E merkure, 24.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Aktivitet letrar në Tropojë

E diele, 11.10.2015, 07:55 PM


AKTIVITET LETRARË NË TROPOJË

Nga Tahir Bezhani

Këto ditë doli nga botimi libri me poezi “Akoma besoj” i autorit tropojanë, Besart Ramiz Tafaj. Ky libër qe gëzimi i parë i autorit në moshë të re, lindja e parë poetike, me synimet për të vijuar një karier të bujshme letrare.Si çdo krijues, edhe Besarti, botimin e parë, lindjën parë librare, gëzimin e  prej krijuesi enbtuziast, dëshiroi ta ndajë me shokë, me miq, me krijues nga e gjithë Malësia e Gjakovës, me nxënësa nga e njëjta shkollë e tij, me arsimtarët  të cilët i dhanë dijen, drejtimin e jetës, formimin e pjekurisë,  për të ecur rrugës së jetës i pa mbajtur….Talenti i poetit të ri, Besart Ramiz Tafaj, është një shpresë, një shkëndi qe ndez flakën e dijës, një poet që vjen nga çerdhja e poetëve tropojanë, vend ku ambienti të lindë e  formon poet, vend i çerdhës së poetëve të mirënjohur kudo,  edhe jashta trojeve shqiptare.

Në mëngjesin e hershëm të dates 9.teotr, 2015, në qytetin bajram Curr, u takuan poetët e Malësisë së Gjakovës, nga Peja, Gjakova, Bajram Curri, të ftuar për të marë pjesë në përurimin e librit me poezi, të autorit të ri, Besart Ramiz Tafaj nga Tropoja.Pasi pimë kafetë e para në Bajram Ciurri, ( nuk deshëm të pimë kafe në Gjakove, unë Sejdiu e Muharremi,  pa vëllëzërit nga Bajram Curri), pas perqafimeve e bisedave të ngrohta e vëllazërore, të bashkuar si përherë në aktivitete letrare tash e dhjet vite me radhë, u nisem për në Tropojen e vjetër, ku ishte i paraparë aktiviteti i përurimit të librit të autorit Besart Ramiz Tafaj. Disa nga poetet nuk kishim qenë më parë në Tropojën e vjetër.Kështu e quanim, por një reagim nga krijuesi Ibrahi Kadri Malaj, na bëri të mos e përseritim fjalën shtesë e “vjetër” nga se Ibrahimi shtoi pytjen:”e ku është e reja?....”Ngelëm pa përgjigje!...Por, megjithate, udhëtuam me dy makina për në Tropojë, te gëzuar e të ngazëllyer për suksesin e një djaloshi, një krijuesi me talent nga Tropoja poetike. Në këtë përbërje ishin krijuesit: Sejdi Berisha nga Peja, Muharrem Kurti, ish kryetarë i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, Tahir Bezhani, poashtu  Gjakovë, si dhe nga Bajram Curri,  Gjon Neçaj, Ibrahim Kadri Malaj,  Haki Zllami, Shaban Zenelaj. Kishim një mungesë në përbërje,  se me ne nuk ishte poeti i mirënjoihur tropojanë, arqitekti  i gjitha aktiviteteve kulturore në Tropojë, z. Lulëzim Logu. Por, pasi pimë kafetë se bashku në Bajram Curri, mungesën e arsyetoi me qështje objektive familjare.

Sipas agjendës së aktivitetit, në ora 12, 30 duhej të ishim te  i pari i Tropojës-fshat(siq tha Ibrahim Malaj), te zoti Ramë Kërtoqi, por me që mbërrimë  më herët, pimë sërish nga një kafe në “qendër” të Tropojës dhe bëmë disa lëvizje atij “shehi”….Tropoja i ngjante një fshati të lënë pas dore “nga Zoti e nga robi” siq thotë një fjalë popullore, i hudhur në harresë… Ndërsa kujtesa dhe emir Tropojë, të këthente nepër rrathët e histories së lavdishme të këtij vendi, fshati, si doni quene, por dhimbja të gërrithte ndërgjegjien për pamjet e tilla.Një rrugicë, aty afër rrethit, ”sheshit”,  i ngjante  mbarimit të një lufte, por nuk denim se në mbarimtë cilës lufte …Tropoja, vendi i lavdisë nëpër shekuj, ku dolen  njerëz të zotët e trima për ta mbrojtur atëdheun në çdo cep të saj, sot, me dukje të një lecke në harresë!...Tropoja e vogël e e zemër të madhe, e cila futi në gjirin e vete , gjithë kosovarët e ikur nga lufta, ku shumë familjarë shpëtuan kokat e tyre në gjirin e asaj madhështie (Tropojë)me bujari historike. Ato pamje, sikur  na vranë bukurinë e tjerrur rrathëve të histories sonë…

Autori i këtij shkrimi në qendër të Tropojës s? vjetër

Pamje e një rrugice në Tropojë, e dhimshme për vizitorë.

Pas asaj që pamë rrugës kryesore te fshatit Tropojë, u drejtuam në drejtim të i pari i Tropojës, zoti Ramë Kertoqi , i cili na priste në ora 12, 30. Sapo iu afruam objektit,  përzemërsiht na prti, me shumë dëshirë,  kryetari. Në zyrën e tij, pas disa bisedave të shkurtëra e njoftimeve reciproke, poetët i dhuruan nga disa libra, botime përsonale, në shenjë rrespekti,  për një moshatar të ri e me perspective në krye të një detyre me përgegjësi për vendin, për Tropojen.  Pasi pimë kafetë nga kryetari i nderuar, të gjithë së bashku, iu drejtuam shkollës së mesme të përgjithshëme, “Ali Iber Nezaj”, ku ishte i paraparë përurimi i librit me poezi, ”Akoma besoj” të autorit Besart Ramiz Tafaj.

Kujtim i paharruar me kryetarin e komunës së Tropojës, me krijuesit e Malësise së Gjakovës.Nga e majta: Ibrahim Kadri malaj, Tahir Bezhani, z. Ramë Kertoqi, Sejdi Berisha, Muharrem Kurti, Gjon Neçaj, Besart R.Tafaj dhe ulur,  Haki Zllami.

Që në fillim, kur u futem në oborrin e shkollës “Ali Iber Nezaj”, vërejtem entuziazmin e nxënsave të shkollës, duke na shikuar e duke na uruar “mireseardhjen” , bashk me disa arsimtare e arsimtare te kesaj shkolle. Në drejtoinë e shkollës, takuam drejtoreshn, Drita Elezi,  e cila na uroj mireseardhje me një buzëqeshje shume vëllazërore e miqesore, duke na rahatuar në karriket e drejtorisë, një  zyre e bukur, një rregull i lakmueshëm, që lente përshtypjen e një qendre edukative me plot rrespekt.

Në shkollën  e mesme të përgjithshëme, ”Ali Iber Nezaj”, drejtoresha Drita Elezi, ku poetët I dhuruan librat e tyre për bibliotekën e kësaj shkolle.

Një moment i dorzimit të librave në shlkollën “Ali Iber Nezaj”.Së bashku me pietët, edhe kryetari I Tropojës, z.Ramë Kertoçi.

E vërteta ishte se koridoret, klasët , e çdo gjë që formësonë ambientin shkollor, ishte për mrekulli, ku nënkuptonim se stafi arsimorë i kësaj shkolle,  ka nivel të lartë përgaditje edukativo-arsimorë dhe se patjetër, e gjithë kjo pedantëri pune, rreflektohet  te brezi i ri. Drejtoresha Drita Elezi, poetët i njoftoj me disa të dhëna, njoftoj për numrin e nxënësve dhe sukseset e arritura. Kësaj drejtorie, për biblioteken e shkollës, secili nga krijuesit, dhamë nga disa ekzemplare librash, si dhuratë,  ne shnjë rrespekti për kontaktin e parë mes nesh.

Përurimi i librit “Akoma besoj” ishte mrekulli në vete.

Nërën nga klasët e shkollës “Ali Iber Nezaj”, ishte organizuar përurimi I librit “Akoma besoj” të autorit Besart Ramiz tafaj. Kjo ishte mrekullia e ditës së sotme në Tropojë. Besarti personalisht, moderoj përurimin e librit të tij, me një mature të rrallë, modesti  e virtytë njerzorë, për çka edhe u pëlqye nga të pranishmit. Vet autori kishte dalur nga bankat e kësaj shkolle dhe emocionet e përcillinin  gjhithë kohen e p?rurimit, por e mbante edhe krenaria se para shokëve të tij, para arsimtarëve  e  poetëve nga Malësia e Gjakovës, kishte lindjen e parë të librit poetik.

Shkolla “Ali Iber Nezaj”, vendi ku mbahej përurimi i librit “Akoma besoj” të autorit Besart R.Tafaj.

Autori i librit, Besart R.Tafaj,  momenti festi  i hapjës së përurimit të librit të tij.

Pjesëmarrës në përurim:shokë, mësues, nxënës, poet në shkollen “Ali Iber Nezaj”.

Një fjalë rasti, urimi e përgëzimi autorit të librit.

Një moment i fjalës së poetit Haki Zllami për autorin dhe librin e tij, një evokim kujtimesh  të karierës si ish drejtor  i kësaj shkolle.

Për librin e autorin folën, poetët,  Gjon Neçaj,  Haki Zllami, Shaban Zeneli, poeti e publicist nga peja, z.Sejdi Berisha,  Muharrem Kurti e Tahir Bezhani nga Gjakova, pastaj me pietet të veqant folën edukatoret e shkollës, mesues të autorit, të cilë theksuan vlerat e Besartit si ish nxënes dhe tani si krjues dhe njeri  me vlera në rrethin e Tropojës. Përurimi i këtij libri në Tropojë, në këtë ambient shkollorë, mes atyre që ai hapen dritarën e jetës, atyre që i dhanë dije për të rugëtuar jetës i sigurtë, pa mbajtje anash.la përshtypje tek të gjithë të pranishmit.

E veqanta, apo monet mjaft  interesant, ishte fjala e poetit,  tani në moshë, z.Haki Zllami, i cili, pos për librin, biseden e thelloi në evokimin e kohës kur ky ishte drejtor i kësaj shkolle, në një kohë të kahershme, duke cekur vështirësitë e kohës, punën me shumë shokë që sot i mungojnë….Ky moment krijoi emocione te zoti Zllami, la mbresa te nxënsat, kolektivi i shkollës, tek të gjithë  të pranishmit. Për këto evokime,   poeti Zllami, fitoi duartrokitje nga të gjithë pranishmit, nga se rrëfimi ishte mjaft prekës dhe interesant për kohen…

Pas ceremonies së përurimit të  librit, të bashkuar të gjithë, nga autori i librit u ftuam në një koktel dhe duke cakruar gotat e një gëzimi e disponimi të veqant, shkëmbyem disa biseda qe vlenin për kohën që po jetojmë. Vetëm puna e sinqert, bashkëpunimi I mirëfilltë mes kombit tone, mund të sjellin rezulltate të cilat duhet të drejtojnë rrugës që synojmë…..Në këtë kuptim, u vlersua lartë edhe pjesmarrja e poetëve nga Peja, Gjakova, si të bashkuar tani e shumë vite, ku rezulltatet e punës krijuese kanë bashkuar vlerat e përbashëta shpirtërore e historike…..

Në njërin nga këndet e zbukuruara të koridorit të shkollës, ku ekspozohen pamje didaktike shkollore, gjetëm rastin të bëjmë, në fund të ceremonisë, nga një foto me Shaban Zenelin-Bacin nga Bajram Curri, si kujtim i paharruar…..

Në fund, një ndarje me përshëndetje e përqafime vëllazërore, me kërkesa e dëshira qe sa më shpesh të jemi së bashku në jetën kulturore e letrare në përgjithësi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora