E enjte, 25.04.2024, 09:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Kadri Kadi - ''Mall e dashuri''

E premte, 16.10.2015, 12:22 PM


"MALL E DASHURI",  një lbër i rallë ,  nga Dr.Kadri Kadi..

nga Devolli, Shqiperi në Denver, USA- shënime jete..

...Enciklopedi e jetes shpirterore, ajka e mencurise te intelektualit mergimtar

Nga Luan Kalana,  SHBA

-Një libër jete, i njeriut te thjeshte, shkurar nga nje intelektual mergimtar , nje penë popullore por tejet artistike, me se realiste njerezore, siç eshte dhe i tille Dr.Kadri Kadiu, per ne qe e kemi njohur me rrenje e me dege,  por dhe per lexuesin dashamires, qe ne mbarim te librit do ta beje mik te beses,  kete devolli te rregjur nga veshtiresite e jetes e te shoqerise te politizuar , enciklopedisti i mençurise filozofike popullore devollite.

Libri ta shton oreksin per ta lexuar me nje fryme , qe ne faqen e pare, ne parathenijen e redaktorit mjeshter artist, poetit te taletuar Demir Gjergji, e cili eka shkrire penen tij profesiniste, siç pohon dhe vete,  me ate te autorit burimorit popullor, duke na dhene ne duart tona nje liber unikal, si per nga vlerat e çmuara artistike letare, ashtu dhe nje mesazh dite per te ardhmen e gjeneratave e reja .

Ne liber perpos rivokimit te kujtimeve, ndjesise , mbresave, mallit te pashuar larg memedheut, per ate "jete te bukur e te pasur shpirterisht" ne kontrast me varferimin tejet te deshperuar ekonomike te sistemeve te deshtuar, vecanerisht ne fshat, dhe me keq akoma me plaget e dhimbjet e shaktuara nga pangopesia e pushtetareve.

Nepermjet humorit therres sarkastik popullor , talent natyror Kadriut, qan e qesh me lot, ne secilen faqe te librit.Personazhet e librit qe jane te njohurit apo shoket Kadriut, ne fund , dalin fitimtare, nga jeta liri a vdekje, nga oqeani i tazurar me dallget shfarose te jetes, duke krijuar per ta,  nje krenari te ligjshme, dhe te paharuar.Mbushesh me fryme, dhe teletapiton me autorin, e thua :

-"Bravo Kadri, ..na i ke sjelle te gjalle heronjte e vettete te librit, ne ditet tona , i ke bere heronj te pavdekshem!".

Ne liber jane perfshire, skica , poezi , portete, esse, tregime dhe histori reale, nga jeta dhe te besueshme, me nje gjuhe letarare artistike, te mbasur me figuracionin artistik popullor dhe akcentin e dialektit devolit, i cili I kalon permasat e shenimve te jetes , ne nje liber te mirefillte artistik letrar,  jo fantastik , trillim por besueshmeri, me fakte e me data, si nje kronist historie.

Prologu dhe epilogu i librit shkrihen ne nje, nga faqja e parë ne te fundit me vjersherimin popullor, me poezite perla popullore tere ndjenje dhe fiura te pasura letrare "Vatanet e mija "dhe mbaron me "Malli do me vdesë"..sa domethenese aq kupktimplote, shpresesdhenese e realiste, motoja e jetes te mergimarit...Frazeologji e te shkruarit eshte plot me shprehje populore te devollit, nje stoli nuserie e trashegemise gjuhesore ne te foluuren e e sotme., vec asaj gjejme dhe shprehje te mirafillta popullore si ato per Kalin, si nje studius ghuhesor mirefillte.

Profesioni tij , si nje economist i specializuar, me pasion dhe me studime akademike, nuk ka se si te mos lere gjurme positive ne liber, jo vetem per titullin shkencor qe mban, por nje Doktor specialist i ekonomise..

Me nje diagnose te thjeshte popullore, thekson e paralajmeron, i deshperuar , deshtimin e ekonmise te ashtequajtur "socialiste" , me "planeve ekonomike"duke ia nxjera te palarat ekonomine e kooperativave dhe te ndermajeve ekonomike.qe i lane te mjere , varfanjake , fshataret dhe punetoret e sistemit "socialist" .Ai nuk le patheksuar, dhe pasojat e sitemit ekonomik te "demokracise", qe po zgjat pambarimi I tranzisicionit, duke pasuruar vetem nje grusht nejers , te pangopur, e pa skrupull hajdute e mafioze, pa dinjetet.

Kadriu , veç thesarit te shpirtit artist popullor qe ka akumuluar e grumbulluar nga jeta e tij nga pervoja njerezore qe eshte nje shkolle madhe, ai shfaq talentin e tij , inteligjent , si studjues , shkencetar, enciklopedist, romancier , poet i dale nga balta, nje intelktual i kompletuar me se i thjeshte e popullor, ai pershkruan aq bukur ngjarjet e historite si nje pene profilaktike e mprehte, duke na i shafqur para syve tane tablo te gjalla nga jeta,  sikur sheh nje film dokumentar, jo sikur lexon liber.

Nuk mund te vecoj asnje shkrim, se secili eshte me i bukur se tjteri, te lene mbresa te pashlyera, ngasheruese e me dashuri te madhe humane njersore, po do te ndalesha per ti permnedur disa , si "Kur zemres i vihet nje gur", "Fati tragjik i nje dashurije", "Kiço e lidhe shtrembe gomarin"e shume e shume te tjere, rreth dyzet tituj , me 270 faqe.

Le te sherbejne keto medimet e mija fragmentare e modeste per libri, si nje pasthenie e hapur pafund, nga mbresat e pershtypjet e lexuesve kureshtare, derisa ti mbrije libri i Kadriu Kadi ne dore tuaj.

Shpresoj sa me shpejt, sigurisht do te ndejne nje kenaqesi te thelle shpirtrore, jo vetem devollinjte por te gjithe ata qe e kene njohur e kane punuar e jetuar me Kadriun ne cdo skaj te Shqiperise dhe tani ne Amerike.

Do t'ju sugjeroje mergimatareve kudo qe jane ne bote, qe mos lene pa e lexuar kete liber, se aty do te gjejne te shkruar,  jeten e tyre, si nje pasuri trashegimtare shpirterore e kulturore per brezat e rinj, qe gjysherit e prinderit e tyre , megjithese kane vuajtur e berngosur, dhimbje palge, hequr zvare ne Shqiperine varfer e politizuar nga sistemet dhe pushtetaret , jane krenare se kane mbijetuar,  me karakterin e cilesite me te larta morale njerezore , ..dhe te paperkulur po çajne edhe ne emigarcion, me kuarjo , me mençuri dhe me duar e arta.

Urimet me te bukura ,  fatbardhesi ne jete e ne familje duke bere balle jetes , per te dale fitimtare autorit dhe lexuesve...

Uroj autorin Kadri Kadi , per te na dhen libra te tjera si ky obelisk letarar, qe i shtohet fondit te arte te panteonit te letersise tone Kombetare shqipe , Pergezime penes brilante te tij , si nje blete punetore, per te na falur mjatin shprteror aq te nevojshem ne jeten tone te bukur familjare.

Per kenaqesine time po u mbyll keto rreshta te mijat me disa vargje epitaf te librit nga poeti brengmallosur dhe i perkushtuar :

-Ndaj po qaj, me lot po qaj, /Cfaj te kam bere, dua ta laj/do me kthehet qetesia , /veç kur te jete mire Shqiperia."



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora