E premte, 29.03.2024, 07:13 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Blloku i bllokimit apo i zgjidhjes

E shtune, 03.10.2015, 07:35 PM


BLLOKU I BLLOKIMIT, APO I ZGJIDHJES

Nga Dedë Preqi

Duke përfshirë tërë këtë rrëmujë në Kuvendin e Kosovës, rrëfimet e popullatës nuk ndalen, të cilët kanë të drejtë të pyesin,  se çka po bëhët me këtë teatër, apo lojra kuvendare, të cilat e kanë kaluar limitin dhe ligjitimitetin e një Kuvendi në kushte normale. Megjithatë,  bëhët fjalë për dy çështje shumë të rëndësishme, të cilat janë lidhë nyje, që kërkojnë zgjidhje normale, ajo e demarkacionit në kufirin e Kosovës me Malin e Zi dhe nënshkrimi i formimit të Asosacioneve të komunave me shumicë serbe në veriun e Mitrovicës, të cilin e nëshkroi kryeministri  Isa Mustafa. Dikush e quan bllok,  anën që i kundërshton këto marrëveshje, e cila është komplet opozita e përbërë prej Partisë së Lëvizjes „Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, ndërsa ajo që e pranon Marrëveshjen në fjalë me palën serbe, është poezita e përbërë prej PDK, LDK dhe partitë tjera minoritare bashkë edhe me listën serbe.

Nuk mund të thëmi se bllokimi i Kuvendit, është cilësi apo karakteristikë e ndonjë metode të caktuar, e cila sjellë rrezulltate të dëshiruara, nuk ka predentime për një stil që do na befasonte, apo do të përvetësonte diçka të suksesshme, kur kjo mënyrë, apo rrugë nuk është as rrugë e kërkuar për ta ngritur në një shkallë më të lartë intensitetin dhe rrolin e një Kuvendi. Mirëpo, nyja e cila është paraqitë në këtë rast, sipas shenjave mjaftë të qarta që jep opozita lidhur me këtë enigmë, arsyetimin  mbi të cilin mbështetët poezita  duket jo adekuate dhe bindëse, përshkak se rrjedha e ngjarjeve dhëmb dikur më vonë, ose te gjeneratat e ardhshme, sepse planet e Serbisë janë të gatuara me mjeshtri, të cilat i njeh historia më mirë.

Populli pikërisht është i befasuar me skeqët që shikon nga Parlamenti i vet, dhe këto sjellje nuk duan koment, kur në një Kuvend që flitet shqip dhe nuk mund të kuptohen njerëzit në mes vete, edhe pse këto ngjarje  i shikon edhe bota, por çdo gje që veprojmë e kemi për vete dhe jo për hir të tjerëve. Ndërprerja e Kuvendit disa herë me radhë, nuk sinjalizon origjinalitetin dhe gjeturinë e idesë së një Kuvendi, dhe në radhë të dytë, për thellimet e trazirave, apo të paktën predentimet për kredhje të tilla, që njëkohësisht janë edhe predentime për thyerjen e skemave tjera, të cilat qeveria e vendit nuk i ka përfillë përmes fjalës së popullit, apo deputetëve në Parlamentin e Kosovës.

Ky lloj antagonizmi lind në çdo Palament dhe vend demokratik, mirëpo duhet të dëgjohet edhe fjala e opozitës, në këtë rast sikur që është opozita kosovare, e cila pikat e Marrëveshjeve që i kundërshton, janë të karakterit shtetëror dhe kombëtar. Prandaj, është e dobishme të përqëndrohemi nga idetë e frytshme dhe mos të bëjmë diferencimin e llojeve dhe kategorive , sepse ato i kemi provuar dhe jemi privuar gjatë historisë, të cilën nuk dëshirojmë të na përsëritet ndonjëherë tjetër, edhe pse pasojat janë akoma të dukshme në mesin tonë. Kishte me qenë interesant, sikur poezita  kosovare të ishte në këtë rast në vend të opozitës, athua se kishte reaguar në këtë mënyrë, apo i kishte kundërshtuar këto marrëveshje? Përgjigjën është vështirë për ta dhënë, por askush nuk ka të drejtë të thotë se Kosovën e dëshirojmë të bosnjizuar dhe tokat e Kosovës të ndahen sipas dëshirave të grabitsëve të fqinjëve tanë, sikur që kemi Serbinë dhe Malin e Zi.

Ka mendime dhe supozime të shumta nga ana e analistave të ndryshëm, por mendimi i popullit duhet të jetë më i fuqishmi, i cili arrinë realitetin përmes vetëdijës dhe sjelljes njerëzore, duke shfrytëzuar kompaktin dhe rrugët që përputhën me jetën dhe etikën e saj, duke mos e përshkallzuar situatën dhe devijuar rrugën, të cilën po sa e kemi trasuar drejtë demokracisë dhe vetëqeverisjes. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë sytë hapur, pikërisht duke e pasur të qartë këtë horizont, dhe se çdo mospajtim, e ka edhe  zhgjidhjen e vet.  Për ta sqaruar çështjen, patjetër duhet të ndriqohet jo vetëm pala kundërshtuese, sikur që është opozita, por duhet të ndriqohen edhe tiparët e palës pajtuese, se pse kjo palë pajtohet për këto çështje kur janë çështjet me aq rëndësi madhore, apo nuk ka rëndësi, sepse dikush anon vetëm në anën ku është simpatia, gjëneza e sëcilës duhet kërkuar diku me keqardhje…

Kështu, në këtë mënyrë e kemi vështirë të arrijmë deri te qëllimet tona për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të zhvilluar, duke ditur se populli i saj akoma vuan nga vuajtjet dhe turturat shpirtërore të kohës.  Dhe tani nga konfliktet e panevojshme që shkakëtohen nga dramat dhe teatrot e politikës së brishtë qeveritare, duke mos mundur të gjejë një zgjidhje, atëherë këtij populli çka i mbetët tjetër  në lëvizje gjatë këtij vakumi, apo i mbetët të imagjinoj tërë këtë halucinacion shpirtëror, kryesisht të kaloj vetëm përmes krizave, që tek ajo manifestohen brenda një copë kohe, e cila fiksohet edhe si e tanishme.

Për ta luftuar këtë dramacitet eventual, nuk nevoitet forcë dhe rezistencë që ti bëjmë njëri-tjetrit, por çdo hap të bëhët me gjakftohtësi dhe maturi, sepse luftën nuk duhet ta kemi në gjak, ajo na është imponuar, prandaj, askush nuk na detyron diçka me dhunë ta përqafojmë, atëherë pse ajo ndjenjë që lind nga opozita, dhe ka të bëjë me diçka që nuk fshihet, por është shumë madhore dhe normale, nuk shtrohet në një tavolinë të hapur dhe të debatohet deri në fund edhe në sy të popullit, por jo gjithherë në Kuvend, ku mund të keqpërdoret foltorja e tij.

Ndër të tjera, duhet  të përmendim edhe miqtë tanë, të cilët mund të na këshillojnë për ndonjë zgjidhje, pikërisht kur është fjala për ndonjë nyje, që po e lidhim vetë, zakonisht kanë qenë të disponuar gjithherë, mirëpo tani janë disa çështje, të cilat duhet vetë ti zgjidhim, sepse i takojnë shoqërisë kosovare dhe në anën tjetër, shpesh dëgjohet zëri i rrahagjoksave dhe politikanave tanë, se tani jemi të zotët dhe vetë mund ti kryejmë punët tona pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

Të gjitha këto rrethana  duhet të mirren parasysh nga Qeveria dhe kryeministri i saj dhe të gjejnë arsyeshmërinë e vet, dhe kjo plasaritje mos të përshkallëzohet me protesta të padëshirueshme, dhe do të ishte vonë kur ato eskalojnë, apo marrin kahe tjetër.  Dhe kemi të bëjmë me disa kushtëzime dhe obligime, sepse së pari duhet të llogarisim në popullin tonë, dhe më e rëndësishme është të pranojmë kushtet e popullit tonë, se sa të pranojmë një Marrëveshje me Serbinë, apo me ndonjë tjetër, duke pasë parasysh faktorin kryesor  të këtij vendi dhe të kësaj toke, që akoma bijt dhe bijat e saj mbijnë fosile për çdo pranverë nga eshtrat e shkapërderdhura  nëpër djerrinat e Serbisë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora