E enjte, 28.03.2024, 05:52 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ah, Dibra e jonë!

E enjte, 15.10.2015, 06:55 PM


Ah, Dibra e jonë!

Oj Dibër më thuaj, sot  si je?

Qyteti i Dibrës i ka fillesat tij qe 6000 vjet para erës sonë burimet arkeologjike te Çetushit dhe te kalasë se Gradishtës ne lagjen Bulkaj te qytetit te sotëm dëshmojnë qarte për gjurme popullimi ne ketë rajon Ne kate lagje janë gjetur edhe rrënojat e nje kishe jashtë mureve te kështjellës duke na e bere te qarte se ka pasur edhe vendbanim tjetër veç kësaj kështjellë.  Kem edhe vendbanime te tjera si kështjella e Zdojanit, Kallcishtit si edhe kishat e Dohoshishtit. Ne shekullin e 2 para ere  sonë del ne skenë nje qytet me emrin Debe, emër i njohur ky ne boten antike jo vetëm Ilire por edhe atë greko-romake. Deboret mendohet te kenë qene para ardhësit e pare te Dibraneve te sotëm,por qe mendohet qe ky fis te jete shpërngulur nga atdheu i tyre historik dhe vendin e tyre ta ketë zëne nje një fis tjetër me emrin Penest. Fis qe ka luajtur nje rol te madh ne luftën Iliro-Romake ..Ne baze te gjuhës shqipe emri nuk thiret Dober po Diber .Po përsëri për te dëshmuar se ky popullim ka nje vazhdimësi ne fund te shekullit te X dhe fillim te shekullit XI mendohet te jete ndërtuar edhe një peshkopate ne Dibrën e poshtme. Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober.  Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeologjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër.

“Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e këtij regjioni  Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftërat shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse papasur ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojërat,veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike (http://dibra.bigforumonline.com/t128-historia-e-rethit-diber )

Dibra , Ah  Dibra ! ç`na e mbyti errësira ? Ky qytet ka qenë udhëkryqi kryesor i këtij regjioni nëpër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. ….Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

“Rite, ceremoni , doke , zakone, tradita: të tëra janë terma, emërtime a kategori që shënojnë veprime, ide, sinteza të rregullta me natyrë sociale, praktikuar në familje , në bashkësitë fshatare ose të qytetit. Është e e natyrshme që ritet emërtoheshin me termat përkatëse të afërm me te dhe , dhe mjeshtëria dibrane ne e bënte të pavdekshme. Mjeshtërit dibranë i kanë lënë gjurmët e tyre në çdo lloj të artit , ndërtimit dhe  përjetësisë .

Po sot Dibër , si je ? si lisi i harruar në mesin e moçalit ideor, i cili nuk po di të ndarë nga  vërshimi disa shekujsh . Dibra e harruar , me qëllim të harrimit për t`u harruar në botën e shtuar të harresës.

Fahri Xharra, 25.09.15 Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora