E premte, 29.03.2024, 09:20 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka?: Si të shpëtojmë nga grabitçarët

E marte, 06.10.2015, 06:08 PM


SI TË SHPËTOJMË NGA NJERËZIT TANË GRABITÇARË

Nga Afrim Caka?

Dënimi me vdekje do të ishte “një shkurtim rrugë” për të mos përballuar sfidën e një shteti që një shtet me institucionet e tija të drejtësis që ka për edukimin e grabitçarëve. Është diçka që kërkon shumë guxim dhe impenji, por, gjithsesi, e mundur...

Në Kosovë ka çdo ditë që mjedisi është “helmuar” keqas nga korrupsioni, vrasjet për grabitje pronash etj... Dhe, ç’është më e keqja, mungon besimi. Mungon besimi, duke filluar në të gjitha nivlet e shtetit! Mund të them me plot bindje se pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria dhe drejtësia! Nuk dua ta bëjë krahasimin mes Kosovës dhe Afrikës apo Kores Veriore.

Ku duhet ta kërkojmë fajin apo drejtësinë?

A ka mundësi t’i shpiejmë këta dreq grabitçarë diku gjetkë! Le t’i marrë dreqi. A sikur t’a thyejnë qafen njëherë e mirë, prej kohësh të bezdisshëm të shitur, të blerë, të shitblerë...

T’u hedhim një sy fakteve pak më të hershme për të ardhur në kohë më të afërta. Nga e morën këta sejmenë të egërsuar këto pallate, pasuri prallore!?

Qëllimisht e “vodha” këtë thënie nga një Kroat.

Ante Bruno Buši? kroat i vrarë në Paris më 1978 nga shërbimi Jugosllav UDB-a. Kroati largpamës e ka berë këtë deklaratë:

“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin tonë do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët!”.

Secili gjatë shekujve na kanë vrarë, vjedhur e plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin e vrasin këta tanët, dhe kur t’ia shesim pasurinë tonë rrotave të s’amës nga e gjithë bota dhe makro–vjedhësit. Do të vërsulen kunder nesh sikur hijenatë grabitçare. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë:

“Si të shpëtojmë nga njerëzit tanë grabitçarë”?.

Çka bie në sy në këtë mesazh është fakti se autori i këtij mendimi ka vënë së bashku mos heshtje, dhe fjalët si një elementë të rëndësishem ndaj krimit të organizuar. Të shkruash apo të flasish për krim të organizuar në media duket is paradoks, por pikrisht në një paradoks apo “çmenduri” të tillë qëndron edhe mesazhi ynë dhe me peshë për këtë popull të përgjumur nga frika apo nga injoranca. Ne nuk e njohim mirë vetveten, duhet të lind dhe thellohet mendimi dhe kuptojmë me më shumë me qartësi këtë fenomen me përmbajtje kancerogjene për shoqërinë shqiptare. Çdo ditë na bie në sy kjo kakofoni shurdhuese, gati, gato çoroditëse e shpeshherë e dhunëshme e konfliktuale. Kjo në jetën tonë të përditëshme po shndërrohet në ngulfatje, në vetvrasje për njerëzit modernë dhe për njerëzit e thjeshtë. Ky imazhë na detyron të mendojmë mirë për të mirën e atdheut e pra edhe për imazhin që u jep shqiptarëve që e shohin dhe prekin këtë zullum.

Ndërsa sot!

Të njejtin mesazh e kam edhe unë. Se në gjuhen shqipe kjo, pa dyshim, i iriton, i ngacmon, i tundon, i zemëron, i thumbon këtë lëkoni hajdutësh e maskarenjësh.

Shkatrruan dhe vjedhën të gjitha. Unë desha të shtoj vetëm këtë:

“Sa gjëra kanë ndryshuar për të keqë gjatë këtyre viteve në botën e shoqërisë shqiptare, në botën e krimit politik, në botën e edukimit se ky (edukim) është arma më e fuqishme që mund të përdoret për ti ndryshuar plaçkitësitë dhe dhunuesit e pasurive shtetërore. Dhe vetëm kjo dritë ndriçon me të vërtetë të gjitha skuatat e errëta të krimit politik!”.

Një shtet lëvdohet me rrugët e tij të mira, tjetri me ligjet e tij të mira. Një shtet i mirë i ka të trija. Në tërë ruzullin tokësor mashtruesit, tradhtarët dhe hajdutët po luftohen, ndërsa te ne ky model kulturor po kultivohet dhe mbrohet me ligj!?

“Si të shpëtojmë nga shqiptarë e grabitçarë”?. Marrëzia shqiptare, në orën e ligë, kanë ditur gjithmon të bëhen grusht, kurse ne jo.

Në këto ditë po flitet shumë për kufirin artificial në mes të serbisë dhe Kosovës e njohur si demarkacioni në mes dy popujve me gjuhë, histori dhe kulturë të ndryshme.

Me deshirë dhe modesti dhe pa ndonjë hezitim të vogël do të doja të merrja pjesë në një debat të hapur nga publicistë të njohur... dhe nuk pres dhe nuk shpresoj që dikush të hapë debat mbi temat që na shqetësojnë. Sigurishtë që ka njerëz, nga trajtimi i këtyre problemeve varet edhe mbijetesa e një shoqërie, nëse ky popull trutharë do të vendosë themelet për të ardhmen e këtij shteti me paterica. Për fatin tonë të keq se në Kosovë mungon një kritikë e shëndoshë. Gjithashtu, duket qartë se edhe vetë mediat sheshherë vihen në sherbim të të harbutëve “skllavërisë” së tyre, duke mbetur të ngujuara brenda klanit politikë.

Po o Përendi O ti njeri zemërbardhë Përendi O ti njeri i mirë. Shpëtoje Dardanin nga halabakët grabitçarë. Interesi kombëtar nuk bënë të bjerë viktimë e liderve analfabet, hipokritëve, gënjeshtarëve dhe injorantëve politikë! Së fundi, është elementi intelektual shqiptarë ai që e përcakton drejtimin e politikës dhe kulturës, megjithëse, në këtë fushë, duhet të marrin pjesë aktive edhe qytetarët që kanë nuhatje politike. Duhet të bëjmë diçka. Si kundërshtar politik të këtij rezhimi, a duhet t’a lëmë një regjim të njollosur e të pështyrë. Atëherë në Republikën tonë dhe forca e demokracisë është në duart e popullit. Çfarë presim?

Kjo dukuri është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indiferent para këtij realiteti të egër kancerogjen. E vërteta për t’ia çjerrë maskën këtij fenomeni çoroditës, këtij krimi të organizuar...

Gjithçka zhvillohej në heshtje. Ky fenomen, hyri brenda nesh dhe u bë pjesë e jetës shoqërore. Nuk besoj të gjendet në botë një qeveri më e pluhurosur se qeveria e jonë. Gjithçka është prishur, gjithçka është pa ngjyrë. Gjithçka e shkatrruar, pa shprehje. Gjithçka është shndërruar në kufom e moçal. As dekompozimi i vdekjes nuk do të na përçudnonte më keq sa kaq. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë. Popullit duhet t’i tregojmë rrezikun që na kërcnon nëse nuk përpiqëmi të ecim vetëm, me këmbët tona.

Ç’janë këto kakofoni hajdutësh?

Më të vërtetë jeni të qetë, ate që bëni?

Thashethemja dhe krimi i organizuar ka marrë qiellin. E pse jo. Se mos është hera e parë. A është normale kjo? Sigurishtë që jo. Përditë përballemi me haraqëxhinjët, me poshtrimin, me vuajtjet, me pamundësin, me errësirën dhe deri në shpërbërjen e shtetit në enklava sllave e arabe dhe të gjithë të rinjtë mendojnë të ikin nga kjo Kosovë, sepse diku tjetër ndoshta mundë të gjejnë një jetë më të mirë! Mendoj se duhet dhe mund të bëhet debat me njerëz me mendje të shendoshë dhe jo me "skllevër" të heshtjës, injorancës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo kua zimodo (ndyrësi, sjellje e poshtër) u dëshmua menjëherë gjatë dhe pas luftës së fundit 1999, se vetë loja e tyre, se aty qëndron vlera dhe bukuria e tyre në vjedhje e fasifikime. Deri në, rikthimi i Kosovës nën serbi.

Gjithmon, një pjesë e madhe e qeveritarëve injorantë dhe të paaftë vendosin për çdo gjë. Madje, këtu është tepër e vështir se kemi të bëjmë edhe me një mendje jo normale, me njerëz jo normal. Të krijohet një solidaritet më i fortë. Sot pushtetarët pasurohen, pasurohen gjithnjë e më shpejtë. Solidariteti ynë është gjithnjë më i rrallë. Jemi dëshmitar të një eurozioni të shpejtuar moral.

Hapni sytë, pra! Tani emri qeveri, me të cilën e quajtem atë, u bë i përgjithshëm për të gjithë, kurse ne u bëmë pjesë kësaj bande azapësh e harbutësh, bashkë me karakterin e tyre! Por mos të harrojmë, se këtu po flasim për pinjollët e serbisë, për mbeturinat e popullit shqiptarë. Dhe, këta njerëz nuk janë dashamirë të Kosovës. Edhe pse shteti flet tërë kohës:

“Unë jam shërbetor i populli!”.

Në realiet është pikrisht e kundërta. Këta shërbetor u bënë zotër, sepse në duart e tyre është pushteti, atyre u përket e gjithë pasuria, ata e kanë dhunën dhe armën. Dhë ata e përdorin gjithë këtë fuqi kundër pak individësh të pabindur, të pabindur e së pavërtetës, që rebelohen kundër traditave të vdekura, përdorin dhunë kundër popullit. Sa i përket kësaj, po, mendoj se veprimi i këtyre tipave nuk është thjesht një veprim gjakftohtë, por diçka më e madhe. Është e çuditshme, por, jamë i bindur se këta njerëz janë një kërcnim i vërtetë. Mua, kjo më shqetëson shumë. Gjithçka që duhet të bëjmë është të ndjekim rrugën që ka përshkuar demokracia. Shpresoj që kjo te atdhetarët demokratë të mos shëndrrohet në një prirje të përgjithshme... Ky do të ishte fundi i demokracis dhe fundi i Kosovës. Unë mendoj kështu, të tjerët ta gjykojnë mendimin tim.

Më thoni sinqerisht, miqë, a ju bezdis shija e keqe? Mungesa e përgjegjësisë së këtyre është ulëritëse. U janë falur gjer tani shumë lajthitje e mëkate, por kjo e kapërcen çdo kufi. S’është më fjala për lajthitje e mosdije, është fjala për një krim dhe tardhti ndaj atdheut.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora