E shtune, 20.04.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Familjet Fisnike Shqiptare

E diele, 04.10.2015, 07:50 PM


Simpozium me vlerë kombëtare për:

FAMILJET FISNIKE SHQIPTARE NË KOPRIN E VENEZISË

Nga Beqir Cikaqi

Të shtunën me 26.09.2015 në Kopër të Sllovenisë mbajt me sukses simpoziumi për nder të familjeve fisnike Shqiptare në Koprin e Venedikut. Në ketë ngjarje shumë të rëndësishme qe u organizua nga Shoqata kulturore shqiptare ''ILIRIA'' e Koperit në bashkëpunim me bibliotekën e Koperit ishin të pranishëm personalitete shumë të rëndësishme siç janë kryetari i Koperit z. Boris Popoviq, ministri i diasporës z. Valon Murati, ambasadoret e Shqipërisë dhe Kosovës ne Lubjanë mandej dr. Frashër Demaj nga Kosova, dr. Edmond Malaj nga Shqipëria, nënkryetari i Ferizajt Xhavit Zariqi, shoqatat nga Zagrebi, Pula, Rijeka, Poreçi, Trieste dhe nga Treviso. Ishte një ditë pas 300 viteve u shpalos historia e familjeve fisnike Shqiptare qe kanë jetuar dhe vepruar në Kopër. 
U organizua edhe mesha e drejtuar nga misionar të kishës katolike me famë, në mesin e të cilëve edhe Dom Albert Krista, priftë katolikë shqiptar në Kroaci dhe Slloveni.

Për nderë të këtij evenimenti, po të njëjtën ditë, u hapë edhe ekspozita e piktorit të njohur Gani Llaloshi, ku u mirëprit nga të pranishmit e kësaj feste të rëndësishme, me vlerë kombëtare.

Familjet fisnike shqiptare në Koprin e Venedikut ma të njohura janë: Familjet Bruni, Bruti dhe Bruni, etj.

Për mbajtjen e këtij simpoziumi, kontribut të ndryshëm dhan bashkatdhetarët tan që jetojnë e veprojnë ne Kopër e rrethinë, sidomos ata që janë të mbledhur në aktivitete të Shoqatës Kulturore Shqiptare “ILIRIA” me seli në Kopër, e cila ishte edhe organizatore.

Hapjen e simpoziumit e bëri zoti Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “ILIRIA” të Koprit, i cili në cilësin e organizatorit u shprehë:

“Me ftesën e bibliotekës qendrore të Koprit, në muajin shkurt të këtij viti isha prezent në ceremoninë që shënonte përvjetorin e 300 të ndërtimit të pallatit Bruti në Koper, selia aktuale e bibliotekës qendrore. Me këtë rast, me plot kënaqësi mësova se, në ipeshkvin e atëhershme dhe selinë administrative, në kohën e Republikës Venedikase, ishin pre-zente disa familje me origjinë shqiptare. Përvjetori i pallatit Bruti përkoi me përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i cili nën kujdesin e Shoqates kulturore shqiptare e Istrias sllovene “Iliria” Koper, u festua në Ankaran afër Koprit. Me këtë rast, së bashku me ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe me disa persona tjerë veprimtar dhe të fushës së kulturës, kemi rënë dakord, që në muajin shtator të takohemi përseri, pranë varrezave të monsinjorit ipeshkvit Agostino de Brutija dhe në mënyrë ceremoniale të përkujtojmë prezencën e familjeve fisnike shqiptare në Koper, të cilat kontribuan që kryeqyteti venedikas i Istrias, metropoli “Capo d’Istria”, të shënohet në hartën e diasporës shqiptare në bregdetin veri-lindor të detit Adriatik.

Për këtë arsye, me kënaqësi të madhe pres publikimin, me të cilin dëshirojmë të zbardhim aktivitetin e ipeshkvit të Koprit Agostino dhe rëndësinë e familjes së kontëve Bruti, të cilët rrjedhin nga Durrësi dhe Ulqini, dhe të cilët pas pushtimit turk të Shqipërisë venedikase në fund të shekullit 16, përfundimisht janë vendosur në Koprin venedikas. Kjo familje i la qytetit të Koprit një nga monumentet më të bukura të trashëgimisë arkitekturore të stilit Barok në Istria, pallatin Bruti, i cili ende shërben si dekorim i qytetit dhe luan një rol të rëndësishëm kulturor. Ne këtë botim gjithashtu prezantohen të gjitha veprat letrare të ipeshkvit Agostino, ku përshkruan kohën e tij, pra, periudhën e prosperitetit më të madh të qytetit, kur ky zbukurohej me përfundimin e ndërtimit të katedrales, rimodelimin e baptisterisë së Shën Janez Krstnikut, ndërtimin e pallatit Bruti dhe renovimin e seminarit të ipeshkvisë. Publikimi përfundon me një përmbledhje sintetike, ku përshkruhen edhe disa familje tjera fisnike shqiptare të qytetit Kopër, gjë që për ne shqiptarët që sot jetojmë në Koper është shumë e rëndësishme. Shqiptarët jemi përmendur në Koper që në shekullin 13, me prezencën e familjes fisnike të kontëve Albanese, pak më vonë asaj i janë bashkangjitur edhe dy familje tjera fisnike të kontëve Brati dhe Albani. Më në fund, shkaku i prezencës së disa familjeve fisnike shqiptare emërohet edhe njëra nga rrugët e Koprit “Calle Albanese” (Rruga Shqiptare). Këtu jemi vendosur në periudha të ndryshme kohore për arsye të ndryshme politike ose shoqërore apo bindjeve fetare, edhe pse ne shqiptarët kryesisht jemi të njohur me aktivitete që kanë të bëjnë me gastronomi dhe ndërtimtari, por si popull ne jemi një komb i paraardhësve të kontëve, fisnikëve dhe eminencave tjera të rëndësishme, të cilët kanë lënë gjurmë të dukshme dhe të prekshme anë e mbanë botës. Kjo është krenaria jonë për çfarë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm.

Strukturat administrative dhe ushtarake të Republikës Venedikase kanë sunduar vendeve përtej bregdetit, “lo Stato da mar”, dhe me ndihmën e fisnikërisë lokale, shqiptare, vendoset edhe Shqipëria Venedikase. Më vonë, për shkak të kërcënimit turk këto familje fisnike kanë qenë të shpërndara në vende të ndryshme, gjithashtu edhe në veri të detit Adri-atik. Këtë ishin të detyruar të bëjnë familjet fisnike Borisi, Bruti dhe Bruni, disa familje tjera kanë ardhur këtu nga kryeqyteti i Venecias, siç ishte familja Carpaccio, e cila në Koper kishte marrë porosi të mëdha, dhe më pastaj i kishte lënë qytetit veprat më të rëndësishme të pikturës.

Në këtë pikë, unë do t’iu kujtoja dëshminë e heshtur të shqiptarëve te thjeshtë, të cilët gjatë fatkeqësive të mëdha shëndetësore të mortajës në shekullin 17, u vendosën në periferin e Koprit, dhe me zell kanë ruajtur imazhin e frytshëm të Istriasë. Të gjitha këto rrëfime pak a shumë të harruara, sot janë objekt hulumtues i ekspertëve vendor dhe të huaj, të cilat do të ndihmojnë në përforcimin e identitetit kombëtar, për arsye se e gjithë historia e migrimit dhe integrimit të njerëzve tanë, pothuajse ka ndodhur në tokën e Koprit, përgjatë periudhave të ndryshme historike dhe autoriteteve të ndryshme udhëheqëse.

Ceremonia e sotme nuk do ishte pa pjesëmarr-jen dhe donacionet e juaja bujare. Unë, sinqerisht do doja të falënderoja z. Valon Muratin, Ministër i diasporës i Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij z. Pëllumb Qazimin, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, Shkëlqesinë e Tij z. Nexhmi Rexhepin, Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë. Falënderime të veçanta i takojnë monsinjorit dr. Jurij Bizjak, ipeshkvit ordinar të Koprit, për sakrificën e Meshës së Shenjtë në kujtim të ipeshkvit Agostino. Përzemërsisht falënderoj prof. dr. Edmond Malajn nga Qendra për Studime Shqiptare në Tiranë dhe dr. Salvator Zhitek, Shoqata Historike e Primorskes jugore Koper, për kontributin gjithëpërfshirës historik. Një falënderim i madh i takon z. Gani Llalloshit, piktorit akademik shqiptar, i cili me veprat e tija të ekspozuara në mënyrë artistike dhe vizuale ka përlëvduar dhe zbukuruar ceremoninë e sotme. Një falënderim i veçantë po ashtu i takon z. Boris Markezhit, gardian i manastirit Françeskan Shën Annes, për ambientin e manastirit, që na dha në dispozicion, në veçanti Galerinë për hapjen e ekspozitës së artit dhe pamje të mrekullueshme të kopshtit te manastirit për zhvillimin e programit kulturor. Së fundi, unë do të doja të falënderoja mag. Peter Shtoka, kurator i koleksioneve të Librave të vjetra të bibliotekës qendrore Koper, për redaktimin dhe botimin e këtij publikacioni, sepse personalisht Petri na tërhoqi vëmendjen për prezencën e familjeve fisnike shqiptare në Koper dhe mua personalisht më frymëzoi për organizimin e kësaj ceremonie përkujtimore. Për mbështetjen morale dhe përpjekjet e çmuara në përkthimin e këtyre botimeve në gjuhën shqipe falënderoi mikun tim te mirë Prof. dr. Martin Berishen, dekan i Fakultetit të Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Prishtinë dhe drejtor i Qendrës për Studime Shqiptare “Albanica” në Lubjanë si dhe zonjushën Ganimete Shala, përkthyese gjyqësore e gjuhës shqipe në Slloveni. Dhe në fund do doja të falënderoja Komunën e Koprit, veçanarishtë kryetarin e saj z. Boris Popoviq për mbështetjen e aktiviteteteve tona, të cilat tani i zhvillojmë shumë më lehtë në objektin e ri të Shoqatës, i cili na u mundësua po nga kjo komunë”.

Gjatë simpoziumit u shpërnda edhe revista në të dy gjuhët sllovenisht-shqip:

FAMILJET FISNIKE SHQIPTARE NË KOPRIN E VENECISË,në vitin jubilar të pallatit Bruti.

Delegacionin e Ministrisë së Diasporës dhe trupit diplomatik to Shqipërisë dhe Kosovës, iu rezervuar një pritje e veçantë nga kryetari i Komunës së Koprit z. Boris Popoviq.




(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora