E merkure, 24.04.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rexhaj: Shqiptarët ia mësyjnë paralamentit të Zvicrës

E hene, 14.09.2015, 07:37 PM


ZVICRA E MUNDËSIVE TË MËDHA

Shqiptaro-Zviceranët ia mësyjnë paralamentit të Zvicrës, me 15 tetor 2015 votohet

Nga Xhevat Rexhaj

Të reja dhe të rinjë që kandidojnë për deputet në Parlamentin e Zvicrës

Gjenevë: Djellza Shatri, Bern: Keshtjella Pepshi ,,Ilir Shala ,Qendresa Latifi dhe Rinor Tahiraj.Solothurn: Shpetim Xhemaili dhe Herolinda AvdyliZurich: Shqipe Bajrami , Lulzim Maliqi , Anina Martini dhe Kreshnik Peci St. Gallen : Prend Berisha dhe Veton Rasaj.

Gjithmonë mendjet e ndritura të shqiptarisë kanë thënë se ne jemi evropian me rranjë, po e vërtet është, andaj edhe sot shqiptarët në shtete të Evropës po ecin fortë e mirë përpara. Në vitet e e 70 ta, 80, e 90 të shekullit të kaluar shumë shqiptarë arritën në shtete evropiane, shumë si punëtor krahu e dikur edhe njerëz me përgattitje të ndryshme shkollore e profesionale. Kështu dangadal dolën edhe gjenerata e dytë e familjeve shqiptare që thjeshte u bënë edhe pjesë e shteteve dhe shoqërive ku jetojnë. Rasti më konkret është me shtetin zviceran. Me shumë peripeci, me disa vështirësi, por me ngulm dhe me dëshirë të madhe shumë të rinjë u shkolluan dhe dalngadal u bënë pjesë e shumë institucioneve zvicerane si profesionistë, dhe punëtor në zyra shteti. Ka disa vite që fatmirësisht shumë të rinjë e filluan interesimin që të jenë edhe pjesë e zgjedhjeve politike, pra të jenë edhe të zgjedhur politikë, duke aderuar në parti politike. Së fundmi partia e madhe, dhe më e vjetar e Zvicrës CVP, me nji angazhim dhe punë të madhe të disa shqiptarëve me PSHDK ne krijuan ura bashkëpunimi edhe zyrtar mke CVP ( Partiaj popullore kristiane e Zvicrës), ura shumë të forta dhe me plotë seriozitet. Me 15 tetor në Zvicer mbahenj zgjedhjet parlamentare nacionale, dhe ja që pos disa të rinjëve e të reajve që do jenë pjesë e partive të ndryshme si kandidatë-e, më së shumti kandidatë me prejardhje shqiptare do të ketë CVP ja. Votuesit shqiptaro-zviceran e kanë shansin, dhe edhe detyrën që votën e tyre nepër kantone ta japin për këta kandidatë e kandidate, dhe të tregojnë pjekuri politike sepse kanë të drejten e votes, dhe duhet ta shfrytëzojne atë të drejtë. Une me këtë rast do i lus kandidatët, dhe kandidatete që janë në lista, që në paraqitjet e tyre mediatike dhe publike, të flasin më shumë rreth programeve të partise pra CVp se dhe programeve të veta, se si mendojnë të jenë pjesë e legjislaturës zvicerane, duke bërë punën për shtetin zviceran. Mos të futen në debate duke u munduar të na tregojnë patriotizëm shqiptarë, jo ngase nuk po votohen për Kosovë e as për Shqipëri , por voten duhet kërkuar për atë se si mendojnë të punojnë për shtetin zviceran. E duke punaur dhe duke u angazhuar për shtetin dhe vet shoqërin zvicerane, këta kandidatë e kandidate indirekt do e ngrisin edhe imazhin e shqiptarëve kudo jemi, pra ju të reja dhe të rinjë që jeni fut tani më në politikë, mos mendoni me koka politikajsh shqiptarë, por mendoni me kokat e juaja dhe me pe¨rvojat nga politika dhe rregullimi shoqëror i shtetti zviceran, ku dëshgironi të jeni pjesë aktive. Ju duhet të mburre3ni që keni mbërri të jeni pjesë e listave, dhe ne krenohemi me ju, por edhe një duhet ta keni parasysh, futja në garë zgjedhore është një lojë që ofron edhe fiitore, por edhe humbje, por humbje beteje politike e jo humbje loje, se ju lojën duhet ta vazhdoni duke mos u zhgënjyer edhe nëse humbni garën. Kjo është beteja e juaja e parë poltike, nëse jeni emocional pas zgjedghjeve nuk keni aftësi për lojëra të tjera, por kur të kryhen votimet, merreni me urtësi rezultatin, ju të dashur të rinjë e të reja shqiptare, tani më keni fitue shumë, keni fitue besimin e një partie politike, ndër më të mëdhatë në Zvicer, ju keni fitue respektin duke na nderuar kudo ne shqiptarëve, e pra gjithnji mendoni se ju jeni së pari dhe së fundmi pjesë e politikës zvicerane, dhe mburruni me këtë të arritur. Ju bekoftë Zoti dhe ju na gëzofshi me rezultate të mira. Une krenohem me ju të gjithëve edhe me kandidatët e kandidatet që garojne në partitë e tjera.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora