E premte, 19.04.2024, 03:39 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevat Rexhaj: Shpëtim Xhemaili të votohet në Solothurn

E enjte, 01.10.2015, 07:50 PM


Shpetim Xhemaili të votohet në Kantonin e Solothurnit

Nga Xhevat Rexhaj

Votues shqiptaro-zviceran të Kantonit të Sollothurnit, mos rrini duarkryq, mos e leni pa votue për zgjedhjet e 18 tetorit, voten ja jepni kandidatit të CVP -së Z. Shpetim Xhemaili, une votoi për Shpetimin! Familja Xhemaili është një Familje e njohur me rugovizmin e madh që mbanë si vlerë në Familje. Kjo Familje nga Kumanova ka rrënjet nga Kosova dhe është shemubull i një integrimi real në shtetin zviceran.

Janë 19 vite që une njifem me familjen e Xhemaili baues në Kantonin e Sollothurnit. Në shumë ndeja e bashkëbisedime me babain e kandidatit të tashëm për Prlamentin zviceran Shpetim Xhemaili, Z. Sami Xhemaili kam vërejtur me kohë se ky shqiptarë dhe shtetas zviceran kishte një karakter dhe një mendje të shëndosh për atë se si duhet të jenë të rinjët tanë shembul në Zvicër. Sami Xhemaili që nga fillimi më ka dhënë të kuptoi se ai me dashurinë e madhe ndaj Presidentit Rugova dhe ndaj të mirave e vlerave shqiptare do të jete shembull për shumë kend, e këtu rol të rëndesishe luan edhe bashkeshortaja e samiut. Tash të ndalem te kandidati i CVP së, i riu Shpetim Xhamaili, një i ri që pos brumit dhe edukatës familjare posedon edhe vlera të forta kulturore, ishte gjithnji në shume shfaqje edhe si valltare e model, por edhe si i ri me mendje të shendoshe për nje karriere në politikë. Kandidimi i Shpetim Xhemailit për parlamentar në zgjedhjet e 18 tetorit janë një rast i madh e i forte që votuesit shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare e që janë shtetas zviceran ta japin voten për Shpetimin, për ke¨të kandidat që duke lidh kulturen dhe adukaten gfamiljare e rugovsite e lidh edhe vleren e shoqerise zvicerane, pra lidh dy shoqeri, e njiherit forcon emazhin tonë si shqiptarë. CVP ja me këto mundësi dhe afrime që ka bërë për të rinj¨üet shqiptarë që të jenë pjese aktive e poltikës zvicerane ka dhënë shembull se partitë e djathta janë vlera qytetenuese, andaj votojeni CVP ne votojeni Shüetim Xhemailin o votues shqiptarë të Kantonit të Solothurnit, me këte votë ju votoni edhe të mirën e të qenurit shqiptarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora