Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Mos shkruani për Gerçë!

| E premte, 11.09.2015, 07:27 PM |


KUR  KENI  NGERRÇ... MOS  SHKRUENI  PER  GERÇË !

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

?Tkurrja e menjëhershme e një muskuli ose e një grupi muskujsh shoqnue me dhimbje të forta quhet ngerrç... Asht shumë i perhapun nder “historianë” dhe “letrarë” antigegë!..

Asht i njohun që në kohen e osmanllijve, dhe asht shfaqë ma shumë nder Male të Veriut, kryesisht në Hot e Grudë aty nga viti 1911... Kur zehej me gojë Deçiqi, kishte turqë që iu shtremnonte fëtyra nga ngerrçi i muskujve të surratit... E vazhdoi ajo gjendje perçudnimi edhe me ngerrçin e Gerçës, e besa, disave edhe sot kur zehet me gojë Luigj Gurakuqi në Vlonë ose Bajram Curri në Dragobi... Gjuhtarët e shkrimtarët janë me ngerrç që në 1972.

Të mos largohemi nga tema e Kuvendit e Memorandumit të Gerçës 10 – 23 Qershor 1911.

?Ma parë e ma dalë...Merrni harten e Shqipnisë dhe shihni ku bjen Gerça!

Jeni mundue me fshijë Bratilen, Kelmendin, “Beslidhjen e Veriut”, “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e Skenderbeut”... E tashti, si per tjerat po punohet me fshij nga faqet e Historisë së Lavdishme të Maleve të Veriut edhe “Memorandumin e Gerçës”...

E pra, ky Memorandum 104 vjet perpara asht thirrë “Libri i Kuq” nga kopertinat.

?Ishte data 10 Qershor 1911, pra dy muej mbas 6 Prillit 1911 në Bratilen e Dedë Gjo’ Lulit, kur At Mati Prennushi, hapi në dy kapakë dyertë e çeles së Tij në Gerçë, për miqtë e vet të shtrenjtë e besnikë me të cilët e lidhte përjetsisht Formula “Atdhé e Fé”, per të cilen ishin gati me ba vdekjen si me lé! Nana Drande e At Matisë ishte në kambë me ua gatue buken dhe me ua shtrue sofrat Burrave të Malësisë që ishin tek Frati si në shtëpinë vet! Armët Ata i kishin të varuna tek Dera e çelës, ashtu ishte rregulli i Kuvendit të Burrave.

Klerikët dhe miqtë ishin në krye të vendit, mandej rreshtoheshin Burrat e Malësisë së Veriut ashtu si kishin rregullat e veta simbas Kanunit. Memorandumi i Gerçës (ose Libri i Kuq) asht nënshkrue me datën 23 Qershor 1911, dhe në Hymje ka këte tekst në dy gjuhë, Shqip e Frengjisht: “MEMORANDUM mbi vendimet e dhanuna prej Kuvendit të pergjithëshem të Krenëvet Shqyptarë në Gerçë me 10/23 të Qershorit 1911, si përgjigjëje të reklamacjonit të Shekjet Turgut Pashës.” Firmojnë: Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

?Ky dokument u asht paraqitë Kuvendit të Krenëve të kryengritjes i shkruem me një gjuhë të përbashket Gegënisht dhe Toskënisht nga Luigj Gurakuqi, i cili ishte nder të paktit letrarë Shqiptarë që dinte me i shkrue dhe me i folë pa vështirësi. Qellimi ishte që këte Memorandum shumë shpejtë ta përkrahte edhe Shqipnia e Jugut, ashtu si ngjau. ?Të pranishem aty ishin edhe Klerikët Katolik Shqiptar të atyne krahinave, tue fillue nga i zoti i shtëpisë At Mati Prennushi, organizator i këtij takimi me Ipeshkvijtë e njohun Imz. Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja, që kanë ndihmue edhe në përgatitjen e tekstit. Aprovimi ishte marrë edhe nga Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. Ishin aty të pranishem Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. ?Memorandumi pat jehonë në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë.

?Memorandumi ju dorzue perfaqsuesit turk në Cetinë me 25 qershor 1911 nga Këta Perfaqesues të Kuvendit: Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod  Preçi (Kastrat), Prekë Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder). Nga Kujtimet e Imz. Luigj Bumçit kemi një dokument me randësi që tregon se kur “Perfaqsuesi” turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Dedë Gjo’ Lulin se, “a i dueni për vete a për gjithë Shqipninë pikat e “Librit të Kuq”? – I Madhi prijës i Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjo’ Luli i ishte  pergjegjë: “Ato pika që janë në Librin e kuq  i dona ma parë për vedi, e mandej, për Shqipninë  mbarë!..” E fjala mori dheun...

?Gazeta e parë që botoi Memorandumin ishte ajo Austriake  “Neue Freie Presse” e Vjenës, që ka shkrue  12 kerkesat që me 25 qershor 1911, vetëm dy ditë  mbas perfundimit të Kuvendit në Gerçë.

?Gazeta e dytë  që i bani jehonë Memorandumit me 12 kerkesat e Shqiptarëve të Veriut, ishte ajo franceze “Le Moniteur Oriental” me daten 26 qershor 1911.

?Me 6 korrik 1911, Gazeta e Shkupit “Vardar” boton të plotë Memorandumin e Gerçës..

?Gazeta “Corriere d’ Italia” njofton per Memorandumin e  Gerçes  me 12 korrik 1911, se:

“Memorandumi asht një program politik që shkëputë Shqipninë nga Turqia...”

?Kuvendi i Gerçës nuk kishte mbetë jashtë vemendjes së komuniteteve Shqiptare në Bullgari, që botojnë “Librin e Kuq” në gazetën e tyne “Liri e Shqipërisë” në Sofje, me datat 7 e 20 korrik 1911. Gjithashtu Arbëreshët e Italisë e botojnë italisht në Gazeten e tyne “La  Nazione Albanese” Memorandumin e plotë, që plotsohej edhe me komente shumë shpejtë nder shumë gazeta italiane...

?Nuk vonojnë Vlona, Gjinokastra e shumë qytete të tjera të Trojeve Shqiptare, me botue dhe me publikue “Memorandumet” e veta per Pavarsinë e plotë të Shtetit Shqiptar.

Krasniqe e Tepelena me Malësitë e Gjakovës edhe Durrësi, rrokin armët e Lirisë...

Çohet në kambë Mirdita e Don Nikoll Kaçorrit, e mbas Tij Shqipnia e Mesme... Nuk rri pa u pergatitë as Gjin P. Pervizi e as Isa Boletini, as Hasan Prishtina e as Bajram Curri...

?Memorandumi i Gerçës i paraprinë Pavarsisë së gjithë Shqipnisë, në Vlonen Heroike të ditës së 28 Nandorit 1912! Shqipnia u shpall Shtet i Pavarun nga Turqia!

***

?Këta Emna Shqiptarësh të Nderuem, shumica nuk janë fare në Historinë e Shqipnisë!

Si rrjedhim, ajo “Histori” e shkrueme pa ngjarjet e Maleve tona të vitit 1911, mund të jetë e anadollakëve të paraviteve 1912, e esadistëve ase trashigimtarëve të Bristolit,  pasuesve vrasës të Haxhi Qamilit... Mbas vitit 1944, disa anadollakë per me ua ba qejfin fqinjëve sllavokomunistë që na rrethojnë, kanë fallsifikue Historinë, e kanë shtremnue si e kanë kerkue ata, e as sot mbas 25 vjetësh “shpresa demokracije” nuk po ndigjojnë me e rishkrue ashtu si asht e verteta. Edhe “vëllezërit e gjakut me turq”...po i sherbejnë atyne!

?Asht “ngerrçi” që vazhdon sot me tkurrë muskujt e “dr. prof. e akademikëve” tanë...

Melbourne, Shtator 2015