E premte, 03.04.2020, 09:26 PM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: A ishin serbët katolikë?

E shtune, 03.10.2015, 09:23 PM


A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik ?

(Pjesa e parë)

Nga Fahri Xharra

Nacionalisti i madh serb por edhe shumë i arsimuar , Laza Kostiq në vitin 1963 e kishte botuar në Toronto të Kanadasë librin “Katolički Srbi “ ( Serbët katolikë ) i cili nuk mundet t`i ikë të vërtetës kur thotë: ” Vetëm  pas gjysmës së dytë të shekullit 19-të filluan të   “paraqiten”  serbët  katolikë dhe serbët muslimanë. “   Serbët si komb a kanë origjinë ?  Miroslav Çosoviq-i na e shpjegon mirë ë tekstin e tij “"Ko širi lažibajke... ( Kush po i përhapë përrallat e rreme për kombin serb ?)

Si u formua kombi serb? “ Vuk Karaxhiqi, Sima Sarajlija dhe Ilija Grashanini … por edhe Njegoshi vendosën që  nga një grup besimtarësh ortodoks- Serbët, të krijojnë me propagandën e tyre “një lidhje gjaku “, pra një popull të  “një prejardhjeje, një kulture, nje tradite dhe zakoni familjarë”

Vuk Karadžić-i jetonte në Vjenë, 1883, dhe procesin e formimit të kombit serb e filloi aty. Sima Çirkoviqi  thoshte që Vuk Karxhiqi ishte  “zëdhënës  i ideve europiane”; por ai ishte dhe gjuhëtar qe e formoi shkrimin , kulturën dhe kombin serb . ( Fatkeqësisht  Vuk  Karaxhiqi ishte me prejardhje shqiptare ).

Ishte siç na ishte , shkruan Miroslav Qosoviq në librin e tij , por Vuk Karaxhiqi dhe   ideja e Dositej Obradoviqit filluan të shtrihen dhe përhapen në , kështu që në shekullin 19 -të u “krijua” populli serbë dhe në vitin 1836 ai doli me tekstin “"Srbi svi i svuda" ( Serbët te gjithë, dhe gjithkund )

Nëse futemi pak më thellë për ta elaboruar temën për serbët si “ katolik” duhet të përmendim edhe Republikën e Dubrovnikut ; ku banorët dubrovnikas gjer në shek.1 7-të e mbanin vetën  ndryshe nga të tjerët: “ nje grup i veçantë nacional , më të vjetrit në Ballkan dhe assesi të jenë sllav” .

Është interesante korrespondenca e Dubrovnikasve e vitit 1446 me qeverinë e Barcelonës e cila i trajtonte dubrovnikasit si Italian. Aty thuhet  “ Po habitemi me vlerësimin e juaj që na quani Italian; na as që jemi e as nuk i nënshtrohemi Italisë.; ne dallojmë nga gjuha dhe zakonet tona që i përkasin Dalmacisë “(Vinko Foretić, Godina 1358. u povijesti Dubrovnika, JAZU, Starine, knjiga 50, Zagreb, 1960. god) ( Një ndërpyetje për hulumtuesit tanë; Cilët ishin dubrovnikasit e atij shekulli , cilën gjuhë e flitnin?) (. Znači, 100%-tna je činjenica, do polovine 19.vijeka Dubrovčani sebe nijesu smatrali ni Srbima ni Hrvatima, Dubrovčani su velikimdijelom (i tada i dan danas) vlaškog/morlačkog porijekla, porijeklom su od balkanskihstarosjedelaca )

(Pjesa e ardhshme : Ku ishte qëllimi i serbëve të shfaqën edhe si katolik?)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT