E enjte, 18.04.2024, 11:51 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: 26 Shtatori – Dita e Gjuhëve Evropiane

E hene, 28.09.2015, 07:21 PM


26 Shtatori –Dita e Gjuhëve Evropiane

Projekt i teksteve për diasporën vlerësohet i shkëlqyeshëm

Një sukses me vlera në afirmimin e gjuhës shqipe në gjithë Evropën.

Jan Sisko: “Që nga viti 1998  konkurruan 600 projekte gjuhësie prej tyre 166 u vlerësuan të shkëlqyeshëm. Shkollimi gjuhësor ka rol të veçantë”  Në Graz fliten 150 gjuhë.

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Gjuhëtari i njohur nga Zvicra, miku ynë i madh, Prof.Dr.Dr.Basil Schader  dhe ekipi i tij z.Nuhi Gashi (MASH Kos), Hazir Mehmeti, pranuan çmimin në Sallën Solemne të Shkollës së Lartë Pedagogjike.  nga Jan Sisko (Min. Ars.) dhe Gunther Abuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Motivi konkursit,  “Gjuhët përmes projekteve cilësore”, ku këtë vit konkurruan 60 projekte prej të cilave u shpërblye Projekti i Teksteve në gjuhën shqipe për diasporë krahas shtatë projekteve tjera të shkëlqyeshme. Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zürich-ut,  MASHT- së Kosovës i përkrahur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekt (IPE). 19 tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë. Nga komisioni u cilësua si projekt i shkëlqyeshëm ndërkombëtar. Ekipi i autorëve: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Rizah Sheqiri, Shefkije Islamaj, dhe Xhevat Syla. Koordinatorë ishin: Arif Demolli, Basil Schader dhe Nuhi Gashi.

Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.Karin Weitzer dhe Alexandra Wojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmark zj. Elgrid Messner  e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane... Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. Universiteti i Gracit ofron studime nga shumë gjuhësia dhe shumë kulturaliteti.”  Jan Sisko (Min. Ars.Aust) mes tjerash tha:  “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe zj.Ursula Panuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, z.Gunther Abuja –Qendra Austriake e Gjuhëve.

    Pas pjesës zyrtare Prof.Basil Schader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkohore sipas standardeve të kohës. U dha filmi nga ora mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin e ekspertëve përkatës të UN, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit, mësuesi nga Vjena prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës u hap debati. Ai prezantoj gjithashtu, si autor,  abetaren e parë në gjuhën shqipe në Austri, pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Pas prezantimit dhe debatit ofertat nga ekspertët për bashkëpunim në fushën e materialeve mësimore ishte e mirëseardhur.

Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle.  Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë të prirë nga mësuesja Bukurije Limani. Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga MASHT- e Kosovës, z.Nuhi Gashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe.

Jan Sisko, Nuhi Gashi, Basil Schader, Hazir Mehmeti, Günther Abuja
24 shtator, Grac Austri



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora