E premte, 29.03.2024, 01:49 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Qazim Shehu: Dibër e Madhe, aty ku rrënojat lëvizin

E enjte, 08.10.2015, 04:51 PM


DIBËR E MADHE, ATY KU RRËNJËT LËVIZIN…

NGA QAZIM D.  SHEHU

Udhëtojmë drejt Dibrës, për të promovuar librin e autorëve Faik Xhani dhe Hatixhe Erebarës me titull “I përkushtuari” kushtuar figurës së arsimit dibran Ismail Erebara. Jemi një grup krijuesish: Mevlud Buci,  folklorist, poet, studiues, Lutfi Hanku, romancier, biograf ;Faik Xhani, poet , studiues, aktivist kulturor, Xhetan Strazimiri, enciklopedist, Velo Cfarku, ish-kryeredaktor i gazetës së Dibrës “Oshëtima e maleve”, gazetar,  studiues nga Golloborda;dashamirës të artit,  Baftjar Gazidede, Ramazan Ilnica etj. Sipas programit,  një natë do kalohet si prelud poetik në Peshkopi, ndërsa të nesërmen do udhëtohet drejt Dibrës së Madhe, aty ku do bëhet paraqitja e librit. Me ne, natyrisht është protagonist, Ismail Erebara. Udhëtimi drejt Dibrës është një freski shpirtërore,  me ndalesat nëpër luginën e Matit,  kalimin në Qafë Bull,  udhëtimin në luginën e Bulqizës , marrjen e kthesës nga Shupenza , pastaj vajtja në Maqellarë dhe,  sërish marrja e kthesës drejt Peshkopisë,  rrëzë kodrash e malesh enigmatikë, pranë fushave të gjëra e të begata,  po ku,  gjithnjë,  Dibra e Madhe herë duket e herë shfaqet në një horizont të afërt aq sa mund tëshohim nga makina sipas pikave dominuese të relievit. Ndarja mizore e tokave shqiptare më 1913 ishte absurd, po absurditeti më i madh është ndarja e Dibrës së Madhe. Ky mendim na rri në vetëdije dhe na shkakton një hije përmallimi. Që të mos largohemi nga protagonisti, Ismail Erebara, i cili na ka ftuar, duhet të mendojmë se ai është nga Dibra e Madhe,  nga fisi i nderuar i Erebarëve. Jeta e tij është një sagë e vërtetë. I ati , Sabriu, shpërngulet nga Dibra e Madhe dhe vendoset në Peshkopi më 1920. Ismaili bëhet mësues dhe emërohet në Normalen e Elbasanit. Kërkon nga Ministria e atëhershme të emërohet në Peshkopi,  për të pasur afër Dibrën e Madhe. Si,  ti t ë ikësh nga Elbasani,  nga shkolla me emër,  nga ky qytet…i thoshin zyrtarët e asaj kohe dhe çuditeshin me kërkesën e tij. Po ata nuk e kuptonin brengën e tij. Ai donte të kishte afër Dibrën e Madhe,  ta shihte me sy,  së paku nga larg. Po Dibra e Madhe iu ndalua nga ai kufi izolues. Eh, çfarë torture shpirtërore ka hequr atëhere i riu Erebara…Ismail Erebara nuk iu dorëzua mosbesimit, ai e dinte thellë thellë në nënvetëdije se do vinte dita të shkonte në qytetin e tij. Në qytetin që i takonte. Bëhet një mësues shembullor,  një njeri që me punën e vet merr disa urdhëra vlerësuese , medaljen” Naim Frashëri”. Po mbi të gjitha,  dashurinë,  admirimin e nxënësve të tij, respektin e pakufishëm të qytarëve dibranë,  të cilët e ruajnë atë me nostalgji,  ku shprehet dhe rritet në një imazh aristokratik figura e mësuesit që shkrihet propocionalisht me atë të njeriut të mirë dhe ecin të dyja në shinat e kujtesës.

+++

Peshkopia është një qytet mbi kodra , një qytet me traditë fjale e mikpritje,  një qytet me dashurinë për punën dhe pastërtinë. Dibranët janë njerëz të heshtur e të zgjuar. Një qytet blirësh,  po një qytet historie ku në qendër të pret figura e Skënderbeut të madh,  bustet e Halil Alisë, Dom Nikollë Kaçorrit dhe Elez Isufit. Ata rrinë nën blirë dhe vështrojnë se si nipat e tyre shetisin në një bulevard të madh , ecin dhe ndalen shpesh pranë tyre. Është një kominikim që ndërlidhet nëpërmjet kujtesës. Së bashku me Mevlud Bucin, poet, kulturolog,  studiues i shquar shetisim nëpër këtë bulevard. Mevludi është dibran nga Katër Grykët. Pasionant,  me miq të shumtë , daxha e nipër e,  ata , pothuajse na tërheqin për mënge për të na ftuar në shtëpi,  ose të paktën për të na dhënë një kafe. E këtu shpërthyhen alegoria dibrane, të folurit me rrotulla,  fjala e mprehtë,  ndonjë   ftesë që bëhet shpejt e nuk realizohet takimi . Mevludi i përgjigjet: ”Nderi u bo, e dashi më gjo…”Peshkopia është një magji njerëzish tëmirë,  punëtorë të edukuar dhe kokulur, njerëzish të dashur, profesionistë e modestë. Një i tillë është Sabri Pira,  mësues matematike, apo Murat Koltraka mësues dhe historian, etj.

+++

Të nesërmen nisemi drejt Dibrës së Madhe. Kur hyjmë në këtë qytet , ata që vijnë për herë të parë ndiejnë atë që mund të quhet konkretizim i ëndrrës . Ja,  kjo është Dibra e Madhe,  qyteti shqiptar, qytet i historisë. Qytet i mbijetesës. Qytet me dibranë të ikur po edh eqytet me dibranë që nuk e kanë braktisur. Sapo ndalemi në qendër një njeri thërret emrin e Mevlud Bucit. Mevludi kthen kokën. Oooo…ku je , more?Është Mexhit Daçi, nip i Mevludit. Po ku je,  mor nip se na mori malli…Si të pashë,  ti sikur dole  të më prisje,  vallahi rastësi e bukur. Mexhiti,  djalë i hallës është i vjetër. Fytyra e tij është e mbushur me mallëngjim…Përqafimi, dhe kaq kohë larg njeri tjetrit  dhe kaq kohë pa u parë…Po si kështu…Për dibranët ka qenë e dhimbshme ndarja e gjatë,  u ndanë djali nga baba, vëllai nga vëllai, gruaja nga burri,  vetëm nga ajo vijë e mallkuar që kalon nëpër një përrua . Për gjithë shqiptarët kjo ndarje ishte një gjymtim kombëtar. Rrimë me Mexhitin në lokal Capa. Rregullsi, fjalë përmalluese. Mevludi e merr në telefon pronarin , po ai është në Shkup. Vjen urdhëri: Pini dhe hani çfarë të doni në lokalin tim…më falni për mungesën. Mikpritja dhe bujaria dibrane është mrekulli, gjest fisnik dhe poezi e gjallë që nuk humb as sot në ethet e modernitetit dhe individualizmit. Dhe i kujtojmë e u sillemi kohëve me Mexhitin, me këtë njeri të mirë. Viziojmë Skënderbeun që është në qendër. Gjyshi i madh na pret me pamjen e vet krenare. Pamje bukur dhe madhështor…arbëror dhe inkurajues,  figura e tij rri në këtë shesh dhe u flet njerëzve çdo ditë….

+++

Në sallën e komunës na pret Ruzhdi Lata, kryetari i komunës së Dibrës së Madhe. Një qytetar i tij, Ismail Erebara promovon librin. E bukur kjo ndërlidhje mesazhore,  respektive dhe domthënëse. Salla është mbushur plot, shfaqet njëfilm  për Ismailin, ndërsa moderator  i talentuar Dëfrim Methasani, dibran,  e bën një qepje poetike të aktiviteti duke i dhënë një arkitekturë të ëndrrës dhe realitetit përzier në një tërësi fluksesh imagjinativë. Figura e Ismail Erebarës nuk mund të kuptohet larg konteksteve historikë. Jashtë fisit të Jashar Erebarës,  jashtë Dibrës, ai sot është në qytetin dhe shtëpinë e tij. Flitet nga autori i librit Faik Xhani, Mevlud Buci, Krytari i komunës,  Ruzhdi Lata, Velo Cfarku , Lutfi Hanku etj, recitohet nga Hatixhe Erebara, thuhen fjalë përshëndetëse, dhe aty e mësojmë se boksieri bulqizak Xhetan Keta e ka ftuar Ruzhdi Latën në Nju Jork për të ndjekur ndeshjen e tij të boksit me një boksier serb. Një ftesë domethënëse,  vëllazërore nga një qytetar i Dibrës që i bëhet një autoriteti të trevës së Dibrës. Dita mbushet me simbolikë njerëzore dhe simbolikën kombëtare. Në trevat shqiptare simbolika kombëtare gjithnjë rri në shtratin e përditshmërisë dhe s`mund ta shmangësh, sepse historia që nga lashtësia deri tek më e afërta,  është një histori mbijetese ndaj invazioneve të huaja. Shqiptari asnjëherë nuk e ka lëshuar truallin e tij edhe kur i është dashur të ikë. Fjala elokuente,  e mençur e Ruzhdi Latës para qytetarëve të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe, në sallën e komunës , përvijohet dhe shprehet në zbërthimin e natyrës së dibranit që i shkon përshtat edhe Ismail Erebarës. Dibrani kudo që ka shkuar,  pasurinë më të madhe ka pasë arsimin,  dijen,  kulturën,  prandaj edhe është dalluar si mendjehollë e njeri që është respektuar prej mendjes. Kjo veçori nuk është një indoktrinim mediatik,  po një e vërtetë kulluese si drita e diellit.

+++

Le të kthemi sërishtek Ismalil Erebara,  ky promotor dhe njeri i mirë i arsimit në Dibër. Për të flasin mirë të gjithë nxënësit e tij. Është një kohë që përpjestohet bindshëm nëpër rrjedhën e saj, ajoqë quhet koha e njeriut. Koha e njeriut profesionist dhe të moralshëm,  e njeriut që ka kuptuar rrjedhat e saj,  i cili ka dashur të shënohet nëpër të natyrshëm,  i cili është sot si dje dhe dje ka qenë si sot , po njësoj. Njeri gjurmëlënës,  Ismail Erebara me dashurinëdhe mirësinë,  korrektesën,  besueshmërinë,  dritën e arsyes së saktë,  matematikanin dhe mësuesin,  mësuesin dhe edukuesin,  i cili i lindur nëDibër të Madhe mbart dhe sintetizon gjithë atë gjërësi shpirtërore që ia jep ky qytet i Dibrës sëMadhe. Duke biseduar dhe vështruar portretin e tij , njeriu beson  në aristokracinë dhe vlerat e hershme që mbart ky qytet. Ndaj takimi pë rtë nuk do shumë fjalë  se ato secili i kupton , i ndjen , i parathotë dhe ka kohë t`i artikulojë në kontekste më të gjëra,  duke kuptuar se njerëz të të tillë nuk e kanë ndëtuar profilin e tyre nga hatërstilizuesit e ngeshëm,  po nga madhështia e punës dhe e sjelljes. Të them të drejtën,  kur i takoj njerëz të tillë,  si,  Ismail Erebara, Lutfi Hanku apo ndonjë tjetër,  gjendem para një emocioni të ri ose para shpresës së një besimi se pas pak diçka e bukur do vijë pas takimit me ta. Të dy,  profesorë dhe njerëz të nderuar, aktivë dhe    të gjendshëm,  klasikë dhe modernë,  të intonuar me të djeshmen dhe të sotmen. Modestë dhe besues,  inkurajues dhe të heshtuar,  ata më sillen gjithnjë në nevojën për të menduar ndryshe. Po çfarë përfaqëson Ismail Erebara?. Kjo pyetje që u sqarua nga radhët e mësipërme dhe më vërtitet si shkak për mbylljen e kërtij shkrimi. E theksova në fjalën time se mësues të tillë i përkasin një kohe të caktuar,  në bakllafaqje me perceptimin që i japim sot figurës së mësuesit në një shoqëri të caktuar,  të çakorduardhe impresuar nga dilema ekzistenciale. Në një shoqëri  që figurën e mësuesit e zhvlerëson përmes dilemave sociale . Ai vjen si një model që i flet të sotmes. Dhe nuk mund të kuptohet figura larg binomit njeri -qytet -vendlindje,  shtresëzimi qytetar tek ai ëshë diçka që buron natyrshëm , ndoshta edhe vetë ai pa e kuptuar dhe pa menduar për të. Është shtresëzimi qytetar i Dibrë sëMadhe,  qytetit shqiptart që me shpërfilljen e vet madhështore i shmangu ngricat e acarta sllave , bëri dhe bën jetën e vet…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora