E premte, 26.04.2024, 12:39 AM (GMT+1)

Speciale

Fatbardha Demi: Marco Travaglio - Intervista dhe opinionet

E merkure, 14.10.2015, 07:07 PM


Marco Travaglio

INTERVISTAT DHE OPINIONET

Perkthyer nga Fatbardha Demi

Shprehja « degjoooni te gjithe » perben  degjenerimin e fundit  te dy prej patologjive nga me tinzaret  dhe tashme te pasherueshme  nga e cila  vuan shtypi ne Itali, (kuptohet, pas servilizm-it): Gazetat e vendeve te tjera  u japin hapesira te limitura intervistave. Duke qene krenare per skuadren  e tyre te komentatoreve , preferojne qe te jene ata , qe do te shprehen per ngjarjet e dites. Shume ralle ndodh qe t’iu drejtohen  te tjereve. Intervistat e politikaneve jane shume te ralla, zakonisht te shkurtra dhe te percaktuara. Therritet ndonje politikan vetem  kur  duhet te pyetet per diçka ,ose kur politikani ka diçka per te thene.

As nuk  u shkon neper mente (gazetave te vendeve te tjera),idea qe (politikanit) t’ia hapin mikrofonin  dhe t’i kushtojne nje faqe  gazete, per te patur ai mundesine te jape ment  te gjithe njerezve, mbi nje argument qe zakonisht i pelqen. Per pjesen me te madhe te intervistave, iu  drejtohen  eksperteve shume te kualifikuar.

Ndersa ne Itali, gazetat harxhojne faqe te tera per mendimet mikroskopike te liderve te politikes, dhe  mbi te gjitha  per  temat jashte politikes, si dhe  per intervista çarçaf prej nje apo dy  faqesh gazete, te marra gjate shetitjes  miqesore me liderin, apo te supozuar si te tille.

Intervista te sterzgjatura  te bera  Berluskonit dhe Dalemes, Prodit dhe Fassinos, Velteronit dhe Rutellit, Bersanit dhe Tremontit, Finit dhe Casinit  jane bere tashme, nje gjeni letrare e preferuar, qe realizohet  nga gjera te ditura per tu pyetur dhe  pergjigjur.

Nderkohe qe hapesirat e lena kronikes, informacionit e mbi te gjitha ,analizes, zvogelohen tmeresisht.

TE FOLURIT PA PROFESIONALIZEM

Eshte bere e modes  per te vajtuar fundin e “gazetarise  hetuese” Ne nje fare menyre ,si per  tu qare se nuk ka me stine te ndermjetme (gazetare qe ta praktikojne kete lloj gazetarie),e qe te rinjte nuk jane si ata te me parshmit.

Per hir te Zotit, hetimet nuk jane kurre te mjaftueshme, pamvaresisht se ndonje akoma i perkushtohet  edhe ne Itali. Por, per te shpetuar ate qe mund te shpetohet, do te mjaftonte shume me pak. Do te mjaftonte te ringjallej  nje lloj ,akoma i panjohur i kesaj  gazetarie hetuese: gazetaria e analizes.

Ne vend qe te trajtosh  faktet duke luajtur  ping-pongun e „ reagimeve“ te  aneve te ndryshme te  pjesemarresve  ne ngjarje ( apo çeshtje) mund te ngarkohej nje  gazetar  ose bashkepuntor specialist  per çeshtjen ne fjale, i cili do t’i shqyrtoje me gjakftohtesi  faktet,  do t’i rendise, do t’i lidh me njeri  tjetren,  e do t’ua shpjegoje ato  lexuesve. Kjo gje  ndodh gjithemone e me rralle. Kjo behet me qellim, per te  ngateruar analizen me komentin, qe jane dy gjera te ndryshme, per te mos thene te kunderta. Edhe  per faktin se analistet  me te vertete specialiste dhe me autoritet  jane te pakte, e keta te paktet kerkojne shume kohe ; copen “te prere e te ngrene” ne nje gjysem ore, nuk ta shkruajne, e keshtu behen te merzitshem (shpesh edhe jane).

Nje specialist i vertete, per te analizuar apo komentuar nje fakt, deshiron se pari ta njohe ate nga te gjitha  anet dhe pastaj deshiron ta studioje, te lexoje libra, te mendohet mbi te.

Ndersa opinionistet, qe tashme jane me kile, duke shitur mjeshterisht mend  mbi çfaredolloj  teme me  nje  pa aftesi mesatare enciklopedike, jane me te gatshem dhe me te shpejte.

E per me teper ,per  faktet dhe letra  nuk kane asnje nevoje…

(f.56-57)

INTERVISTA PA PYETJE

…Te gjithe jane te bindur  se menyra e vetme  per tu thelluar ne problemet e aktualitetit eshte ajo e bashkimit ne studio te dy apo tre politikaneve ,te se djathtes e  te se majtes,

per te kenaqur syrin e telespektatorit (zakonisht ate mashkullor) e per te mos lejuar qe t’i zere gjumi apo te ndrojne  kanalin. “Regjimi i ri- ka shkruar Carlo Freccero -ka  hapesirat e veta ne TV , ne sallezen e (Bruno) Vespes, ku  perballja eshte e  reduktuar  ,debate qellimisht te zbrazura  per nga  kuptimi dhe te simuluara  ndermjet mbeshtetesve  te se njejtes teze”.  Ish drejtori i Rai 2  ka shtuar: “ ne rast se nje regjim eshte si nje fllucke e perkoheshme ne hapesire, nje sistem i mbyllur, metafora  televizive e tij eshte nje SHOW i vertete klaustrofobik  i sotem, shtepia e vellait te madh, nje  largim prej realitetit, nje  dialog   mbi  hiçin, nje vemendje e drejtuar mbi psikologjine e personazheve, mbi  ate qe e veren kushdo vete,  se sa  mbi analizen politike”.

Ne kete TV comercial te regjimit, dhenja direkt nuk eshte me nje mjet komunikimi me ambjentin qe i rrethon (degjuesit), por kemi nje kamera te drejtuar ndaj atyre qe ndodhen brenda (studios). Perdorimi i  tyre, (i kamerave) nga politikani behet privat .

Ne vend qe te jete nje dritare mbi boten (TV), behet nje vrime (objektivi i kameres) e maskimit te se perditshmes.(MicroMega,n.5/2004).

Ekspertet flasin per « infotainment », ku « info » (informacioni) eshte katandisur ne drite qeriu  dhe « taiment » ben padronin. Keshtu gazetari drejtues  kthehet ne mates se kohes se mikrofonit, duke braktisur  qe ne fillim  detyren e mbledhesit te fakteve, ne sherbim te opinionit publik,  per ta mbrojtur  ate kundrejt  pushtetit.

Pyetjet jane te merzitshme dhe te zakonshme, te aprovuara qe me pare me bashkebiseduesin ;   Edhe kur paraqiten si ngacmuese, asnje politikan me nje fare peshe , qe pranon te ndodhet ne studion televizive, nuk  vjen pa i lexuar qe me pare pyetjet qe do t’i behen ,pa  hequr ato qe  jane te pa kendeshme per te, dhe vetem pasi te kete zgjedhur  edhe te ftuarit e tjere.

Ajo qe ka rendesi, mbi  gjithshka, nuk eshte pyetja e pare : kjo eshte e pergjitheshme, mund ta bejne te gjithe .

Ajo qe me te vertete eshte me vlere eshte pyetja e dyte, ajo qe sherben  per ta ngacmuar  te intervistuarin, per ta gozhduar me faktet, per ta detyruar qe te mos ju shmanget, per te demaskuar pergjigjen e pare te pergjitheshme,  per te  bere te mundur qe te vihet re se gjerat  qendrojne ndryshe.

Zakonisht, nderkohe qe i behet pyetja e pare, i ftuari  pergjigjet ose ben sikur pergjigjet, pastaj kalon menjehere ne nje çeshtje tjeter, dhe shikuesi- ne mungese te kundershtimit te  gazetarit- krijon mendimin  se i  pyeturi ka thene te verteten, e se gjerat qendrojne pikerisht siç thote ai.

Ne skemen e debatit (talk show-ut ,siç behet  zakonisht sot), pyetja sherben vetem per t’ua dhene per diskutim te ftuarve, me nje intervistues te katandisur qe te drejtoje trafikun e opinioneve te te ftuarve,  duke e dhene fjalen  here njerit e here tjetrit . Keshtu ndodh shpesh, qe ne nje debat mbi ekonomine, politikani i se djathtes, ne rast se merr pjese ne qeveri, na jep shifra  qe  i  mbushin njerezit me optimizem, ndersa politikani i se majtes, ne rast se eshte ne opozite, na jep te tjera  qe  shkaktojne pesimizem nga me te zymtet.  Dhe  anasjelltas .

Ne kete pike, nderkohe qe te gjithe na japin shifra, shikuesi qe pret me padurim qe ndonje, i cili ka njohuri mbi faktet -normalisht gazetari (drejtuesi)- te nderhyje per t’iu kujtuar  se kush eshte e dhena e vertete, p.sh ; mbi  % e papunesise ose mbi presionin fiskal apo raportin debit-pil, duke qene se eshte e pamundur te kete dy  % te papunesise, dy  presione fiskale dhe dy raporte debit-pil : nje i se djathtes dhe tjetri i se majtes . Sikur arithmetika te jete  nje opinion.

Por ky çast, (nderhyrja e gazetarit) nuk vjen kurre dhe pas ca oreve  te dhenjes se shifrave dhe kundra shifrave , parakalojne  ne ekran emrat e realizuesve, ne fund te emisionit.

Mirupafshim ne emisionin e ardhshem !

Keshtu, ai qe ri ne shtepi, nuk di me shume seç dinte me perpara : d.m.th. ASGJE. Te ndodhur ne mes te  te dhenave « te para nga e majta » dhe te dhenave « te para nga e djathta », do te zgjedhe ato qe i vijne me per shtat  bindjeve te tij politike. Ose,  po te zbulohet  loja (mashtrimi), do ta mbaje televizorin te mbyllur duke mallkuar gazetarin  e pavlere.

Ne rastin me te mire , do te shkoje te kerkoje  ndonje lajm te vertete ose te dhene  te besueshem  nga ndonje burim tjeter ( internet, gazetat, librat, takimet ). Ne rastin me te keq , do te krijoje mendimin  se menyra e vetme  e mundeshme  per te marre informacion  eshte ay  qe ka pare ne TV.

(f.64)

Marco Travaglio “ La scomparsa dei fatti” 2006

(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)

Perkthyer nga Fatbardha Demi

PËRPUNIMI  I  MENDIMIT  PUBLIK  PËRMES  MASMEDIAS

Noam Chomsky

Përgatitur nga Fatbardha Demi

Duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me 10 vlerësimet e Noam Chomskit, mbi ideollogjinë e sotme botërore, lexuesi shqiptar  do të ketë mundësi të ndërgjegjsohet dhe të analizojë, shumë dukuri të jetës së tij të përditshme , të veprimtarisë politike të Shtetit dhe materialeve që shikon dhe lexon, tashmë prej 22 vitesh « demokraci » në masmedian tonë.  Çdo pikë e autorit, shërben për një tematikë më vete, pë t’u pasuruar me fakte dhe dukuri, nga analistët, politikanët qe duan t’i shërbejnë popullit dhe Kombit të tyre, si dhe intelektualet e ndershëm të masmedias shqiptare. Cilat janë strategjitë e ideollogjive politike dhe ekonomike të shk 20 - 21?

1)     Taktika e dëfrimit

Elementi thelbësor i kontrollit shoqëror është taktika e defrimit, e cila bazohet tek shmangia e vëmëndjes së popullit nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura prej elitës politike dhe ekonomike, nëpërmjet metodës së vërshimit apo përmbytjes së pandërprerë të programeve të dëfrimit dhe lajmeve të parëndësishme. Taktika e dëfrimit është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur popullin të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën shkencore, ekonomike, psikollogjike, neurologjisë, kibernitikës.

« Largimin e VËMËNDJES së publikut prej problemeve të vërteta shoqërore, duke e burgosur  në kafazin e temave të parëndësishme. Mbajtja e njerëzve të lidhur, të lidhur, të lidhur (pas ekranit –shën im), pa ju lënë asnjë kohë për të menduar, si kafshët gjatë kthimit në stallë, (cituar në materialin « Armët pa zë për luftrat e qeta»)

2)     Të krijosh probleme dhe më vonë, të afrosh zgjidhje

Kjo metodë, emërtohet gjithashtu  «problemi-reagimi-zgjidhja ». Krijohet një problemë , nje “situate” e  paramenduar që do te shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, në mënyre që ay (reagimi i publikut-shen im) të jetë « shkaku » i veprimeve të marra, të cilat duan të mos kundërshtohen. Psh: Lëreni të përhapet dhe të shtohet dhuna në qytete , të organizohen atentate të përgjakshme , me qëllim që të jenë qytetarët, ata që do të rikërkojë ligje mbi sigurinë dhe politika në dëm te lirisë. Ose, edhe të krijojnë një krizë ekonomike për t’i bërë të pranojnë ,si një të keqe të domosdoshme degradimin e të drejtave sociale dhe moszbatimin e shërbimeve publike.

3)     Strategjija përshkallëzimit

Që të pranohet një vendim i papranueshëm ,mjafton të zbatohet pak nga pak, shkalle-shkalle pergjat viteve pasues. Me këtë mënyrë, kushtet social-kulturore krejtësisht të reja (neoliberalizmi) ju imponuan   gjatë dhjetevjeçarëve të viteve 80 dhe 90 : Shtet i dobët , privatizimet, pasiguria, lakushmëria (« shkathtësia » e zyrtarëve-shën im) , papunsia masive, rroga që nuk siguronin më të ardhura të mira, shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion, po të ishin zbatuar për një herë.

4)     Strategjia e lënies për më vonë

Një mënyrë tjetër, për ta bërë të pranohet një vendim jo popullor, është ajo e paraqitjes si i « dhimshëm por i nevojshëm », dhe duke siguruar pranimin nga populli për momentin, për t’u zbatuar (ky vendim) në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhëshme se sa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse mundimi nuk duhet bërë  menjëherë. Së dyti, se publiku, masa, ka gjithëmonë synimin të shpresojë në mënyre naive « se gjitheshka do të shkojë mirë nesër » dhe sakrifica e kërkuar ka mundësi te shmanget. Kjo i jep më shumë kohë popullit të mësohet me idenë e ndryshimit, dhe ta pranojë i bindur kur të vijë momenti.

5)     T’iu drejtohemi publikut si fëmijëve

Pjesa më e madhe  e medias, drejtuar publikut masiv, përdor biseda, fakte, personazhe dhe një ton veçanrisht të nivelit fëminor, shumë herë pothuaj të dobët, sikur spektatori të jetë një qënie miturake apo me të meta mendore. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet spektatori,  aq më shume bëhen përpjekje për të perdorur një ton fëminor. Përse ? « Në rast se ndonjë i drejtohet  një njeriu sikur te ishte 12 vjeçar apo më pak , atëhere nga ndikimi, ai do te anojë me një farë probabiliteti, nga një përgjigje apo veprim, ku  do të mungojë qëndrimi kritik, si tek një njeri 12 vjeç apo më pak. (tek shkrimi « Armët pa zë në luftrat e qeta »)

6)     Të përdorësh anën emocionale shume më tepër se gjykimin

Shfrytëzoni emocionet, është një mënyrë klasike për te nxitur një shkarkim elektrik (për ta shkatëruar-shën im) mbi një analize llogjike , dhe së fundmi ndjenjën kritike të njeriut. Për më tepër, përdorimi i regjistrit  emocional lejon hapjen e portës hyrëse në subkoshiencë për të mbjellur apo shtënë ide, dëshira, frikëra, detyrime apo për të nxitur veprime…

7)     T’i mbash njerëzit në padituri dhe mediokritet

Të veprosh në atë mënyrë, që populli të jetë i pa aftë të kuptojë teknollogjinë dhe metodat e përdorura, për kontrollin dhe skllavërimin e tij. « Kualiteti i edukimit i dhënë shtresave shoqërore të ulta duhet të jetë, mundësisht sa më mediokër dhe i varfër, në mënyrë që hendeku i paditurisë i planifikuar midis shtresës së ulët dhe shtresës së lartë, të jetë, dhe ashtu të mbetet, i pamundur që të kapërcehet nga shtresa e ulët. »

8)     Të nxitet publiku të jetë i vetkënaqur me mediokritetin

Te shtysh publikun që të mendojë se është në modë të jesh budalla, i paedukate, dhe i paditur…

9)     Të riforcosh ndjenjën e fajësimit të vet-vetes.

Ta bësh të besojë njeriun, se është vetëm ai fajtor për fatkeqsinë qe i ka ndodhur, per arësye të inteligjencës, të aftësive apo përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu, në vënd që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, njëriu çvlerëson dhe fajëson veten ,gjë që nga ana e saj krijon një gjendje depresioni, një nga pasojat e së cilës është ndalimi i veprimit. Dhe pa veprim nuk ka revolucion !

10) Të njohësh njeriun, më mirë se sa njeh ai veten e tij

Në 50 vitet e fundit , zhvillimi i shpejtë i shkencës ka sjellë një largësi në ritje, ndërmjet    njohurive të popullit dhe atyre që zotërohen dhe përdoren nga elita sunduese. Në saj të biologjisë, neurologjisë ,psikologjisë së aplikuar, « sistemi » ka gëzuar një njohje më të përparuar prej njeriut, si në formën e saj fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka aritur ta njohë më mirë njeriun e zakonshem, se sa ai veten e tij. Kjo do të thotë se ,në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi ushtron një kontroll më të madh dhe një pushtet më të fuqishem mbi njeriun, se sa e ushtron njeriu mbi veten e tij.

Noam Chomsky (lindur në Filadelfia, 7 dicembre 1928), është një figurë e shquar në shkencen e gjuhesise, filozofise dhe teorinë e komunikimit në Amerikë. Gjithashtu vlerësohet për aktivitetin e tij intelektual dhe politik në sherbim të shoqërise. Megjithëse është kritikuar për qëndrimin e tij anti-globalist , gazetat më të mëdha të informacionit kanë shprehur një vleresim të madh ndaj tij: New York Times shkruan “Duke e gjukuar për nga gjerësia ,forca, risive të reja, dhe ndikimi i tij, Noam Chomsky padyshim është sot njeriu më i rëndësishëm intelektual në gjallje”. The Nation:” Noam Chomsky është një burim i pashtershëm i njohurive”. The Guardian: “ Së bashku me Marksin, Shekspirin dhe Biblën, Chomscy është një nga 10 burimet më të cituara në historinë e kulturës”.

SWIFT : POLITIKANI  SI ARTIST I GENJESHTRES

(Irlandesi Jonathan Swift ka qene perfaqesues i madh  i  mendimit debatues.)

…Duke u bazuar mbi  pervojen e tij te pasur, perpara  Whigsit dhe  Toresit, Swift, ne  gazeten  qe drejtonte “The examiner” botoi nje seri  shkrimesh te forta kritike mbi figuren e politikanit modern. Artikulli me i famshem nder to, qe ai i botuar ne gazete, i dates 9 nentor 1710, ku  trajtonte artin egenjeshtres politike. Desheroj te citoj disa pjese te cilat te habisin per aktualitetin e tyre:

“Me gjithe kerkimet e mia te kujdeseshme, Historia nuk na e ka sqaruar, se kush ka qene i pari qe e ka kthyer GENJESHTREN ne ART dhe  ja ka pershtatur POLITIKES. Keshtuqe po marr ne konsiderate vetem  Sistemin modern, per te pare se si eshte  praktikuar  ne njezet vitet e fundit ne  pjesen qendrore te Ishullit tone…

Eshte nje pike thelbesore qe e dallon genjeshtarin politik nga perdoruesit e tjere te kesaj  kategorie: ai ka nje memorie te shkurter, siç e tregojne rastet e ndryshme qe i dalin perhere perpara, per te kundershtuar  dhe per t’u betuar per te dyja ekstremet e nje debati, ne vartesi te  pikpamjeve te njerezve me te cilet  ka te beje.

Per te pershkruar  virtytet dhe veset e Njeriut (politikanit)…eshte e nevojshme te marresh si shembull ndonje figure te shquar, ne menyre qe te nxjerrim perfundimin tone. Menjehere imagjinata ime me sjell nderment nje fare Njeriu te Madh, i njohur per kete talent …Superioriteti i Gjenise se Tij qendron, ne asgje tjeter perveç se ne burimin e pashtershem te Genjeshtrave Politike qe ai zemergjeresisht i shperndan ne çdo moment te diskutimeve te tij, per t’i haruar me vone me nje lehtesi te pakrahasueshme. Si rrjedhoje, ai i kundervihet vetes ne me pak se gjysem ore. Ai nuk pyet kurre nese argumenti i dhene eshte i vertete apo i genjeshtert por, per faktin nese per momentin e dhene apo  permbajtjen, (ky argument) eshte i pershtatshem  per tu mbeshtetur apo per tu hedhur poshte… ».

(Swift 1966, f.9,10,11).

… Ne kete percaktim talles, te politikanit si nje artist dinak i genjeshtres dhe mashtrues i pa ndreqshem, Swift ju referohet sigurisht personazheve bashkekohes; megjithese nje karakterizim i tille ju pershtatet edhe shume politikaneve te diteve te sotme. Por, ajo qe na intereson ne perkufizimin sarkastik te Swiftit nuk eshte fakti i qarte qe politikanet kane zakonisht nje raport, thene shkurt, te çuditshem me te verteten. E rendesishme per ne, eshte te veme ne dukje qe Swift paraqitet si nje roje xheloze i se vertetes, duke parashikuar ate qe ne te ardhmen do te jete, nje nga vetite dalluese te sjelljes  publike te intelektualit modern. D.m.th. synimi per te ushtruar rolin e atij qe denoncon genjeshtren. …

… Por, nuk duhet te harrojme, se po ky intelektual eshte akuzuar shpesh se sherben vetem per ta fisnikeruar dhe per ta bere gjithmone me artistik, artin e genjeshtres.

Por do te ishte padrejtesi, te mos ia njihnim meriten, qe ne shume raste, akuzat e tij per sjelljen prej genjeshtari te politikaneve, kane bere te mundur ngritjen e nivelit te opinionit  publik.

(f.80)

INTELEKTUALI QE ULERET (Sindroma e Stentorit)

… Me perpara, siç eshte vene re, intelektualetualit i degjohej zeri. Fakti qe sot e ka  humbur degjuesin nga ekzistenca e shumllojshmerise se zerave te tjere, te cilet  kane degjues me te shumte se sa ai, per intelektualin, sidomos per frekuentuesin e zellshem te televizionit, perben nje shprehje te dhunes se ushtruar ndaj tij.

Dhe ai, sipas mendimit tim, kunderpergjigjet ne nje menyre te çuditshme. Beson ne menyre te gabuar se çeshtja qendron tek volumi dhe forca e zerit. Ne mes te nje pylli zerash qe e neutralizojne zerin e tij, ai  ve ne perdorim  ulerimat, duke ngritur jashte mase volumin e zerit te tij. (Ky intelektual) kundershton menyren e te folurit  mbi bazen e argumentit  dhe kalon ne britma.

Dhe meqenese, te menduarit (dhe te bindurit e te tjereve) nuk eshte bere kurre me anen e ulerimave, AI nuk  merret ne pergjithesi seriozisht.

Mund te thuhet se ky INTELEKTUAL  eshte i prekur nga  sindroma e Stentorit. Siç mund ta kujtojme tek ILIADA (e Homerit), Stentori ishte luftetari Ake tek i cili personifikohej  Perendesha  Hera, i cili gjate luftimeve „bertiste aq forte sa  peseqind  njerez se bashku“. (Per zera te forte e te fuqishem  thuhet shprehja: ze stentor)

Megjithate, ulerima nuk eshte vetem DHUNE (akustike) mbi te tjeret. Zakonisht  ajo i hap rrugen shperthimit te dhunes ne te shprehur qe perfshin: sharje, fjale te pista, mallkime ne drejtim te gjithe atyre qe mendojne  (ose  i duket atij  se mendojne) ndryshe. Si perfundim kemi nje çfaqje levizjesh dhe fjalesh te pakontrolluara. Te duket se ky tip intelektuali ka  diçka  te ngjashme me sjelljen e nje komiku. Fanatik i nje menyre te rrembyer te te folurit, si dhe levizjeve te çregullta, te mllefit te çfrenuar, sjellja e tij  perqaset me ate te nje terroristi ne te shprehur. Kjo ashpersi e te sjellurit, mbyll çdo mundesi  dialogimi.

Por nuk mund te perjashtohet, qe kjo çfaqje mund te jete, per disa, nje zbavitje. Veçanerisht per ata qe zbaviten perballe vetdemaskimit te intelektualit, shfaqje  kjo shume e perhapur ne  ditet e sotme. Behet fjale per  INTELEKTUALIN (politikan) te katandisur  ne rolin e shemtuar  te  LOLOS se Oborrit, -Oborrit  te Ekranit- , gjithemone i gatshem, si  personazhi i Profesor Unratit ne filmin e paharueshem « Der Blaue  Engel », qe ishte i detyruar te kendonte çdo mbremje, i shtyre nga kerkesat e nje publiku perçmues, « kikiri...ki »-ne e  vete.

(f.89),

Pjeset jane marre nga libri i Tomas Maldonados « Che cos’e un intelletuale ? »

Autor i shume librave  te botuar nga Feltrinelli si « Il futuro della modernita »1987, « Reale  e virtuale »1992 etj.

Perkthyer nga Fatbardha Demi

(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)

-Nga Tirana Tetor 2015-



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora