E marte, 23.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Bedri Tahiri: Xhevahir Cirongu - krijues gjithëkombëtar

E premte, 16.10.2015, 12:47 PM


Xhevahir Cirongu - krijues gjithëkombëtar

Nga Bedri Tahiri

Gjithmonë e jetës krijuesit e artit e të kulturës i kanë i kanë çarë kufijtë e ndarjes natyrale e artificiale. Kjo vlen më shumë se për të tjerët për ne shqiptarët që përdhunshëm na ka copëtuar padrejtësi botërore. Dhe, para politikës, shkrimtarët janë ata që do të bëjnë ribashkimin tonë shpirtëror kombëtar. Në këtë mes shquhet edhe poeti, gazetari e publicisti nga Leskova e Skraparit heroik, i palodhuri Xhevahir Cirongu.

Poeti e prozatori  i talentuar Xhevahir Cirongue ka filluar rrugën e vështirë të krijimit si një gazetar vullnetar për t’u ngritur në krijues të përmasave gjithëkombëtare. Ai e ka filluar veprimtarinë krijuese me aktivitete kulturore e artistike, pastaj si punonjës biblioteke në vendlindjen e tij. Dhe sot ka arritur të realizojë mbi dhjetëra vepra të zhanreve të ndryshme letrare, që nga poezitë e thjeshta e deri tek monografitë për burrat e mëdhenj të kombit. Emri i tij shkëlqen kudo në mediat elektronike e të shkruara. Për përkushtimin e tij në këto veprimtari krijuese është dekoruar me medaljen “NaimFrashëri”.

E veçanta e krijimtarisë së tij është pasioni, këmbëngulja e dashuria për letërsinë. Ky talent i ri është në shpërthim e sipër, duke u dhënë hov: epikës historike; lirizmit të gurrës popullore; dashurisë së çiltër njerëzore për vendlindjen e shpirtin e paepur dhe të asaj intime për ndjenjat më sublime të gjallimit të jetës.

Xhevahiri e koncepton lirinë si një përpjekje heroike kundër robërisë pushtuese e tradhtarëve të vendit të ngjizur me sakrificat e flijimit të lules së trimërisë për t’i vaditur rrënjët e saja me gjakun e tyre. Prandaj i drejtohet kujtesës së maleve t’i flasin për nëntorët e historisë, për të evokuar trimëritë e heronjve Bajram Curri, Shota Galica, Riza Cerova e të dëshmorëve të tjerë që me amanetin e vendlindjes sakrifikuan edhe jetën e tyre. Ai shkruan njësoj si për Drenicën si për Skraparin, si për Qyqavicën si për Tomorrin, si për Kavajën si për Mitrovicën.

Xhevahiri vërtet është një gur xhevahiri, i cili kudo e kurdo, me punën dhe shkrimet e veta reflekton atdhedashuri, sinqeritet, bamirësi e burrëri, trashëguar nga vendlindja e tij kreshnike. Ai është emër i njohur, i dashur dhe i respektuar edhe në Kosovë. Pena e tij ka skalitur shumë figura kombëtare e dëshmorësh të Kosovës. Për të Shqipëri është kudo që frymohet shqip. Kush nuk i di përmendsh poemat e tij të fundit kushtuar komandant Jashar Jasharit nga Strofci i Vushtrrisë e profesorit veprimtar Zenun Gjocajt nga Juniku. Ai shkruan që dyzet vjet dhe gjithmonë i thjeshtë, i kuptueshëm e popullor. Njerëzit e tillë janë krenaria jonë. Ata e madhërojnë dhe e nderojnë kombin.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora