E premte, 19.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Abria dhe shtatori

E marte, 06.10.2015, 07:17 PM


ABRIA DHE SHTATORI…

Nga Dibran Demaku

Nëse shohim hartën gjeografike të Kosovës,fshati Abri i komunës së Drenasit ndodhet në zemër të Kosovës,apo të themi më mirë është vetë zemra e Kosovës.Me një pozitë tillë gjeografike,por fal edhe burrave të vendit e të kuvendit,ky fshat,në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar,njihet për trimëri,besë,burrëri e mençuri…Pra,fal burrave të mendjes,të penës e të pushkës,fshati në fjalë jetën e vetë nëpër histori e jetoi si të thuash në mënyrë autonome,apo të pavarur,vizavi pushtuesëve të shumtë,deri tek agimi i lirisë,pas luftës së fundit,të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe të kombit!...

Në të tri luftrat e fundit,që në retorikën e të mençurve të këtij fshati,përmenden si:Lufta e Azem Bejtës(lufta e çetave të Azem Bejtës gjatë luftës së parë botërore dhe pas saj kundër Serbisë);Lufta e Shaban Polluzhës(gjatë luftës së dytë botërore,apo pas përfundimit të saj,kundër partizano-çetnikëve serb) ;dhe e Ushtrisë lirimtare të Kosovës  dhe e kombit kundër pushtuesit serb;Abrijasit gjithmonë kishin ditur të gjenin atë rrugën më të drejtë të luftës,që do të thotë se ata pushkën e kishin ndezur në mbrojtje të kombit dhe të kombëtares!...

Në rrafshin e burrërisë,të besës e të mençurisë,ky fshat mund të krenohet me burrat që lindi dhe mbajti në gjirin e vetë.Ata,pra ,Abrijasit e burrërisë, të besës e të mençurisë,emrin e tij e kanë ngritur në piedestalin më të lartë të historisë sonë kombëtare.Në këtë rrafsh historia e këtij fshati është plot e përplot me ata që e nderuan fshatin e vetë,por që ne në shkrimin tone do t`i përmendim vetëm disa nga ata,duke shpresuar se të tjerët nuk do të lëndohen, e që janë:Xhemajl Abria,Arif Tahiri,Hazir Alia,Hajriz Demaku e shumë e shumë të tjerë…

Të gjitha këto nuk do të kishin shkëlqimin e duhur në histori sikur Abrijasit mos të shkëlqenin edhe në Luftën e fundit çlirimtare.Në këtë luftë Abria dhe abriasit do të ishin si të thuash nismëtarët e parë të kësaj lufte,sepse Ushtria çlirimtare e Kosovës,apo si të thuash ato çelulat e para të saj do të shiheshin në malet e Abrisë.Edhe postoblloku i parë i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të ngrihej në hyrjen e rrugës malore,nga kalonte e kalon edhe tash rruga që të qon nga Drenasi në këtë fshat.Përveq kësaj ,në verën e vitit `98 në këtë fshat do të ngrihej edhe Poligoni ushtarak,ku do të ushtroheshin ushtarët e rinj,nën përkujdesjen e Komandantit të njohur të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës,Fehmi Lladrovcit,tash hero i kombit.Mbase edhe vetë ky fakt do të mjaftonte që ushtria e armikut,kur do të hynte në këtë fshat në atë fund shtatori do të mundohej që të shkulte gjithçka me rrënj,duke u munduar që ta shkulte me rrënj edhe vetë emrin e fshatit…

Ofensiva verore e `98-ës e ushtrisë armike,kundër fshatit Abri,do të niste nga fundi i shtatorit të atij viti.Deri atëherë kishin rënë njëra pas tjetrës pothuajse të gjitha pikat e rezistencës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.Kishte mbetur e papushtuar vetëm Abria,që si të thuash ishte edhe halë në sytë e armikut.Flamuri kombëtar  valvitej ende mbi kulmin e shkollës fillore të këtij fshati,në lokalet e së cilës shkollë ishin vendosur me qindra civil të ikur nga vendet dhe fshatrat e tjera të rëna nën mëshirën e pëmëshirë të armikut.Ushtria armike serbe e kishte rrethuar nga të katër anët e horizontit fshatin Abri.E kishte rrethuar në të katër anët e horizontit ,por sikur nuk kishte guxim të vazhdonte më tutje!Priste edhe përforcime të tjera nga toka e nga ajri,sepse e dinte se në Abri do të haste në rrezistencë të fortë!

Abriasit së bashku me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,që ndodheshin në fshat në atë fund shtatori të `98-ës,e dinin se ishin të rrethuar në të katër anët e horizontit nga ushtria serbe.E dinin edhe se një ditë ata do të sulmoheshin nga ushtria armike!Ata e dinin se u kishin mbetur vetëm dy rrugë:Të lëshonin fshatin  dhe të iknin para se forcat serbe të hynin  në fshatin e tyre,apo të rresistonin me luftë duke mbrojtur fshatin!Ata kishin zgjedhur rrugën e dytë që të rrezistonin me pushkën ndezur kundër armikut e që ishte rruga e nderit dhe e lavdisë!...

Dhe luftëtarët e lirisë do të qëndronin natë e ditë nëpër pozicionet e tyre të luftës,duke e ditur se një ditë do të sulmoheshin nga ushtria armike.Dhe ajo ditë do të vinte…Në një mëngjes të hershëm të atij shtatori,njëra nga pararojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,do të lajmëronte ushtarët që rrinin ditë e natë të gatshëm nëpër pozicionet e tyre,se ushtria armike kishte nisur marrëshimin e saj   në drejtim të fshatit Abri nga të katër anët e horizontit!Luftëtarët e lirisë e kishin ndarë mendjen që të mbronin fshatin dhe fshatarët e tyre,por edhe civilët e shumtë që strehoheshin në lokalet e shkollës së fshatit.Por,taktika e ushtrisë armike,që fshati i tyre të sulmohej përnjëherë dhe nga të katër anët,kishte ndikuar  që edhe ata të ndërronin taktikë:në momentin e fundit kishin vendosur që fshatarët e pamundur për luftë si dhe civilët e shumtë që ndodheshin në lokalet e shkollës së fshatit të tyre, t`i largonin nga fshati në ndonjë vend më të sigurtë dhe armikun ta prisnin vetëm ata që ishin të përgatitur për luftë! …

Por…ushtria armike po i afrohej fshatit me shpejtësi e popullata e pamundur e fshatit si dhe civilët e shumtë ende nuk kishin arritur të lëshonin fshatin!Disa nga trimat do t`i linin pozicionet e tyre dhe do të zinin pozicione të tjera që ta ndalonin ushtrinë armike ,derisa të largohej edhe fshatari i fundit i pamundur për luftë!Dhe…do të niste lufta! Plumbat e parë do të ndizeshin nga pozicionet e luftëtarëve të lirisë!Armiku i bafasuar nga krismat e pushkëve të luftëtarëve të lirisë,që nuk i priste në atë vend dhe ato pozicione,në fillim do të çoroditej krejt! Dhe…do të niste tërheqjen!Në tërheqje e sipër do të kërkonte përforcime!Do të kërkonte përforcime nga toka e nga ajri.Dhe në qiellin e kaltërt të asaj dite të atij fundshtatori,do të shiheshin si shpend tek fluturonin helikopterët e ushtrisë armike!Ushtria armike tashmë e përforcuar nga toka e nga ajri do t`i sulmonte pozicionet e luftëtarëve të lirisë!Por,ata luftëtarët e lirisë do të ndiznin edhe mëtutje plumba nga pushkët e tyre në drejtim të forcave armike,që po sulmonin nga toka e nga ajri! Në një luftë të pabarabartë në mes të luftëtarëve të lirisë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike do të vriteshin shumë ushtarë armiq,por do të binin edhe dëshmorët e parë të lirisë,lule të Abrisë:do të binte në fushë të nderit Mësuesi Vesel Demaku me dy ish nxënësit e tij Valdet Xhemajlin dhe Afrim Hajdarin!...

Pastaj ushtria armike do të hynte në fshatin Abri dhe do të bënte masakra në trupat e atyre që për një arsye apo për një tjetër nuk kishin arritur të lëshonin fshatin e tyre.Do ta masakronin edhe nëntëdhjetvjeqarin Lan Demakun,por masakrën më të madhe do ta bënin mbi Familjen Deliu,masakër tepër e dhimbëshme dhe e cilado të trokiste në mendjen dhe në zemrën e krejt njerëzimit të planetit dhe që do të arrinte edhe në mendjen dhe në zemrën e të mëdhenjëve të politikës botërore,dhe do të bënte atë kthesën e madhe në favor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë pushtuese serbe!Nga masakra e ushtrisë serbe mbi Familjen Deliu të Abrisë,do të sqarohej përfundimisht se kush luftonte për liri dhe kush për pushtim dhe kundër lirisë!...Dhe kështu Ushtria Çlirimtare e Kosovës,si forcë ushtarake, dhe Kosova si vend do të hynte në agjenden e politikëbërjes botërore si vend dhe si komb që bënte luftë për liri!...

…dhe sot në liri Abria dhe shtatori janë një binom i pandashëm.Sa herë vjen fundi i shtatorit të çdo viti,Abria dhe Abriasit e kujtojnë atë fund shtatori të `98-ës,që në memorjen e tyre sjell lot dhembjeje dhe krenarie! Ata,pra Abriasit,çdo fundshtatori i stolisin me lule të freskëta varret e dëshmorëve të fshatit të tyre,të cilët e dhanë jetën për lirinë që ata e gëzojnë sot!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora