E enjte, 25.04.2024, 11:20 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Krusheva shqiptare

E shtune, 12.09.2015, 04:30 PM


Vjershë për ,,Krushevën shqiptare,,.

(E shkruar si student, disa dekada më parë)

Nga Reshat Nexhipi

Inspirimi për këtë vjershë: shkrimi i dr.Ilmi Veliut

Fjala është për kumtesën e këtij  historianit në fjalë, prezantuar në tribunën shkencore, mbajtur në Krushevë, me rastin e kryengritjes së e Ilindenit. Në atë tribunë, ishte i vetmi shqiptar, prandaj dhe teksti i tij, siç më informuan disa nga të pranishmit, kishte befasuar dhe  tronditur tepër albanofobët, por nuk patën guxim  t i kundërvihen, sepse, para argumenteve  mbyll gojën edhe Zoti, e jo ata që  nuk janë të sigurtë  ç janë, nga janë dhe çfarë   origjinë kanë. Fjalën e kam  për  ata vllehë, të cilët, për interesa pozitash, kanë mohuar origjinën e tyre. Albanofobët në fjalë, nuk mund të imagjinonin që,  në mesin e tyre, do jetë i pranishëm  një shqiptar i cili ka hapur gjimnaz ilegal, është dergjur 4 vjet burg për çështje kombëtare, ka mbyllur gojën atyre që u përpoqën të denigronin heroin ynë kombëtar, duke e quajtur sllav  dhe një njeri që vjen nga një qytet, me të cilin, për herë të parë, udhëheq një shqiptar.

Kumtesa e dr. Veliut dhe rasti im

Historiani në fjalë, me kumtesën e tij, të shprehem në mënyrë figurative, u dha mat njerëzve të tillë, me të cilët kam patur edhe unë  gjatë një tribune të ngjajshme në Manastir, me rastin e 100 vjetorit të ngjarjes në fjalë. Korespodenti i njohur i këtij qyteti, Qenan Hasani, në lidhje me  këtë,    ,,Flakën,, e 31 tetorit, 1993,shkruan: ,,Historianët maqedonas, në atë moment, menduan se në mesin e tyre, nuk gjendet asnjë shqiptar, por aty u gjend historiani i njohur dr. Reshat Nexhipi i cili nuk mundi  të pajtohet me të pavërtetat historike, reagoi në mënyrë siç i ka hije vetëm një shkencëtari të civilizuar dhe i armatosur me dije deri në dhembë.

Paraqitja e këtij shkencëtari në foltore dhe prezantimi i argumenteve historike e tronditi më së shumti Vlladimir Gollubovskin por edhe shkencëtarët maqedonas të cilët, duke mos qenë në gjendje që t’i kundërvihen këtij shqiptari të vetëm me kontraargumente, nuk dinin si të vepronin, kështu që të gjitha gjasat ishin që replikat e të gjithëve kundër njërit të shëndrohen në incident, por, falë gjakftohtësisë dhe mençurisë së drejtorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, dr.Ksente Bogoev, nuk ndodhi gjë, sepse ai me fjalë të zgjedhura e përmbylli Simpoziumin kurse drejtoresha e Arkivit historik të Krushevës, zonja Viktoria Peti, me të cilën polemizoi ashpër  historiani shqiptar, nga turpi, u zhduk sikur e gëlltiti dheu i zi”.

 

Teksti i vjershës

 

Krushevë e bukur dhe e bekuar,

gjyshërit tanë të kanë themeluar,

si ishe dhe në çfarë derexhe je,

asnjë  shqiptar, për ilaç, nuk ke.

Një pjesë  e madhe, u asimiluan,

të tjerët, masovikisht, emigruan,

në vende  të ndryshme,  mbetën,

kockat  e tyre,  atje i u tretën.

Fabrika për armë, në Maqedoni e parë,

nga dy vëllezër shqiptarë, ka dalë,

ashtu dhe topet prej qershie, unike,

me peshë të madhe historike.

Pa këto dhe betejën legjendare,

vepër,  poashtu, e pastër shqiptare,

Republika e Krushevës, do arohej,

Kryengritja e Ilindenit, s do kujtohej.

Pitu Guri,legjendar, po arohet,

nga asnjë, nuk po kujtohet,

se kishte origjinë shqiptare,

dhe kjo, nuk përmendet fare.

Tëra këto, më sipër që theksova,

dhe të tjera, që nuk evidentova,

historianët maqedonë, i mohojnë,

liderët tanë, nuk kundërshtojnë.

Se kanë shumë probleme  të tjera,

merren me  biznise dhe tendera,

historia dhe e kaluara,  thonë ata,

nuk të sjell as levërdi, as para.

 

Ps. Vjersha e mësipërme, ndoshta   inspiron  poetin dhe këngëtarin e njohur gjilanas, emri i të cilit, për respekt, nuk e bëj publik, sepse, gjykoj që e njohin lexuesit e Zemrës Shqiptare,  të qëndisë,ose komponojë këngë për ta lënë gjallë historinë e lavdishme dhe të hidhur të qytetit më atraktiv dhe më të bukur në Maqedoni dhe më gjerë, në aspekt arkitektonik-Krushevën  e ndonjëhershme shqiptare, ashtu siç veproi ky këngëtar dhe poet edhe me historinë e vendlidjes së Alfabetit, përmes këngës kushtuar ,,Bashkimit,, të këtij qyteti, interpretuar po aty nga ana e tij dhe një herë tjetër nga ana e një vajze , më duket, nga Kosova, në Manastir dhe siguri në vende të tjera shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora