E premte, 19.04.2024, 09:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Viktoria

E premte, 16.10.2015, 12:13 PM


V I K T O R I A

VIKTORI    ILIA   DILO (Mesuese  e  merituar )

Nga Ksenofon  M.  DILO

Viktoria ishte motra e babait tim Ishte halla ime e mirë që duke dashuruar Shqipen e duke e folur atë rrjedhshëm e bukur të bënte të kujtoje se përpara teje ishte një hyjneshë e se hyjneshat përveç shqip,në asnjë gjuhë tjetër nuk mund të ligjëronin. Kur fliste ajo e dëgjoja megjithse djalosh i rritur, dhe më dukej se nuk mundsha kurrë të flisja si ajo.

Një ditë i thashë.Hallë, si është e mundur, edhe ti edhe unë flasim shqip , por mua më duket se shqipja që flet ti , është ndryshe  nga e imja...

Ajo më vështroi në dritë të syritdhe pastaj hodhivështrimin tej në malin përballë e mu duk sikur aty diçka po lexonte.

Ishte aq e fortë ndjesia sa instiktivisht ktheva edhe unë vështrimin

si të doja të gjeja atë fletë që ishte hapur përpara syve të hallës

sime, e që ajo aq lirshëm po e lexonte.

Pa i shqitur sytë nga pika ku ishin bashkuar Ajo duke folur e unë duke dëgjuar, i vetëdijshëm se patjetër ajo diku e ngjyente mendimin e saj , më kot kërkova të gjej një fletë ku të ishin shkruar ato që dëgjova. Kanë kaluar vite qysh atëhere , u këmbye edhe shekulli ,por zëri i saj i melodishëm më kumbon akoma në veshë si ta dëgjoj në këto momente.

O , bir, Të flasësh është e thjeshtë .  Gjuha lëviz e fjalët dalin  e

duke u lidhur me lidhëza mbaresa e prapashtesa, duke përdorur emra e

duke i cilësuar ato me mbiemra në shkallë të ndryshme, do ta shohësh

se, ndërsa flet, do të të duhet, së pari të mendosh e aty nga mendja

por edhe nga zemra fjalët e zgjedhura me kujdes, do të formojnë

fjalitë e kënaqshme dhe mendimi i pjekur do të rrjedhë jo i varfër e i

cunguar por i bukur e i mrekulluar, sepse përpara ai është menduar e

më pas ka kaluar me ndjenjë e është derdhur që jo ta vrasë veshin e

dëgjuesit , por ta përkëdhelë atë e ti thotë as shumë as pak ,se, në

qoftë se do të përgjigjet, duhet edhe ai të verë në përdorim mendjen,

dashurinë për gjuhën e mëmës por sidomos dëshirën për të dhënë një

përgjigje të barabartë, që kështu ta shohim të rritet e bukur dhe e

shëndetshme gjuha jonë e ëmbël, të jetë porsi ..

Ajo e preu fjalën e më vështroi me ngulm se të më thoshte se isha i detyruar ta mbaroja unë ligjëratën e saj aq të bukur.. qè roli i fjales se bukur nuk do zhduket kurrè pèr aresye se ajo eshte mjeti me I moralèshèm pèr bindjen e tetri , ajo pèrjashton dhunèn, para fshikellimès se shufres te sè cilès shquajne vlerat qe kuptimesojne jetèn e njeriut : E verteta ,  E bukura dhe E drejta.

Dhe.. menjëherë si të isha pickuar prej  diçkaje të fortë , duke kuptuar se nga përgjigja ime do të përcaktohej diçka shumë e çmueshme për mua thashë me sa ëmbëlsi mundesha.

 

Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjâma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare..

Nuk do ta harroj përqafimin dhe mallëngjimin e saj.

Pse? Pyesja veten.

Pse ajo u mallëngjye?

A nuk ma kish mësuar ajo atë vjershë?

Më pas e kuptova se mallëngjimi i saj i ligjshëm ishte edhe

natyrshmërisht i pranueshëm në një kohë kur ndërsa punonte me aq

dëshirë me fëmijët si mësuese , që shqiptarët e vegjël të mësonin të

ëmblën , të bukurën gjuhën shqipe , duke bërë kështu krenar Babanë e

saj që gjith jetën e kish tretur për atë shqipe bubullimë, pra

pikërisht kur ajo krynte me dinjitet punën e saj , e pushuan nga puna.

Pse?

O ! Pse ishte bija e gjuhëtarit të shquar Ilia Dilo Sheperit!

Pse ishte mortra e Dr.Jani Dilo-s , luftëtarit dhe patrioptit të vërtetë!

Sepse ishte edhe ajo e vërtetë e nuk ishte e gënjeshtërt ashtu si e kërkonin injorantët teroristë, e sepse si duket nuk e vinte në notat e duhura atë muzikën false : rroft partia desh te thoshte por nuk mujti se e

vranë...O ironi e fatit !

O e pa emërt dhe e pa fytyrë që u vetëquajte diktaturë! Sa të tilla krime ke bërë vallë?

Fort e dashur  hallë !

Të jam mirënjohës se vetem nje ndergjegje e tillè inkuadro vleren ne rrjedhen e culture se tanishme e nuk mund të harroj se brenda

meje je e gjallë dhe vargjet e Gjergj Fishtës do të më kumbojnë gjithmonë si himni i shqipes të mrekullueshme.                                                                                                 A mund të dyshojë për këtë ndokush, vallè ?



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora