E premte, 29.03.2024, 02:28 PM (GMT)

Kulturë

Al Paçino, fama i dedikohet mafiozit Corleone

E shtune, 02.08.2008, 01:54 PM


Al Paçino
Alfredo James, i konsideruar nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të mirë të të gjitha kohërave

Alfredo James "Al" Paçino, i konsideruar nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të mirë të të gjitha kohërave në botë. Është mjaft i njohur për rolet e tij e Michael Corleone në trilogjinë "Kumbari", Tony Montana në "Njeriu me shenjë", Sonny Wortzig në "Dog Day Afternoon", Frank Serpico në "Serpico", Lieutenant Colonel Frank Slade në "Aromë gruaje", dhe Roy Cohn në "Ëngjëj në Amerikë". Ka fituar çmimin "Aktori më i mirë" në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në "Aromë Gruaje", pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme.

Jeta dhe edukimi

Paçino lindi në East Harlem, Manhattan, biri i dy prindërve italiano-amerikanë Rose (nee Gerardi) dhe Salvatore Alfred Pacino, i cili u divorcua kur Al Paçino ishte dy vjeç. Më pas e ëma u transferua në South Bronx, për të jetuar me prindërit, Kate dhe James Gerardi i cili ishte me origjinë nga Corleone e Siçilisë. I jati i tij u transferua në Covina, Kaliforni duke punuar si një agjent shitjesh dhe pronar i një restoranti i quajtur Pacino's Lounge, i cili u mbyll në vitin 1992. Paçino ndoqi një shkollë të quajtur zyrtarisht "Shkolla e performimit të Arteve: një division i Gjimnazit të muzikës dhe Arteve Fiorello H La Guardia ne New York, shkollë të cilin ndoqi edhe miku i tij tek filmi Kumbari II, aktori Robert De Niro.

Karriera, vitet 1960

Në vitin 1966 ai studjoi bashkë me mësuesin e aktrimit më legjendar, Lee Starsberg (një figurë të cilën arriti ta përshkruajë më vonë në vitin 1974 tek Kumbari II). Ai zbuloi se aktrimi i pëlqente dhe kishte shumë talent. Gjithsesi, aktrimi e futi në krizë ekonomike të paktën dei në fund të dekadës kur fitoi një çmim Obie për punën e tij në filmin "Indiani do Bronxin" si dhe çmimin "Aktori më i mirë" në teatrin "A vesh tigri kollare". Ai bëri shfaqjen e tij të parë në ekran në një episod të serialit televiziv N.Y.P.D në vitin 1968 dhe debutimi i tij në një film, i cili nuk pati shumë bujë, ishte një vit më vonë në "Unë, Natalie". Filmi ishte një dështim total.

Vitet 1970

Në vititn 1971 ai luajti rolin e një të droguari me heroinë në filmin "Panilu në Needle Park", roli me të cilin i tërhoqi vëmendjen regjizorit Francis Ford Coppola. Fama e Paçinos erdhi direkt pas rolit të Michael Corleone në filmin mafioz të Coppolas, në vitin 1972 "Kumbari" dhe Frank Serpico në filmin "Serpico" në vitin 1973. Edhe pse Corleonen donin ta portretizonin disa aktorë të njohur si Roberd Redford, Warren Beatty dhe me pak i njohuri Robert De Niro, regjizori Coppola zgjodhi Paçinon. Performanca e tij e bëri të fitonte një Academy Award dhe shfaqi një shembull të mirë të stilit të tij të aktrimit, i përshkruar nga Guida e Filmit Halliwell si "intensiv" dhe drithërues.

Në vitin 1973, Pacino ishte aktori kryesor i të famshmit "Serpico" dhe më pak të famshëm "Scarecrow". Në vitin 1974 ai përsëriti rolin e Corleones në serinë e suksesshme të Kumbari II, i cilësuar si identik me origjinalin. Në vitin 1975, ai vazhdoi të kënaqej me famën e tij në publikimin e filmit "Dog Day Afternoon" i bazuar në historinë e vërtetë të grabitësit të bankave John Wojtowicz. Në vitin 1977, Paçino ishte aktori kryesor si një pilot i garave me makina në filmin "Bobby Deerfield", i drejtuar nga regjizori Sydney Pollack, me të cilin fitoi një nominim për Globin e Artë si "Aktori më i mirë".

Gjatë viteve '70, Paçino pati katër nominime si "Aktori më i mirë" në rolin e "Serpico", "Kumbari II", "Dog Day Afternoon", dhe "…Drejtësi për të gjithë". Ai vazhdoi përkushtimin e tij ndaj ekranit, duke fituar një çmim tjetër "Tony" për "Trajnimi i Pavlo Hummel" dhe duke performuar rolin kryesor në Richard III, duke arritur një rekord në Broadway, pavarësisht fjalëve të varfra të kritikës.

Vitet 1980

Karriera e Paçinos pësoi një krizë gjatë viteve '80 dhe shfaqjet e tij në filmin e shumëdiskutuar "Cruising" dhe dramën komedi "Autor! Autor!" u kritikuan shumë. Gjithsesi, filmi i vitit 1983 "Njeriu me shenjë" i drejtuar nga Brian De Palma, shënoi një ringritje të karrierës së tij dhe provoi përsëri aftësitë e tij aktruese. Për këtë rol ai fitoi një nominim për çmimin "Globi i Artë" si një trafikant droge kubanez. Disa vite më vonë Paçino i deklaroi në një intervistë Barbara Waltersit se Tony Montana përfaqësonte punën më të mirë të karrierës së tij.

Filmi i vitit 1985 "Revolution" ishte një dështim komercial dhe shënoi një pushim 4-vje çar për Paçinon. Suksesi i tij më i madh gjatë këtyre viteve ishte me rolin e David Mamet në filmin "American Buffalo" për të cilin Paçino u nominua për çmimin "Drama Desk".

Vitet 1990

Paçino pati një nominim për Oscar për rolin e tij si Dick Tracy në filmin "Big Boy Caprice", i ndjekur në një rikthim të karakterit të tij më të famshëm, Corleone në "Kumbari III". Në vitin 1991, Paçino luajti rolin kryesor në krah të Michel Pfieffer, e cila kishte luajtur përkrah tij në "Njeriu me shenjë", në filmin "Frankie dhe Johnny". Më në fund, arrin të fitojë një çmim Oskar si "Aktori më i mirë" në rolin e Kolonelit të verbër pensionit në depresion, Frank Slade në filmin e Mark Brest "Arome Gruaje" (viti 1992). Po atë vit, ai gjithashtu u nominua për çmimin "Aktori jo protagonist më i mirë" për filmin "Glengarry Glen Ross", duke u bërë aktori i parë mashkull që arrin të marë 2 nominime për dy filma të ndryshëm në të njëjtin vit dhe të fitojë çmim Oskar për rolin kryesor gjithashtu (si Jamie Foxx në vitin 2004). Në vitin 1990, Paçinos gjithashtu i ofruan të bënte zërin e Batmanit në seritë mjaft të suksesshsmë të filmave "Batman" të animuara, por e refuzoi atë.

Paçino nuk ka marrë asnjë nominim tjetër për Akademy pas filmit "Aromë Gruaje", por ka fituar dy çmime "Glob i Artë" gjatë dekadave të fundit, i pari çmimi për Cecil B. De Mille për arritjet gjatë jetës së tij për rolet e luajtura dhe i dyti për rolin mjaft të vlerësuar në serialin "Ëngjëj në Amerikë" në vitin 2004. Sukseset më të mëdha të dekadës së fundit kanë qënë "Hughie" i Eugene O'Neill dhe "Salome" e Oscar Wilde.

Vitet 2000

Paçino efuzoi të rishfaqej me rolin më të arrirë të tijin,Corleone, në "Kumbari - Loja", pasi zëri i tij kishte pësuar ndryshime rrënjësore që nga koha kur kishte performuar këtë rol në dy filmat e parë. Paçino punoi me regjizorin Christopher Nolan në filmin Insomnia, një ripërpunim i filmit Norvegjez me të njëjtin emër. Filmi dhe performanca e Paçinos u vlerësuan mjaft mirë.

Më 20 Tetor 2006 Instituti i Filmit Amerikan e vlerësoi Paçinon me çmimin e 35-të AFI "Arritjet gjatë jetës". Më 22 Nëntor 2006 Universiteti Filozofiko-Social në Dublin e emëroi atë "Nderi i Shoqërisë".

Më pas, pati një rol kryesor në "Oceans 13" si George Cloney, Brad Pitt dhe Mat Damon. Filmi mori vlerësime të mrekullueshme nga kritikët.

Jeta personale

Më 7 Janar 1961, Paçino u pa nga policia bashkë me dy persona të tjerë në automjetin e tyre duke bërë veprime të dyshimta, me maska dhe doreza të zeza. Kur policia i ndaloi, Paçinos iu gjet një armë pa leje dhe u arrestua. Paçino, i cili në atë kohë ishte 21 vjeç dhe jetonte në New York, qëndroi në komisariat për tre ditë rresht dhe u lirua vetëm pasi u vërtetua se arma ishte në pronësi të trupës së filmit.

Ndërkohë që Al Paçino nuk është martuar asnjëherë, ka 3 fëmijë. E para, Julie Marie (1989), është vajza e tij me intruktoren e aktrimit Jan Tarrant. Gjithashtu, ka edhe dy binjakë, Anton Jones dhe Olivia Rose (të dy 25 Janar 2001), të cilët i ka me ish-të dashurën e tij, Beverly D'Angelo, me të cilën ka qënë i lidhur nga viti 1997 deri në vitin 2001.

Intervistë me Al Paçinon gjatë xhirimeve të filmit "Salomaybe"

Zbulova se sa tekanjoz jam, është shenjë mëndjemadhësie

-Kemi kamera në dhomë në këtë moment, të cilat janë duke regjistruar disa xhirime të filmit Salomaybe. A jeni duke aktruar në këto momente? Apo jeni vetvetja?

Në fakt, pasi kam parë Salomaybe nuk e di më se kush dreqin është vetja ime. Megjithatë mendoj, se ky rol është shumë afër vetes për diçka. Unë jam natyralisht i turpshëm, por kam luajtur role të tilla aq shumë saqë jam bërë ekspert.

-Pasi ndoqa xhirimet e këtij filmi, m'u duk sikur po ndiqja dy filma njëkohësisht: njëri ishte prapaskena e "Salome-së" së Oscar Wilde dhe prapaskenat e Salome-së së Al Paçinos. Në cilin drejtim po mundoheni të shkoni?

Zakonisht, në këto lloj filmash ecën me rrymën. Çështja qëndron se si mund të ndërthur unë historinë e Oscar Wilde, historinë e Salome-së, dhe vetë përmbatjen e filmit me rrugën time si aktor, si regjizor, si producent filmash, si një person që lufton me gjithçka që unë luftoj - me famën, me vetë jetën time. Ky film është gjysëm-autobiografik në termin e përkushtimit tim kundrejt tij. Nuk është autobiografik në sensin që aty mund të shikoni shtëpinë time, fëmijët e gjëra të tilla, por kam përshtypjen se kjo është arsyeja që është gjysëm - autobiografik.

-Mund të thoni se tema kryesore ose vizioni që po mundoheni të shfaqni është i njëjtë apo i ndryshëm nga teatri Salome dhe filmi Salomaybe?

Ato janë të lidhura me njëra - tjetrën. Gjëja interesante është se unë ende nuk kam një vizion për këtë film. Jam duke perceptuar diçka dhe po eci drejt saj. Në një farë mënyre më kujton pikturën, mënyrën se si pikturonte Jackson Pollack - artisti i madh i mirënjohur. Ai thonte: "E shkatërroj pikturën në monetin arrij të dalloj se çfarë është. Kur nuk mund të shtoj më gjë në të e shkatërroj, sepse do të thotë që nuk është më fryt i subkoshiencës time". Jemi në procesin e shkurtimit disi të filmit, po mundohemi ta bëjmë më të artikuluar, duke i dhënë më shumë balancë për të bërë më të këndshëm. Me këtë film do të mundohem të shkoj larg, aq sa për të kapërcyer qëllmin tim, por sa larg mund të shkosh? Ekziston gjithmonë frika se mos u servir audiencës diçka që i bën të ndihen në siklet, diçka që i sfidon ose diçka, të cilën nuk janë mësuar ta shikojnë. Në këtë lloj filmash, kam mundësinë për të shprehur diçka rreth asaj që unë ndjej. Është në një farë mënyre prezantimi im, vizioni im për vetën. Nuk bëhet totalisht për të kënaqur audiencën masive dhe kjo zakonisht është një eksperiencë e pazakontë për aktorët e filmave.

-Keni mësuar ndonjë gjë të re rreth vetes tuaj duke parë këtë film?

Po, zbulova se sa tekanjoz jam dhe që ndonjëherë është shenjë mëndjemadhësie. Unë nuk jam një person i dhunshëm, nuk kam qenë kurrë, por kam këtë temperament të fortë, të cilin e kam shfaqur gjithmonë. Kam përshtypjen se ka të bëjë me traditat, me të cilat jam ushqyer në fëmijëri dhe me prejardhjen time italiane, ne i shfaqim shumë emocionet tona.

-Çfarë shpresoni të arrini duke lejuar audiencën të shohë prapaskenat e filmit?

Dikur ka qenë një aktor i madh i quajtur George C. Scott. Ai ishte në skenë në Delacourt Theatre në Central Park, ku luajnë Shakespeare-in çdo verë, dhe po luante Shylock në "Tregtari i Venedikut". Në një moment në tjetrin ai hoqi rrobën që kishte veshur dhe filloi ta tunde në ajër. Më pas njëri nga aktorët e pyeti, "Çfarë ishte ajo që bërë George?" dhe ai u përgjigj, "Ata po flinin të gjithë". Gjithmonë mundohesh të kapësh vëmendjen. Në një farë mënyre ne jemi sharlatanë, njerëz magjikë. Pjesët e prapaskenave janë për t'ju bërë të humbni në film, për t'ju bërë të ndjeni sikur po e jetoni vetë këtë pjesë. Ky është stili im, e kam bërë këtë gjë edhe të "Duke kërkuar Richardin". Unë mendoj se, nëse arrij ta ndërthuar atë me vetë veprën dhe ta lë audiencën me gojë hapur, si rasti i rrobës që tundet në ajër, ata do të përqendrohen aq shumë sa për ta konsumuar filmin.

-Si e keni zhvilluar këtë stil?

Unë jam një aktor, dhe çdo gjë rreth meje - mënyra se si i perceptoj gjërat, mënyra se si e kam parë botën - është zhvilluar në lidhje të ngushtë me karakteret dhe mënyrën se si kam dashur ose nuk kam dashur t'i luaj. Nuk e kam parë kurrë veten si një regjizor. Sigurisht që është si një gjuhë e dytë, por të luash filma për 40 vite rresht, të bën të mësosh shumë gjëra. Gjithsesi, ky stil, i të bërit të filmave, stil dokumentari. Është më i lehtë për mua, pasi mbledh shumë materiale dhe bashkë me redaktorin i vendosim në skenë. Mundohem të shkruaj, duke u bazuar me atë çka xhiroj. Nuk e di se sa lidhje ka kjo me regjizurën, por ka shumë të bëjë me spontanitetin dhe me atë çka ndodh kur bashkon bashkë gjërat e duhura.

-Cila ka qenë gjëja më e rëndësishme që keni mësuar gjatë viteve të aktrimit?

Po xhironim "Njeriu me shenjë" para shumë vitesh...dhe mbaj mend se isha i ulur në tavolinë, duke pirë kafe dhe duke parë detin, serfin dhe pashë qindra njerëz që ishin fiksuar, duke parë nga oqeani. Mendova me vete, çfarë po ndodh? Mos kanë sjellë rrymat ndonjë balenë në breg që janë fiksuar të gjithë nga deti? Kështu, që u ngrita në këmbë të shikoja se ç'po ndodhte, dhe pashe regjizorin, Brian De Palma, i ulur vetëm pranë detit dhe të gjithë po e prisnin. Nuk e kam harruar kurrë këtë, pasi më ka mësuar se çfarë është një regjizor dhe çfarë punë bën ai.

-Sa ka ndikuar fakti që tani i bën vetë filmat e t'u në marrëdhëniet e tua me regjizorët e tjerë?

Tani i kuptoj më mirë regjizorët. Kur kam qenë i ri, gjithmonë i rebelohesha atyre, nuk më pëlqente kur më thonin se çfarë duhet të bëj. Nuk kisha identifikim. Nëse mund të identifikohesh me të tjerët, mund të arrish t'i kuptosh ato dhe të kuptosh shumë gjëra. Për shembull, zv.presidenti ynë, Cheney. Mendoj se nuk do ta mirëkuptonte kaq shumë martesën midis homoseksualëve po të mos të kishte vajzën e tij të tillë. Si mendon? Nuk e di, por nuk më duket tip i tillë. Për të pasur dijeni të plotë për diçka të duhet ta eksperimentosh vetë fillimisht, psh., nëse dikush do të vendoste një M1 mbi shpatulla dhe të fluturonte në Irak, do të ndjeje më së miri se çfarë ndodh atje. Do të zgjoheshe në mëngjes i tmerruar me plumbat që të fluturojnë sipër kokës.

-Çfarë mendimi ke mbi luftën në Irak?

Normalisht nuk më pëlqen se çfarë po ndodh atje. Jam pjesë e shumicës së njerëzve kundër saj, megjithatë nuk e di historinë e plotë. Nuk i besoj gjërave që shikoj në televizor. I besoj vetëm një pjese të tyre, kështu që e kam të vështirë të gjykoj. Në fakt, nuk më pëlqen se çfarë po ndodh në botë. Kur je një njëri i famshëm zbulon se fjalët e tua me të vërtetë që kanë një farë peshe... Unë nuk kam qenë shumë i angazhuar me këto lloj gjërash, por kemi shembullin konkret të George Clooney, i cili shkon në Darfur dhe rregullon gjithçka. Kjo është diçka magjike. Ai ka bërë shumë gjëra të mira.

-Përse vendose të bashkoheshe me të në kastin e Ocean's 13?

Është një grup i mrekullueshëm, plus që ishte një mundësi për të punuar me Steven Soderbergh. Por më tepër, ngaqë xhirimet bëheshin në Los Angelos dhe kjo më lejonte të isha afër fëmijëve të mi. Çdo gjë që kam bërë ka qenë më shumë për të qenë afër tyre.

-Ka një thashethem rreth vajzës tuaj që thotë se do të luaj softball për UCLA.

Është një lojtare shumë e mirë siç kam dashur unë gjithmonë. Ka bërë edhe katër filma kur ka qenë 14 vjeç, por nuk do të flasim tani për këtë.

-Ajo ka marrë leksione nga Profesor Grobel, do të vijë përsëri në intervistë për të folur rreth kësaj teme?

Po, por jo në prezencë të saj.

-Ajo ka luajtur filma - nëse ndonjëri nga fëmijët e t'u do të tregonte talent ose kuriozitet për aktrimin çfarë këshille do t'i jepnit?

Kam vërë re diçka tek vajza ime e madhe. Nuk e di se për sa kohë do të largohet nga talenti i saj, por unë e di që e ka. Asnjëherë nuk e kam nxitur as dekurajuar atë. E kam lënë të ndjekë rrugën e saj. I kam thënë se mendoj se ka një talent të veçantë për aktrim, pasi mendoj se është diçka e mirë të jesh në dijeni të këtij fakti. Gjithmonë është mirë të shfrytëzosh talentin që ke.

-Si kanë reaguar fëmijët e t'u ndaj famës tënde?

Shumë shpejt mendoj se do të shqetësohem për të, pasi ata mbajnë mbiemrin tim dhe janë gjithmonë të ekspozuar. E gjitha është se ata nuk e kërkuan kurrë këtë famë. Dikur pyeta vajzën time të madhe, nëse donte të ndryshonte mbiemrin e saj në shkollë dhe ajo tha: "Jo, unë jam një Pacino. Ky është mbiemri im". Pyes veten se si ndjehet ajo, si mund ta trajtojnë të tjerët, por në fakt u përshtat shumë mirë. Kur ajo ishte 5 a 6 vjeç, në ishim në një restorant italian dhe disa njerëz na u afruan në tavolinë dhe filluan të më flisin, të më kërkonin autografë. Ajo u trëmb dhe u fut poshtë tavolinës.

-E mban mend poezinë që ke shkruar kur lindën dy binjakët e t'u?

Unë shkruaj një poezi në 50 vjet. Kur lindën këta dy foshnje më dhanë një ndjenjë të mrekullueshme. Isha aq shumë i emocionuar dhe i entuziazmuar saqë shkruajta një poezi për ta. E kisha të shkruar në një copë letër dhe pastruesja e hodhi në plehra pa dashje.

-Kur erdhët këtu dje, përmendët një plan për të bërë një kronikë rreth jetës tuaj, pasi e ndjeni që fundi është afër. A ka ndonjë leksino që do të donit t'ja linit fëmijëve të t'u në këtë intervistë?

Këshilla ime më e mirë për çdo të ri është, nëse doni të keni fëmijë, kini kujdes me kë i bëni ato. Ky është parimi im.

-Ju akoma nuk jeni stabilizuar dhe martuar?Është e vështirë. Kam patur marrëdhënie të thella që zgjatën shumë me disa persona - mund t'i quash ato martesa edhe pse nuk ishin. Çdo gabim është i kushtueshëm. Në disa raste jam penduar që nuk jam martuar, të paktën një herë.

-Po tregoheni mjaf i hapur këtë natë. Në filmin tuaj "Chinese Coffee", jakie ndjehet i dhunuar, pasi siç thotë ai, Harry i ka vjedhur jetën, duke shkruar këtë libër. A jeni ndjerë ndonjëherë në këtë mënyrë nga Profesor Grobel, i cili publikoi librin e bisedave?

Larry vuan nga sëmundja e të gjithë shkrimëtarëve, është i pashërueshëm. T'i flet me të dhe në një moment papritur mendon "ai po e regjistron këtë bisedë".

-A jeni i kënaqur me librin që ka shkruar?

Ishte një kompromis. Ka një farë sensi që unë të shkruaja kujtimet e mia dhe Larry të më ndihmonte. Normalisht nuk doja që ky libër të publikohej - Larry e dintë këtë prej 20 vitesh, të paktën 15, unë nuk doja asgjë të shkruar rreth meje. Më vonë, e kupton edhe vetë, gjërat ndodhin, në fund të fundit e pranova dhe i besova Larryt. Asgjë në këtë libër nuk është banale në asnjë mënyrë.

-Keni qenë ndonjëherë i përfshirë në diçka banale?

Kur isha më i ri ishte ajo çështja e seksit. Kjo ishte e gjitha.

-Çfarë do të thotë çështja e seksit?

E kuptoni edhe vetë.

-Jo nuk e kuptoj.

Kur je një yll kinematografie, vjen natyrshëm. Është një lloj rituali.

-Çfarë keni bërë për të menaxhuar presionin e famës?

Shumë vite më parë, në fund të viteve '70, kam drejtuar një tur me kolegët e mi përgjatë bregut Lindor. Aty prezantova një lloj shfaqjeje, duke marrë me vete shumë libra, pjesë poezish, pjesë nga Shekspiri dhe shkrimtarë të tjerë që admiroj, i lexova para të gjithëve dhe më pas vazhduam gjatë, duke folur, dikutuar dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të njëri - tjetrit. Ishte me të vërtetë një mënyrë për të gjetur se ku isha me të vërtetë në atë kohë të caktuar, ishte një lloj terapie në grup për mua. Në fillim të karrierës time kisha me të vërtetë një shpërthim filmash dhe fame - ishte deri diku dërrmuese. Zbulova se, duke folur dhe bashkëbiseduar drejtpërsëdrejti me njërëz të rinj, rreth asaj që unë pëlqej dhe rreth asaj çka po më ndodhte, ishte diçka shumë e mirë për mua. Isha i rrëmbyer nga fama dhe suksesi. Isha një nga tipat, të cilët ju kundërpërgjigjën famës në një mënyrë të keqe. Nuk ka qenë e lehtë. Dhe tani ja ku jam, 50 vjet më vonë.

-Cili monolog ose fjalim i Shekspirit ju frymëzon më tepër?

"Të jesh a të mos jesh" qëndron përtej çdo gjëje që unë mund të perceptoj. Arrij ta kuptoj në një nivel sipërfaqësor, por thellësia e saj thjesht më turbullon mendjen. Mendoj se është fjalia më e bukur e shkruar ndonjëherë.

-Me lançimin e "Duke kërkuar Richardin" dhe pjesës tjetër të filmave të t'u në koleksionin e DVD-ve, po mundoheni t'i tregoni publikut punën për të cilën doni të kujtoheni?

Ekziston një A1 komerciale, e cila është në qarkullim prej shumë kohësh dhe filmat e mi transmetohen vazhdimisht në televizione të ndryshme, jam shumë i mirënjohur - shkoj kudo rreth botës, kam akses mbi shumë gjëra, shumë njerëz, shumë vende dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Por tashmë jam në një pikë ku... mendova se kishte ardhur koha të demonstroja diçka, të tregoja ndjenjat e mia kundrejt disa gjërave dhe çfarë kam pëlqyer atë kohë. Vazhdoj t'i pëlqej akoma, por jo me të njëjtin intensitet si atëherë.

-Çfarë ka ndryshuar tjetër tek ju me plakjen?

Çdo gjë ndryshon me moshën. Pjesët ndryshojnë me moshën, ndjenjat e mia kundrejt tyre ndryshojnë, rolet që kam dashur t'i luaj para 10 vitesh nuk do të doja t'i luaja më tani. Po shikoja "Revolution", dhe gjërat që kam bërë aty, e tmerrshme! Nuk më besohet që e kam bërë unë atë, duket si një njëri tjetër. Thjesht mendimi është i tmerrshëm.

-Çfarë është e tmerrshme aty?

Qëndrimi fizik. U shokova. Nuk mendoja se kisha një qëndrim të tillë brenda vetes dhe nuk isha shumë i ri kur e kam bërë. Isha në fillim të dyzetave. Ishte gjëja e parë, nga e cila u godita, jo nga aktrimi ose ndonjë gjë tjetër, vetëm qëndrimi.

-Në këtë pikë, ju ishit fantastik në "Dick Tracy". Përse nuk keni performuar më tepër role komike?

Shumë njerëz as nuk arrijnë të kuptojnë që unë kam luajtur "Dick Tracy" - s'ka asnjë provë. Emri im nuk ishte në film, pasi çmimi im ishte shumë i lartë. U kënaqa me mundësinë e krijimit të një roli nga asgjëja - nuk kishte asnjë tipar komik të këtij djali, kështu që mundesh të shpik fytyrën, hundën dhe kokën. Jam shumë më tepër një italian europian se sa një italian amerikan. Gjithmonë e kam ndjerë, që e kam patur brenda vetes atë stil komik aktrimi. Nëse mundem, e fus komedinë në të gjithë filmat e mi.

-Kumbari ka qenë histerik.

Nuk do ta laj kurrë këtë faj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora