E enjte, 25.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Mjerimi i Isa Mustafës

E shtune, 03.10.2015, 07:37 PM


Mjerimi i Isa Mustafës!

Shkruan Florim Zeqa

Seanca e 17 shtatorit 2015 i vërtetoi dy gjëra; fuqinë politike të Hashim Thaçit dhe paaftësinë e Isa Mustafës për të qeverisur me vendin. Përderia fuqia politike e Hashim Thaçit është e bazuar në dobësinë e opozitës dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, paaftësia e Isa Mustafës burimin e ka lojalitetin ndaj Serbisë dhe në varësinë e tepruar ndaj Hashim Thaçit, dyftyrësinë e tij politike, nivelin e ulët etik dhe kombëtar.

Në seancen e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës u vërtetuan vlerësimet e analistëve dhe gazetarëve mbi varësinë dhe lojalitetin e tepruar të Isa Mustafës ndaj Hashim Thaçit, mbi vërtetësinë e faktit se kryeministër faktik dhe njeri më i fuqishëm në politikën kosovare është siq po i thonë mbështetësit e tij, kryediplomati Hashim Thaçi,...si dhe vërtetësinë e faktit tjetër, se njëriu më shpirtëligë, më frikacak, më i korruptuar dhe më i shantazhuar në vendin tonë është Isa Mustafa, lideri diktatorial i LDK-së.

Tashmë besoj se e kanë të qartë edhe deputetët e LDK-së, se lideri i tyre është në pozicionin e gabuar politik. Ai nuk është në qeverisje për të mirën e vendit por për të mirën e Serbisë dhe interesat e Hashim Thaçit, për t'i zgjatur këtij të fundit jetën në skenën politike.

Ajo çka është më e keqja, Isa Mustafës i mungon fuqia politike, ekzekutive dhe vendimmarrëse në të mirë të vendit. Është shëndrruar në majonetë të SHIK-ut dhe shërbimeve tjera antikombëtare dhe antishtetërore.

Përfundimisht në seancën e fundit u dëshmua se kjo qeveri nuk ka forcën dhe legjimitetin për të shkuar tutje me qeverisjen e vendit.

Jo pse po e themë unë, por pse kjo qeveri dhe ky kryeministër kukull nuk janë të zotët të ballafaqohen me problemet reale të shoqërisë sonë.

Një qeveri që pretendon se i ka numrat, që pretendon se është duke e mirëqeverisur vendin nuk i ikë debatit në kuvend, nuk i frikohet kritikave dhe veprimeve të opozitës, e aq më pak reagimit qytetar.

Qeveria e Isa Hashës, me veprimet e fundit ka dëshmuar se nuk është produkt i votës qytetare, por produkt i krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandimit ndërkombëtar për finalizimin e bisedimeve të Brukselit për realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Mosprezenca e Isa Mustafës në seancën e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës i ngjetë një fëmiu frikacak që nuk guxon të hyjë në Odë të burrave pa prezencën e tutorit (prindit, vëllaut apo një mbështetësi tjetër),...në këtë rast Hashim Thaçit.

Në këtë rast, mjerimi i Isa Mustafës përveqse e shpërfaqi dobësinë politike dhe shpirtëligësinë e tij njerëzore, do të thotë tallje me deputetët e kuvendit, kur dihet se vet ai kishte thirrur seancën e kuvendit për informimin e deputetvëve rreth marrveshjeve të nënshkruara në Bruksel që prodhuan Asociacionin e komunave serbe (Zajednicën).

Turpi më i madhë i gjithë kësaj tragjikomedie është arsyetimi paradoksal i Isa Mustafës përmes zëdhënësit të tij Ismet Beqirit; "Nuk e kam zv. kryeministrin këtu, prandaj nuk mund të vijë në kuvend...", duke rënë në kundërshtim të plotë me hierarkinë qeverisëse të vendit, përmes të cilës gjë e vërtetoi botërisht varësinë si "kryeministër" nga zavëndësi i tij !

Kjo gjendje mjeruese e Isa Mustafës është një impuls shtesë për largimin sa më parë të tij nga pushteti, për çlrimin e vendit nga uzurpatorët dhe debillët politik.

Njiherit Isa Mustafa mbetët ogurzi për të ardhmen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilën nga një parti e besës dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshime pozitive e ka shëndrruar në ngulfatëse të shtetit, lirisë së shprehjes dhe thyrëse të shpresave të qytetarëve për jetë në këtë vend.

18/09/2015



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora