E merkure, 24.04.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kisha e Zubin Potokut është shqiptare

E premte, 23.10.2015, 07:47 PM


Zëri të vërtetës nuk guxon të fiket . Kisha e  Zubin Potokut është shqiptare  !

Nga Fahri Xharra

Miqësisht më shkruan dhe me foto ma dokumentuan një të vërtetë shqiptare e cila nuk guxon të heshtet dhe as që guxon të tjetërsohet : Kisha është Shqiptare !

Tu ngjatjeta Zoti Xharra,

Kam një rast interesant për t'ju rrëfyer ku na duhet ndihmë mediatike dhe  mobilizim për qeshje. Në një fshat  afër Mitrovicës një familje shqiptare të besimit musliman e kanë në pronësi të tokës së tyre e , kanë një Kishë shekullore, qe e kanë  trashëgmi qe kur ishin krishterë.

Problemi përsëritet serish, këtë kish ishin munduar Serbet ta privatizojnë dhe serbizojnë edhe para shumë dekadave, por gjithmonë kishin has me rezistencën e familjareve qe e njohin si te tyren, edhe pse janë mysliman, dhe me te kaluarën e kishin mbrojt edhe me pushkë.

Tani, qarqet serbe i  janë qasur serish kësaj kishe dhe mundohen gjithsesi ta serbizojnë apo privatizojnë si kishë Pravosllave  serbe.

Familja Kopriku  kundërshton dhe kërkon ndihmë.

Do ishte mirë te senzibilizojm medjat por me se miri qe se pari te kontaktoni kryefamiljarin e familjes Kopriku  qe ta mësoni te vërtetën nga ai dhe te rejat e veprimeve serbe. Esat Kopriku, qe angazhohet për mbrojtjen e kishës se tyre qe e kanë edhe me ligj dhe gjyqe te dëshmuar"

Kurse historiani  Qazim Namani  tregon :Ekipi i Institutit te Kosoves per Mbrojtjen e Monumenteve te Kulturës, kete kishe e kemi hulumtuar dhe studiuar ne vitin 2013, po ofroj edhe historikun e shkurtër te kësaj kishe. të hulumtuar nga Qazim Namani , historian; Emin Sallahu , historian ; Arzije Zeneli , arkitekte dhe Ardiana Qorraj , arkitekte.

Historia është e jona , ne duhet ta mbrojmë ate ; nuk guxojmë të biejmë pre e presioneve politike , lakmive vetëmohuese dhe duhet të lajmërohet opinion ndër kombëtar për kë çështje.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora