E enjte, 28.03.2024, 03:38 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Beqir Cikaqi: Për një fillim të mbarë

E marte, 06.10.2015, 06:40 PM


Aktiviteti i Shkollës Shqipe në Itali

PËR NJË FILLIM TË MBARË...!

Nga Beqir M. Cikaqi

Në vazhdën e përgatitjeve për vitin  e ri shkollor 2015/2016,  në Shkollën Shqipe të MP në Treviso është duke u bërë përgatitjet përfundimtare, andaj koordinatori i Shkollës Shqipe në Treviso (Beqir Cikaqi), këto ditë pati një takim me ambasadorin  shqiptar në Slloveni, me shkëlqesinë e tij z. Pëllumb Qazimi. Takimi u zhvillua në ambientet e ambasadës në Lubjanë, ku të pranishëm ishin edhe presidentja e Shoqatës ILIRIA Treviso, zonjusha Ermira Zhuri dhe z.Muhamet Murtezani, drejtues i grupit të valleve në Shoqatën ILIRIA. Takimi, ishte i ngrohtë dhe përzemërt, ngase ambasadori Qazimi e bëri të pamundurën të mundur që të zhvillohet ky takim,të shtunën në orët e mbrëmjes në zyrën e ambasadorit.  Z. Pëllumb Qazimi  për Shkollën Shqipe të Trevisos dhuroi disa ekzemplar  të librave për  Shkollat e Mësimit Plotësues të miratuar  Ministria e  Arsimit dhe Shkencës në Tiranë, me titull: TË MËSOJMË GJUHËN AMTARE DHE KULTURËN SHQIPTARE, për nivelet 1,2 dhe 3 nga autoret: Ikballe Isaku, Fatmir Xhemalaj, Anila Hasani dhe Artur Hasani, si dhe  ABETAREN me Fletore Pune-hap pas hapi, të autorit Bahri Beci. Shkolla Shqipe  Trevizo, e falënderon  z. Qazimi për gatishmërinë e treguar duke na dhënë kurajë e inspirim shtesë për të vazhduar përhapjen e njohurive për gjuhën dhe kulturën shqiptare  tek brezat që lindin jashtë mëmëdheut. Zoti Pëllumb Qazimi është një personalitet me karakter të lart njerëzor e kombëtar, në realitet është një ambasador në kuptimin e plotë të fjalës dhe veprës!

Për kundër  zotimeve të drejtuesve se këtë vit do të fillohet pa vonesë, prapë se prapë për arsye procedurale e formale, viti shkollor në Shkollën Shqipe  të Trevisos, do të fillohet për disa javë me vonesë. Kjo vonesë vjen për arsye të renovimit të lokalit në Paderno, ndërsa në paralelen që do të hapet në Quinto(TV) këto ditë do të bahet ndërrimi i udhëheqjes-mbikëqyrësit të lokalit ku do të mbahet mësimi. Andaj,  mësimi në Paderno do të fillojë me ditën e shtune me 17 tetor 2015(kur pritet përfundimi i renovimit të objektit), si zakonisht nga ora 16.00, ndërsa në paralelen e Quintos, deri sa të na sinjalizojnë drejtuesit e ri të lokalit ku do të zhvillohet mësim.

Shkolla Shqipe e Trevisos, që funksionon nën ombrellën e Shoqatës Kulturore ILIRIA Treviso, këtë vit shkollor do të jetë ma e fuqishme, pas  hapjes edhe të paraleles në Quinto(TV), sepse krahas rritjes së numrit të nxënësve, shtohet edhe numri i mësuesve vullnetar,  pra nga dy sa kishte (Beqir Cikaqi e Malsore Shaqiri ) në tre. Është z. Bajram Desku, ish profesori i Shkollës së Mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë, i cili është më meritori për hapjen e kësaj paralele. Mësuesit e kësaj shkolle të shtunën me 10 tetor 2015 do të jen prezent në takimin me Mësuesit shqiptar të MP në Itali, që do të organizohet ne Cartegliano(lokaliteti Bassano del Grappa) ku do të jen të pranishëm edhe autoritete nga dy shteteve shqiptare.

Mësuesit e Shkollës Shqipe të Trevisos,  iu bëjnë thirrje publike edhe një herë të gjithë prindërve shqiptar në Treviso, që  ti sjellin fëmijët e tyre në shkollën shqipe; kanë një orar shumë të përshtatshëm(çdo të shtune nga ora 16.00 deri në 18.25); nuk kanë asnjë detyrim material; të gjitha tekstet mësimore i kanë falas...

Të nderuar prindër mos hezitoni...!

Shkolla Shqipe Treviso.Itali

05 Tetor 2015



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora