E marte, 23.04.2024, 07:07 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Ajo që i duhet Fierit…

E hene, 05.10.2015, 07:33 PM


Ajo që i duhet Fierit…

Nga Gëzim Hoxha

Fieri është një qytet që ka potencial të madh në anën e burimeve ekonomike. E gjithë zona që tani përfshin ish bashkinë e Fierit dhe 9 komuna ka një vijë bregdetare prej mëse 17 km² ku mund të gjesh 2 plazhe pothuajse të virgjër me qindra hektarë tokë bujqësore, ku mund të prodhohen pothuajse të gjitha kulturat, pa lënë mënjanë dhe kullotat apo pyjet.

Po ky potencial nuk mund të egzistonte pa njerëzit që popullojnë këtë trevë. Dhe me të vërtetë për njerëzit e këtushëm mund të thuhen shumë fjalë të mira. Kështu për fierakët thuhet  se janë punëtorë, njerëz të qetë dhe paqësor, por dhe artdashës.

Ndër vite qyteti i Fierit është përmendur për vlerat e tij të shumta. Njëra prej tyre është dhe mikpritja që i ka karakterizuar prej shekujsh Fierin dhe fierakët. Duke u nisur dhe nga emri mendohet se ai e ka prejardhjen nga latinishtja ku fiera do të thotë panair, dhe pse?, sepse këtu organizoheshin panaire të ndryshme dhe njerëzit këtu ishin të hapur për të pranuar të tjerët në kuptimin e mirëfilltë të fjalës pra ishin shumë miqësor…

Në një panair ti mund të blesh dhe të shesësh por edhe të shkëmbesh ide e të krijosh njohje të reja. Një panair për vetë atmosferën që ai mund të krijoj mund të perceptohet si një festë se njerëzit bëjnë diçka ndryshe.

Duke vazhduar me këtë vlerë të banorëve të Fierit mund të themi dhe të tregojmë, apo të sjellim fakte sa të duash. Dhe ja psh, thuhet se dhe Abdyl Frashëri është mirëpritur gjatë rrugës së tij për të organizuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ka bujt në shtëpinë e një beu e cila sot është kthyer në një lokal të madh (Bar Pizzeri Piazza). Të tjerë vizitorë të huaj e kanë përshkruar Fierin si një  vend të qetë dhe njerëzit e tij si  paqësor të qetë dhe mikëpritës. Njëra prej tyre ishte dhe Edit Durham ku në kujtimet e saj për udhëtimet e kryera në trevat e ndryshme shqiptare, ajo shkruan pothuajse të njëjtat gjëra për Fierin. Pas lultës së dytë botërore dalin përsëri në pah vlerat mikëpritëse të fierakëve. Kështu në Fier gjetën një strehë me qindra kosovar të përndjekur nga serbët dhe po ashtu dhe kushedisa çam të dëbuar nga trojet e tyre në Çamëri nga regjimi i atëhershëm Grek. Me kalimin e viteve të dy këto komunitete u integruan dhe sot janë një vlerë e shtuar për Fierin. Por Fieri e tregoi përsëri veten edhe në vitin 1999 ku strehoi për muaj me rradhë me mijëra kosovar të dëbuar nga genocidi serb i atyre viteve. Këtu ata gjetën dhe bënë miq të rinj dhe të vjetër.

Por duket që diçka i mungon me të vërtetë këtij qyteti. Duke u rrekur për të gjetur një përgjigje mëndja më shkon te ndeshjet që u zhvilluan nga kombëtarja jonë në muajin Shtator me Danimarkën dhe me Portugalinë. Si në çdo qytet edhe në Fier u krijua një mini stadium në shëtitoren e sapo përuruar. E kot t’a përshkruaj atmosferën. Ajo ishte elektrizuese. Mjafton të thuash se në shëtitore, aty ku bashkia kishte instaluar një monitor pothuajse gjigant nuk kishte vend as në këmbë dhe jo më për t’u ul. Firmave të ndryshme të prodhimit  të nënprodukteve të mishit dhe atyre të birrrës iu dha mundësia të shisnin dhe t’i gëzohëshin një xhiroje disa herë më të madhe se ajo e zakonshmja. Por dhe njerëzit dukeshin të kënaqur. Ndër fytyrat e tyre gjeje veç gëzim dhe mendova sa pak u dashka t’i bësh njerëzit të lumtur…

Por festat jo vetëm që janë një pretekst shumë i mirë për të dalë nga shtëpia dhe për të thyer atë monotoninë e përditshme, por ajo edhe i bashkon njerëzit me njëri – tjetrin. E pra ato netë ata ishin sa të çuditur aq dhe të kënaqur. Fieri është ndoshta qyteti I vetëm në republikë që nuk e ka një festë dhe është për të ardhur keq.

Për të vënë më në pah një vlerë aq të vyer si ajo e mikpritjes dhe jo vetëm, unë i kam dërguar projekt idenë për organizimin e një feste kryetarit të bashkisë së Fierit. Ideja e festës lidhet me pasurimin e jetës social – kulturore të qytetit dhe mbledhjen e sa më shumë njerëzve në qytet gjatë ditës apo ditëve  që mendohet se do zgjasë kjo festë.  Nëpërmjet këtyre vizitorëve arritjen e disa qëllimeve si evidentimi e një prej vlerave të qytetit tonë; nxitjen e turizmit në këtë qytet nëpërmjet shtimit të vizitorëve; nxitja bizneseve fierak nëpërmjet njohjes me të ardhur nga qytete dhe pse jo vende të tjera, ndarjes me ta, të eksperiencave të ndryshme dhe synimit përfundimtar të lidhjes së kontratatave të ndryshme; rritja e të ardhurave për bashkinë por edhe të bizneseve të ndryshme në qytetin e Fierit nëpërmmjet rritjes së konsumit në këto ditë feste qoftë nga vetë fierakët por dhe nga të ardhurit.

Nëse do të mund të pranohej si ide nga ana e kryetarit të bashkisë kjo festë do kishte aktivitete të larmishme të tlla si: Panairi i Ëmbëlsirave me qëllimin e mirë për t’i gostitur miqtë, ashtu si bëjmë dhe në shtëpitë tona. Mendoj se si aktivitet ky do jetë unik në llojin e vet sepse unë nuk kam parë në asnjë qytet të organizohet një panair i tillë. Forumi i Biznesit mendohet të jetë një tjetër aktivitet. Kjo i përgjigjet karakteristikës më kryesore të fierakëve si njerëz punëtor dhe sipërmarrës. Nga ky aktivitet synohet të arrihet një prezantim më i mirë i mundësive për biznes që ka Fieri por edhe të ndahen eksperienca dhe pse jo edhe shqetsimet e tyre në të bërit biznes.

Mund të vazdohet më tej me Konkursin ose Panairin e kulinarisë me qëllim që të prezantojmë një tjetër dimension të qytetit tonë: faktin se në Fier hahet mirë dhe t’i japim edhe një arsye më tepër vizitorëve që do të vijnë në qytet dhe pse jo të nxisim një lloj tjetër turizmi: atë gastronomik.

Konkursi i Barcaletave do t’i bëjë që të qeshin pjesëmarrësit, se e qeshura i bën mirë gjithëkujt. Mbrëmja e Çajit e organizuar nga ana e kryetarit  të bashkisë dhe Hapja e Ambienteve të saj për ata që do të dëshironin apo do të ishin kurreshar të shikonin dhe të preknin më  nga afër zyrën e kryetarit do të ishte diçka e re për qytetin.

Nata e Bardhë do të ishte kulmi I festës. Në të do të organizoheshin shumë koncerteve me rryma të ndryshme muzikore ku asnjë të mos ndiheej i përjashtuar dhe kushdo të kënaqej. Spektakli i Fishekzjarreve do të ishte një shoqërues shumë i mirë i këtij eventi artistik. Konkursi Fotografik do të bënte të mundur shpërndarjen e jehonës brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar pjesëmarrjen në të ardhmen. Nëse organizohet kjo festë nuk mund të lihet në baltë pasioni për ata që i pëlqejnë shumë udhëtimet. Për ta do të mendohen guida në vende të ndryshme historike.

Siç e thashë unë e bëra atë që kisha në dorë. Projekt ideja tani që po shkruaj këto rradhë ndodhet në profilin e face book –ut të kryetarit të bashkisë. Është ai që duhet të marrë një vendim në lidhje me organizimin ose jo të kësaj feste. Projekt ideja duke u nisur edhe nga emri mund të ketë shumë mangësi. Unë do isha I lumtur që prej saj të merrej ajo që duhet dhe të largohej ajo që nuk duhej, nëse gjithmonë merrej parasysh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora