E enjte, 25.04.2024, 06:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Të hiqet pllaka e Sulltanit

E premte, 25.09.2015, 09:01 PM


Kalaja e Lezhës ka histori të gjatë, të hiqet pllaka e Sulltanit

Nga Gjon Keka

Se kombi ynë është në gjendje të mjerë dhe në duar të mbetjeve osmane e renegatëve këtë e dëshmojnë më së miri veprimet e pamenduara mirë dhe të paguara nga qarqe te ndryshme turke-sllave për ndryshimin e themeleve të historisë së kombit shqiptar dhe monumenteve të tij të lashta.

Vendosja e mbishkrimit të Sulltan Sylejmanit në Kalanë e Lezhës është një nga poshtërsitë më të mëdha në vazhdën e shumë poshtërsive që po i bëhet kombit tonë nga renegatët dhe mbetjet osmane. Si mund të vendoset një mbishkrim i tillë në atë Kala të lashtë Ilire, në atë Kala që i bëri ballë pushtuesve barbarë? Kush po i lejon këto marrëzira të ndodhin para syve tanë si komb ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik dhe në Kontinentin mëm Europian.

Mbishkrimi duhet të hiqet sa më parë, dhe për këtë i bëjë thirrje organeve kompetente në Shqipëri që nëse kanë pak gjak Kastrioti në venat e tyre ta largojnë atë pllakë me mbishkrimin që është vendos në Kalanë e Lezhës. Poashtu të fillojnë dhe të kujdesen për monumentet e lashta tonat që jo vetëm janë krenaria jonë, kultura dhe vlerat tona të lashta, por dëshmia e përjetshme ku askush nuk do të mund të na mohonte të kaluarën tonë dhe as ta ndryshonte atë.

Ndersa Kalaja e Lezhës, me saktesisht ajo Kala malore ka një histori të gjatë, ajo lidhet me Ilirët, pastaj bëhet e tërë Lezha kryeqendra e kongresit të Lezhës apo Kuvendit të Lezhës së vitit 1444 në krye me Gjergj Kastriotin, poashtu ajo është edhe vendi ku është varrosur heroi dhe vizionari ynë Gjergj Kastrioti, prandaj pikërisht kjo Lezhë nuk mbanë në vete vetëm një Kala malore të lashta tonën, por edhe vendin e shenjët të Kuvendit dhe të varrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Shumë kronistë dhe gjeografë e vërtetojnë lashtësinë ilire të kësaj Kalaje, dhe unë do të vecoj vetëm dy nga këta të shumtë që shkruajnë për Kalanë e Lezhës.

Në një vepër mbi gjeografinë e Europës, të botuar në vitin 1852 faqe 361 shkruan kështu “Lezha ose Alessio me 3000 banorë është një qytet i vejtër që nga koha e vëri Dyonysius von Syrakus me emrin Lissus, pastaj sërish ra në duar të Ilirëve dhe aty ishte një kala malore e pazëvendësueshme -Aerolissus.”

Poashtu edhe autorë tjerë tregojnë për për këtë Kala dhe lashtësinë e saj, sic shkruan në vitin 1870 nga botimet e akademisë së shkencave mbretërore Austro-Hungarisë mbi Kalanë Malore ose -Schlossberg zu Alessio, duke vënë në pah edhe emrin e vendin se aty janë shqiptarët, lashtësia besimi i tyre dhe vendin me cfarë ai kufizohet etj...”

Poashtu edhe kronistë të tjerë potencojnë se ajo Kala malore ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishme për Shqipërinë dhe ka luajtur një rol historik të pakrahasueshëm duke përmendur këtu ilirët dhe së fundi edhe Gjergj Kastriotin i cili luftoi kundër pushtuesit barbar osman.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora