Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Arif Molliqi: Deklaratë për shtyp e Boksh Barutiti

| E shtune, 10.10.2015, 10:11 AM |


Deklaratë për shtyp e Boksh Barutiti

KOMIDIOGRAFI ISMET BEQIRI DHE STATISTAT E TIJ

Nuk është hera e parë, që Ismet Beqiri dhe statistat e  tij (Haki Rugova dhe Haki Latifi), na dalin dhe japin deklarata komike në emër të LDK-në, se Prishtinës. Kësaj herë nuk thanë asgjë tjetër përveçse krijuan një situatë edhe më komike se sa janë vet ata në rolin që po luajnë. Kësaj shfaqjeje të tyre do t´ia kishin lakmi edhe komediografët më të mirë të botës. E veçanta e gjithë kësaj është se, ata po i luajnë rolet pa pasur nevojë për grimasa të fytyrës. Fytyra e tyre është origjinal në gjithë komedinë e LDK-së, dhe Kosovës. Mirëpo, talenti i tyre për role komike u pa se fundit në reagimin e tyre, “ në lidhje me informatat e publikuara në mediet elektronike, të cilat mbështesin deklaratën e Shefqet Dibranit,…“ siç thotë ata në reagim…

Në fakt, ata e dinë se ajo nuk ishte deklaratë e Shefqet Dibranit por e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër. Por atyre që luajnë role komike u lejohet që edhe të rrejnë brenda rolit që kanë.

Kështu aktorët e kësaj komedie, u pa se rolet i kanë mësuar mirë nga teksti i shkruar nga autori i komedisë. Këta, tekstin e kanë mësuar përmendsh si papagalli, dhe nga angazhimi i tyre në shumë rrole në këtë komedi mustafiane, shpesh nuk ju kujtohet se çka kanë thënë në „aktin“ e parë. Në deklaratën e fundit, ata recituan „vargjet e poetike“ të Agim Veliut që binin ndesh më programin dhe statutin e LDK-së, pasi kryesia dhe kryetari i LDK-së, në Zvicër është zgjedhur në mënyre demokratike dhe në bazë të statutit…

Ju kujtohet kur pas zgjedhjeve, këta komedian patën thënë se ; zgjedhjet e LDK-së, në Zvicër do të përsëriten. Se nuk i pranojnë personat që janë zgjedhur etj. etj…Por, pse? Sepse askush nga të porsazgjedhurit nuk pranuan e, as që pranojnë të luajnë role komike në komedinë e Isa Mustafës dhe Ismet Beqirit. Për të qenë edhe më komike „reagimi“ i komedianëve të Prishtinës, ata thonë: „se përfaqësues i vetëm dhe legjitim i zgjedhur të përfaqësojë zërin e Lidhjes Demokratike në Zvicër, është Haki Latifi,…“

Ketë maskaradë Ismet Beqiri dhe Haki Rugova e kanë ujitur para pak ditësh kur ishin në Zvicër, dhe në vend që të sqaronin gjërat, ata e luajtën rolin  e përçarësve, u takuan me dy-tre veta të „LDK-së“, në krye me Haki Latifin që askush nuk e di, kënd e përfaqëson ai dhe ata rreth tij?!

Kështu, LDK-ja, e sotme ndodhet nën “teatrin komik” të Isa Mustafës dhe Ismet Beqirit me statistat e tij. Harrojnë se loja e tyre e ndyre duke i përçarë mërgimtarët nuk mund të kalojë pa pasoja jo vetëm për  LDK-në, në Zvicër por edhe për atë në Prishtinë... Kurba e lartë e krimit, hezitimi për të i qua proceset përpara brenda LDK-së, mosbindja për të artikuluar kërkesat e anëtarësisë, shkrehja totale e demokracisë brenda partisë, janë pasoja që do pëlcasin një ditë, por ndoshta do të jetë vonë për ketë parti.

Por jo më pak të parëndësishme janë edhe dukuri të tjera, sjelljet komike të të gjithë anëtarëve të LDK-së, qofshin ata në Parlament apo edhe në qeveri.

(Arif Molliqi)