të mikrofabulave plot ndjenjë dhe emocion, na vetëdijeson se natyra e jetës njerëzore është e pashmangëshme ndaj mplakjes dhe vdekjes, gëzimit dhe hidhërimit. Sido që të jetë, jeta është e bukur, dhe ne duhet ta jetojmë! Poeti Pojanaku është poet thellësisht intuitiv, ai gjen forcën e nevojshme për të qenë autonom, hulumton me humor, ironi, sarkazëm dhe trishtim, duke sfiduar kështu me fuqinë e tij, që lumenjtë me rrjedhën e tyrë të kristaltë kthehen në shtëpi, në cdo kohë e stinë, ngrohtë apo ftohtë, që do të thotë se jeta dhe dashuria ekzistojnë si pjesë e mëmës natyrë, në tokë, ajër, qiell dhe ujë. Pasioni, vitaliteti dhe intimiteti lirik, karakterizojnë penën e tij poetike, “bisedojnë” lirshëm, dhe ndjejnë sensin e një shpirti të trazuar me dhimbjen, mallin dhe dashurinë, që mbartin më shumë se një kuptim; përjetimin e ndjenjës dhe emocionit sa afër , aq edhe larg, emocion i brishtë, i ciltër dhe i fortë. Pojanaku shfrytëzon bindshëm mjeshtërinë e vet artistike e filozofike në konceptimin e vargut poetik, dhe fizionominë e tij, skrupuloz në kërkim të fjalës së bukur, meditimit, ndjeshmërisë së lartë, dhe koloritit të pasur i figurave të goditura metaforike, Pojanaku në cdo varg demonstron ton të ri poetik, në endjen e vargjeve dhe gdhendjen e strofave. Gjatë këtij procesi poetik. me ritëm mbresëlënës, rima, gjuhë të rrjedhëshme, leksik i kujdesshëm, metaforat, tematikë e pasur, harmoninë dhe nga erudicioni i karaktereve, Dhimitër Pojanaku është gjithmonë në veprim-hap shtigje të reja në lirikën shqiptare.

 

Për kënaqësine e lexuesit po përcjelim poezinë “Lot` i burrit”,fituese në Itali,në kompecionin ndërkombëtar poetik në 750 vjetorin e Dante Aligerit.

 

Lot` i burrit

(variant)

 

I rëndë ky loti i burrit,

Gur.

 

E bie,

E, s`thyhet,

 

E bëhet,

Mur.

 

Mur,
Pa një të dalë,

 

Mur,

Pa një të çarë,

 

Loti i burrit,

 

Mur i  gjallë.

_________


Premio Letterario Nazionale e Internazionale
"Vinceremo le Malattie Gravi"
II Edizione


Elenco finalisti   2015


Racconti  Adulti

1. Barbato Beatrice

2. Brognoli Silvia.

3. Campisi Corrado

4. D’Andreagiovanni  Michele

5. Domenighini Alessandro Ando

6. Polizzi Maria

7. Rainero Pietro


Romanzi -  Saggi - Biografie

1. Bellon Cristina

2. Capio Alessandra

3. Cariati Emilio

4. Cesari  Nello

5. Colucci Basilio Paolo

6. D’Aniello Eugenio

7. D’Emanuele Pasquale

8. Giusti Paola

9. Grigioni Giulio

10. Invernizzi   Annamaria

11. Olivi Valentina

12. Palleri Valentina

13. Perri Rolando

14. Piovesan Nicola

15. Pulerà  Fabrizio

16. Rocchi Gabriella

17. Ruffilli  Alessandro

18. Sorgato  Alessia


Poesie  Adulti

1. Bosco Danilo Diego

2. Cavassi Stefania

3. Dalla Fina Giustina

4. De Santis Mario

5. Giorgi  Paola

6. Matanovic  Franco

7. Pojanaku  Dhimiter

8. Quakatulou  Gildas  Jacob

9. Ramploud  Alice


Racconti Ragazzi

1. Ceresa Lidia

2. Cicognini  Andres

3. Marisaldi  Marta Maria

4. Pernozzoli  Alessandra

5. Poggioli  Carolina

6. Rocio Patelli  Derly

7. Tolino  Letizia

8. Zerbini  Massimo Valerio


Poesie  Ragazzi

1. Buonapace  Matteo

2. Farolfi   Filippo

3. Mocci  Elena

4. Natali  Benedetta

5. Pezzella  Alessio

6. Tedeschi  Fabio

7. Veggetti   Linda






(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora