Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqa: Gjuha shqipe, pasuri i patundshme kombëtare

| E enjte, 15.10.2015, 07:37 PM |


Nga aktivitetet e shkollës shqipe në Itali

Gjuha shqipe, pasuri i patundshme kombëtare

Shkruan Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar me 10 tetor 2015, në Cartigliano (Vicenca), në lokalet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe e cila funksionon në kuadër të shoqatës "Bashkimi Kombëtar" të Bassano del Grappa u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Mësuesve Shqiptar nga veri të Italisë.

Moderatori i këtij takimi, mësusesi i shkollës shqipe në Bassano, zoti Ragip Thaçi, fillimisht u dëshiroj mirëseradhje mysafireve nga Gorizia, zonjave; Anila Kozaj dhe Olsa Lula si dhe të gjithë të pranishmëve në këtë takim.

Ky takim pune filloi me poezinë e Ismail Kadaresë "Mallë", të interpretuar në mëryrë briliante nga Erblina Thaçi, për të vazhduar me pas me diskutime nga të pranishmit në këtë aktivitet arsimor.

Në këtë takim u shqyrtua gjendja aktuale në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në veriun e Italisë, mundësitë dhe vështirësitë materiale, bashkëpunimi me ministritë përkatëse të arsimit të dy shteteve shqiptare (Shqipëri-Kosovë).

Përkundër vullnetit të madhë për punë të mësuesve, shqetësues mbetët fakti i rënjës së interesimit të prindërve për dërgimin e fëmijëve të tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Poashtu shqetësues mbetët fakti i mosangazhimit të fëmijëve nga Shqipëria "londineze", siq e quajti profesori Beqir Cikaqi, kur dihet numri enorm i madhë i shqiptarëve në këtë pjesë të Italisë.

Emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve ishte gjetja e mënyrës së financimit të mësueseve shqiptar përmes institucioneve tona shtetërore, si dhe unifikimi i teksteve shkollore.

Edhe pse është folë dhe është thënë për unifikimin e ABETARE-s, libri i shtypur në Kosovë dallon si për nga forma ashtu edhe nga përmbajtja e saj me librin e shtypur në Shqipëri!

Nga përfaqësuesit e shkollave shqipe në këtë takim, u kërkua një përkrahje më e fuqishme nga institucionet përkatëse shtetërore, Ministritë e Arsimit dhe ajo e Diasporës që të jenë më të angazhuar rreth Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë. Ska dyshim se furnizimi me libra shkollor është një ndihmesë e madhe, por ne kemi nevojë edhe për prezencën e drejtuesve të institucioneve shtetërore, siq ishte ky takim, për të dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat përballen mësuesit e shkolllës shqipe në Diasporë.

Me qëllim të mbarëvajtjes dhe koordinimit sa më të mirë të punës së Mësimit Plotësues të Shkollës Shqipe në veriun e Italisë, u zyrtarizua Këshilli i Mësuesve Shqiptar në këtë përbërje: Ragip Thaçi (kryetar), Beqir Cikaqi, Merita Berdica, Faik Tafolli, Hedije Xhyheri, Bajram Desku, Malësore Shaqiri, Sanije Berisha dhe Bashkim Bekteshi (anëtar).

Nga ky takim doli edhe ideja e krijimit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH-dega në Itali), me qëllim të koordinimit më të mirë të punës me prindër të nxënësve dhe lidhjes së bashkëpunimit me degët e arsimit shqip në Diasporë.

Prezent në këtë takim ishin; Gëzim Muqolli (veprimtar nga Padova), Avdi Beqiri (kryetar i shoqatës "Bashkimi Kombëtar"-Bassano, Ragip Thaçi (mësues-Bassano), Merita Berdica (mësuese-Bassano), Beqri Cikaqi (mësues dhe koordinator i shkollës shqipe në Treviso), Bajram Desku (mësues-Quinto), Faik Tafolli (mësues dhe kryetar i shoqatës "Dardania"-Montebelluna), Hedije Xhyheri (mësuese dhe kryetare e shoqatës "Lidhja e Prizrenit"-San Zenone), Bashkim Bekteshi (mësues-San Zenone) dhe Florim Zeqa (analist i pavarur dhe gazetar).

Ndërsa ditën e diele, me 11.10.2015 në Quinto (Treviso), në shtëpinë e mësuesit Bajram Desku u mbajt takimi përfundimtar para hapjes së paraleles së mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Ky ishte një takim pune i përbashkët, i Këshillit Iniciativ me prindër të nxënësve që do të fillojnë mësimin plotësues në këtë lokalitet. Impresionues është fakti se paralelja në Quinto do të startoj me 25 nxënës,...dhe me premisa që ky nukmër të rritet dukshëm në muajt në vazhdim.

Pas bisedimeve ka pasur profesor Bajram Deskut me autoritetet lokale, është arritur marrëveshja me CARITAS-in në Quinto (TV), për marrjen e lokalit në shfrytëzim për nevojat e shkollës shqipe pa asnjë kompenzim material. Është për t'u përshendetur ky gjest human i CARITAS-it,...njiherit është kjo ndihmesë e fuqishme për hapat fillestar të shkollës, është ndihmesë edhe për prindërit e nxënësve, pasi nuk do të kenë asnjë lloj obligimi material për fëmijët, përveq sjlljes së tyre në shkollë.

Në këtë takim pune, ashtu siq e kishin kërkuar drejtuesit e CARITAS-it, u përgatit kërkesa formale për dhënje-lejen e lokalit, përfshirë edhe emrat e mësuesve që do ta përcjellin këtë vit shkollor në Quinto (Bajram Desku, Beqir Cikaqi, Bajram Zogaj dhe Malësore Shaqiri).

Në këtë takim pune u muar qëndrim, që me rastin e fillimit të punës së shkollës shqipe në Quinto, të organizohet një Manifestim Inaugurues me pjesmarrje të gjërë, ku përpos nxënësve dhe prindërve, të ftuar do të jenë edhe mysafir të shumtë, aktivist dhe veprimtar, kryetar shoqatash,, drejtues të CARITAS-it, autoritete lokale si dhe gazetar të mediave shqiptare dhe atyre italiane.

12/10/2015