E premte, 19.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Demaçi po vdes me shamjet në gojë

E marte, 06.10.2015, 08:20 PM


ADEM DEMAQI PO VDES ME SHAMJET NË GOJË KUNDËR PRESIDENTIT TË DARDANISË DR. IBRAHIM RUGOVA

Nga Bardh M. Nengurra

Disa njerëz jan aq trutrash dhe aq të pagëdhendun në tru, sa edhe shpirti i tyne asht plot urrejtje nga i cili panderpre villet helm  kundër të tjerve, kundër  individve dhe gjanave qe ai tru debil i fikson, i xhelozon, dhe asnjihere nuk ka mundësi të pranojë madhështinë as superioritetin e tjetrit.

Shembull tipik i xhelozit, urrejtësit, smirziut, trudebilit, shpirtngushtësit e shpirtziut asht padyshim Adem Demaqi.

Edhepse po bahen gadi 10 vjet që prej kur iku në botën e Amshueme Lideri i madhë i shqiptarve në fundshekullin e 20 dhe fillim shekullin qe po e jetojmë Dr. Ibrahim Rugova, njeriu qe nga pjesa ma e madhe e botës demokratike e civilizuese  konsiderohet LIDER dhe Kryetar i gjithë shqiptarve e jo vetëm i Dardanisë në kohen që AI jetojë, ndërsa nga shqiptarët  patriot e të mirfilltë nga ata qe nuk jan të ngjyrosun me ideologji pansllave dhe bolshevike apo me ideologji fetare afro-aziatike Ibrahim Rugova konsiderohet dhe pranohet si SHEJT si njeri që me vizion dhe filozofi të panjohun deri në atë kohë shpëtojë popullin e vetë nga zhdukja dhe shfarosja qe i kerrcnohej nga forcat policore e ushtarake te shtetit komshi Serbisë.

Diri sot askush ma shumë se njerzit shqipfolësa me shpirtin perplot ideologji e fanatizem per komunizmin dhe stalinizmir rus si Adem Demaqi e Rexhep Qosja si dhe rrugaqet e të ashtuqujtunave Shoqata të Veteranve të Luftës nuk doli kundër personalitetit Ibrahim Rugova.

Madhështia e respekti qe ka nga mbar bota ky Lider shpirtnor dhe udhëheqës i permasave botnore per popullin e vet i tmerron minakat Adem Demaqi dhe Rexhep Qosja.

Për Adem Demaqin kan folë shumë studjues, kan folë shumë të ashtuqujtun të burgosun politik, bashkveprimtar të ti, kan folë e kan shkrue edhe shumë analist, shumë gazetar dhe mbi të gjitha dhe mjaftë bindshëm ka folë Akademik Prof. Mark Krasniqi i ndjer në studio të TV-vë të Dardanisë.

Për personalitetin kontraverz dhe të dyshimt , të dyshimt deri në shkallë bashkpuntor të UDB-së disa kan shkrue edhe libra.

Për Adem Demaqin nji bashkveprimtar dhe vujtës i burgjeve në kazamatet serbosllave flet në dy librat e ti. Pra shkruen Ramadan Haziri se si Adem Demaqi ka shpiunue mes tjerve edhe të Madhin burr të Dardanisë Metysh Krasniqin.  Se çka ka veprue Adem Demaqi kundër Metush Krasniqit mund ta gjen lexuesi në librin :  " IMAZHI I VËLLAUT NË SYTË E MOTRËS " - Ramadan Haziri.

Por mund të lexoni e kuptoni se sa anmik i Metush Krasniqit ka qen Adem Demaqi edhe në librin tjetër të Ramadan Hazirit në romanin ; " KREANARIA " që i kushtohet fund e krye Metush Krasniqit.

Në librin e parë lexone faqen 140-141 ndersa në të dytin faqen 209-210 dhe aty do shihni se kush ka qen që në start të paraqitjes së ti si veprimtar Adem Demaqi!!!

Adem Demaqi i pergdheluni i pushtetarve sot ashtu si ka qen gjithmonë edhe i pushteteve okupuese komuniste jugosllave asnjihere nuk pran pa kritikue pushtetarët e pa shpernda mend për krejt shqiptarët, por bahet ma i avashem dhe ma i heshtun vetem kur pushtetarët i japin far shumash me euro, kur i japin far lavdate. Posa hesht nese pushtetarët i thonë ai fillon perseri me ulurimat e tia dhe derdh vner kunder personave te caktuem , kunder të cilve e ndersen politika aktuale e shteteve Shqipni-Dardani qe jan me pushtete tipike anarkike, komunisto staliniste.

Kam ardh nga pushimi katër muejsh në Dardani dhe edhe disa vizita qe i bana në Shqipni. Atje gjatë fund qershorit ndëgjova nji histori per Adem Demaqin. E kisha lexue se ai asht i sëmuet dhe se asht i shtrimë në spital. Nji ditë në nji vend në nji grup miqësh nga nji infermiere që punon në QKUK në KIRURGJI ku udhëheqës asht i biri i Adem Demaqit , Shqiptar Demaqi dhe ajo na tregojë këtë histori;..... Ademi ishte i shtrim në spital por shkaku i kushteve aty drejtori i repartit i biri Shqiptar Demaqi e merr e dergon në shtëpi të veten dhe të nesermen më thirre mu dhe dy kolege tjera te mijat dhe na thotë, nga sot vendi i punës juve trijave ju ndërrohet. Na kapi paniku dhe frika se çka paskem ba , kur "Dr" . Shqiptar Demaqi na thotë juve do shkoni ti sherbeni babës tim në shtëpinë time, atje do jetë derisa ai sherohet vendi i juej i punës. Reagova e para dhe i thash se nuk kam asesi mundësi se kam femijët e vegjel në shtëpi dhe me arsytim të njejt reagoj edhe kolegja e dytë, mirpo Shqiptari na kerrcnojë me nderpremje të mardhanjes së punës nese se pranojmë ate qe ai na thotë. Per fat kolegja e tretë i tha, jo mos u ban merak fare na jep vendimin se na largon nga puna qe tani , dhe shkrueje arsyen pse e ban këtë dhe do shohish se si do ndahesh me mu.

U inatos Shqiptari dhe iku. Të nesërmen ai shpalli konkurs per tre vende të reja pune dhe i pranojë tri infermiere dhe i dergojë të shtëpia e vetë që ta bajn kujdes Adem Demaqin bashk me ish bashkëshorten e ti, nanën e Shqiptarit e Abetarës të cilen kur doli nga burgu e pat braktisë per tu vardisë mas vajzave të reja dhe per tu martue e nda dy-tri here me të tjera.

Tash edhepse asht tue numrue ditët e fundit të jetës ai nuk po pushon as nga shtrati i vdekjes ta shaj e sulmojë Dr. Ibrahim Rugovën. Duket se po ka frikë se edhe atje në varr do ta ket rival dhe e kan kap ethet e xhelozisë.

Po e perfundoj shkrimin me nji konstatim të Metush Krasniqit per njerzit si Adem Demaqi;...."  ka mundësi edhe të gabohem, por më bëhet se njerëzit që nuk kanë pas moshën e të kuptuemit para vendosjes së socializmit, e kan të vështirë të mendojnë ndonji formë tjetër të shtetit, pos socializmit e komunizmit me të gjithë luftën e tyne të klasave. "

Unë po them se enverostalinistet si Adem Demaqi jo vetem se bajn luftë klasash, por ata bajn edhe luftë kundër vlerave, kunder rivalve dhe nuk pushojnë me këtë luftë të poshtër as kur kundershtarët nuk jan ma në këtë botë.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora