E diele, 04.12.2022, 12:46 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Merita McCormack: Presidenti i Vatrës në Ambasadë

E marte, 08.09.2015, 05:26 PM


Vizitë e Presidentit të Vatrës në Ambasadën Shqiptare në Uashington DC

Nga Merita McCormack- Uashington DC/*

Ditën e enjte më 27 Gusht 2015, në mesditë, Dr. Gjon Buçaj , presidenti i Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “ Vatra” dhe zonja e tij Nikoleta,te shoqeruar nga zonja Merita B McCormack, kryetare e deges se Vatres ne Washington D.C., vizituan Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Uashngton DC, Znj. Floreta Luli-Faber.

Dr. Buçaj në momentin e parë të takimit i dha dorën zonjës Ambasadore duke i uruar kështu mirëseardhje dhe punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re. Dr. Buçaj dhe Znj. Luli-Faber ishin takuar më përpara , kur Znj. Ambasadore merrte pjesë në funksione të tjera profesionale në një nga aktivitetet e Vatrës në Nju Jork, vitin e kaluar.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Nikoleta, Dr. Buçaj shprehu kënaqësinë të ndodhej në mjediset e rinovuara të Ambasadës shqiptare ne Uashington DC.

Ambasadorja Luli-Faber i mirëpriti mysafirët Vatranë në hollin e pritjeve të Ambasadës ku shihen qartë monumentet e Gjergj Kastriotit, Heroit Kombëtar Shqiptar dhe një statujë e shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Flamuri Kombëtar shqiptar dhe flamuri amerikan dekorojne bukur qendrën e hollit.

Nga diplomatët e Ambasadës, ndodheshin në takim edhe Konsullja shqiptare ne DC znj. Daniela Kristo-Nesho dhe Sekretarja e Dyte Ambasadës zonjusha Eni Jucja. Çifti Buçaj shoqërohej nga autorja e këtij shkrimi.

Dr. Buçaj dhe Ambasadorja Luli-Faber biseduan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me shqiptarizmin në përgjithësi, për organizatat e ndryshme të diasporës, strukturat dhe rolin e tyre. Ambasadorja shqiptare shprehu kënaqësinë për takimin, falenderim për informacionin lidhur me VATRËN dhe për diasporën shqiptaro-amerikane në përgjithësi, rolin dhe aktivitetet e tyre. Ajo shprehu besimin se ajo vetë dhe stafi i ambasadës do të jetë gjithnjë pranë komunitetit shqiptar në SHBA dhe se konsullatat janë në shërbim të shqiptarëve në mërgim. Ambasadorja lavdëroi arritjet me të cilat ajo është njohur deri më tash nga diaspora shqiptaro- amerikane, veçanërisht nga ajo e Uashington DC, e cila punon e bashkuar dhe koordinuar. Ambasadorja Faber shprehu dëshirën të njihet edhe më gjerë, në shtetet e tjera, ku ka komunitet shqiptarë.

Dr. Buçaj dhe Ambasadorja Faber shprehën dëshirën e një takimi të afërt në NY dhe Dr. Buçaj e siguroi ambasadoren se gjithkush është i mirëpritur në shtëpinë e Vatrës, në aktivitetet dhe në funksionet e saj dhe se Vatra ka gjithnjë dyert e zemrat e hapura.

Dr. Buçaj theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në çështjen shqiptare, apolitizimin e saj, punën e përbashkët të organizatave në Diasporë si dhe rolin që qeveria shqiptare duhet të luajë në rajon lidhur me të drejtat e shqiptarëve në shtetet fqinje por edhe në mbështetje të diasporës në botë, e veçanërisht në Amerikë ku ai jeton e vepron si president I VATRES.

Dr. Buçaj , I cili ka lindur në fshatin Arst të Pukës, ka kaluar vitet e para largimit nga Shqipëria në qytetin e Shkodrës dhe është larguar në vitin 1951, shprehu mallin dhe dashurinë për vendlindjen.

Në fund të takimit Dr. Buçaj i dhuroi Bibilotekës Shqip të Ambasadës rreth njëzet libra, disa prej tyre edhe volume të rralla.

Ambasadorja Luli-Faber dhe Dr. Buçaj biseduan për më shumë se një orë dhe pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore dhe gjithë biseda u mbajt në gjuhën shqipe.

*Merita McCormack është presidente e degës së Vatrës për Uashington DC.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora