E merkure, 24.04.2024, 07:36 AM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Kuptimi në fizikë dhe kuptimi alegorik i termit “Maja e Ajzbergut”

E shtune, 02.08.2008, 05:16 PM


Kuptimi në fizikë dhe kuptimi alegorik i termit “Maja e Ajzbergut”

Kuptimi në fizikë i termit “Maja e Ajzbergut”:


Vet termi „Ajzberg“ vjen nga gjuhet saksone, gjermanishtja (Eisberg) apo anglishtja (iceberg) që don te thote „Mal akulli“ . Ajzberget formohen ne zonat polare prej ngrirjes e ujnave te reshjeve te shiut, pra te ujnave te pa krype. Keto masa akulli te ujit te ambel kan keshtu nji peshe specifike ma te vogel se vete uji i njelmt i detit dhe asht per kete aresye qe ne baze te parimit te ligjit te Arkimedit ato notojne ne dete.

Tue kene se diferenca e peshes specifike e tyne me peshen specifike te detit nuk asht e madhe, ateher pjesa ma e madhe e ajzbergut gjindet e zhytun nen nivelin e siperfaqes se ujit te detit (afer 9/10-tat e volumit) dhe vetem 1/10-ta e volumit e ajzbergut del mbi kete siperfaqe.


Kur shkeputen keto masa te mdha akulli nga masa kryesore per shkak te ngrohjes, keto male akulli bahen te rrezikshme per anijet lundruese, sepse shifet vetem pjesa ma e vogel e tij ne nji kohe qe pjesa ma e madhe asht nen uje dhe anijet per kete aresye perplasen me masen e padukshme dhe thehen tue shkaktue katastrofe per vete anijen.


(Klikò mbi figure per zmadhim)


Nji katastrofe e njohtun ka qene mbytja e anijes luksoze pasagjersh 
„Titanic“ me 12 prill 1912 per te cilen jan luejt bile edhe shume filma.

Ne ate rast nga 2227 pasagjer te imbarkuem ne kete anije humben jeten 1517. Prandej studimi i tyne ka shume randesi.


Per hapjen e rrugve e anijeve ne akujt polar perdoren akull-thyeset. Lundrimi ne zonat e ajzbergve asht shume i rezikshem dhe kerkon qe te drejtohet nga komandanta ekspert lundrimi anijesh.


Kuptimi alegorik i termit “Maja e Ajzbergut”


Shpesh here ndigjojme neper lajmet televizive apo nder gazeta se asht kape dhe arrestue ndonji mafjoz tue vue ne dukje se ky asht vetem „Maja e ajzbergut“ , dmth pjesa e dukshme e organizimit mafjoz qe asht e padukshme. Psh vjet ne gusht u gjeten te vrar ne Duisburg-Gjermani gjasht italian me origjine siçiljane. Kerkimet e hetimeve se kush i kishte dergue ekzekutuesit materjal per kete vrasje masive u bane ne vendin e origjines se viktimave. Rezultoi se „I mandanti“ dmth „Urdhnuesit“ e kesaje vrasje ishin kapomafjoza ne Siçilje.


(Klikò mbi figure per zmadhim per te pà nga afer se sa i frigshem dhe kercnues asht ajzbergu perpijse)


Natyrisht kush perzihet ne diskreditimin e ekzekutorve materjal te krimit duhet ta kete parasyshe se heret a vone do te kete te baje me „Bosat“ e padukshem, te nenujshem, te cilet menjihere dalin nga uji ne mbrojtje te veglave te tyne ekzekutore, te cilet ne fakt paguhen me shuma qesharake per krimet qe bajne ne sherbim te Bosave, ndersa Bosat kan fitimet e mdhaja.


Ky asht ne fakt organizimi mafjoz i te ashtu quejtunit „Ajzberg“ ku duket vetem Maja e tij.


Ka pase shume njerz te ndershem qe ne ket lufte me mafjen kan rezikue shume dhe disa e kan pague me jete si psh. dy hetuesit e famshem siçiljan herojt Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino te mbytun nga mafje me atentat dinamiti (Shikoji ne fotografine ketu prane). Shpesh here populli i tjeshte nuk flet para mafjoziteteve, sepes ka frike nga hakmarrja e mafjes. Ne italisht kjo heshtje quhet „Omertà“ gja e perhapun shume ne Jug te Italise. E jo vetem aty.


Mafja nuk ka as moral as kufì, por vepron me te gjitha format aty ku ka interesa fitimesh materjale. Kemi ndigjue neper lajme se mafja ka pase dore edhe ne sektorin e ndihmave umanitare, qe dergohen me automjete, me anije dhe deri edhe me avjona civil dhe ushtarak.

Edhe na shqiptart kemi „perparue“ ne kete drejtim dhe jemi ba specialista aqe shume sa qe mafja e jone „konkurron denjesisht“ me mafjet e tjera, perfshi edhe sektorin e ndihmave umanitare.


Me kujtohet ne vitin 1991, kur vijshin ndihmat me kamjona ne Shkoder nga vendet europrendimore per te ndihmue popullin e dalun tashma fukarà nga komunizmi, por si kudo ne vendin tone mjaft organizues shtetnor dhe pseudovullnetar, qe merreshin me shperndamjen e ndihmave mbusheshin ma pare shtepite e tyne dhe te miqve te tyne me keto materjale dhe i shitshin ne treg. Per te mos u dale horlleku organizojshin me vagabonda naten sulme magazinave ose i digjshin dhe keshtu çdo gjurme pervetimi zhdukej. Bile me kujtohet qe ne Puke, kur paten djege nji magazine ndihmash, paten humbe jeten ne zjarr sa veta. E njajta gja edhe me ndihmat umanitare per popullin e masakruem kosovar.


Parè e madhe fitohet nga ndihmat e pashperdame popullit nevojtar.


Mjer ai qe guxon ti veje gishtin pjeses se dukshme te „Majes se Ajzbergut“ , se menjihere ngrihen çakajt e nenujshem dhe e shkyejne!!!!!!

Njerz! Ruejuni nga çakajt se ju shkyejne!


Heshtni o njerz te ndershem, ne mos daçi te keni kokçarje nga çakajt, sepse ata jane te organizuem dhe jane te lidhun edhe me pushtetin, i cili bile edhe i dekoron! I kan rrajte e thella ata.

Shikoni punen tuej o njerz te mire, ne daçi me e hanger rahat me femijt e juej ate kothere buke, qe e fitoni jo me djers, por me gjak, ndersa çakajt kertylen, bajne udhetime jo me parè te zorshme djerse si ju, por me parè ndihmash te pervetueme. Çakajt kan shtepi me nga shtat dhoma. Çakajt per mirenjohje u shtrojne dreka e darka mbrojtsve te vet te nenujshem si dhe ndonji qyqari nevojtar.

Ju nuk e dini se çakajt jane edhe “shpirt-dhimshem” !!!!!!!

Keshtu asht ba kjo bote:
Çakajt jane te mire, jane te ndershem, bile ne disa raste jane edhe shejten.

Mos i prekni shejtnit, o njerz te mire, sepse asht si me preke dreçin.

Paul Tedeschini, Trieste me 02.08.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora