E enjte, 25.04.2024, 12:58 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hasani: Këshilla Nacionale për pakicat në Kosovë

E diele, 06.09.2015, 09:52 AM


Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë  e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna  asnjë prej tyre  . Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale për : Rom , Ashkali , Egjiptian. Boshnjak , Turq , Goran , Malazias dhe Serbë  . Asociacioni i formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të këtij viti nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA  dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër VUÇIQ në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregulimin e të drejtave për pakicat nacionale  .

Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit  të gjërë e mbi të gjitha  nga gjendja faktike e pakicës serbë me pesë për qindë  , nuk është dashur të formohet fare asociacion i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat  .  Marrim shembull Maqedonia nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn  afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët .   Pastaj vazhdojm  Republika e Malit të Zi   nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë asociacion .  Edhe  Republika e Kroacisë   nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekj dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja .Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërbska  dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton  në vitin 1995 .

Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik  dhe të Evropës lirisht mundë të themi jan më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk jan me asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë e shtatë për qindë  .

Nëse është dashur  të formohet  Asociacone , rajone , Krahina e të federalizohet është Serbia  duke u bër me Parlament dy dhomësh , pasi  ka rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët , si

- Vojvodina ,

- Sangjaku ,

- Medvegja , Bujanoci  dhe Presheva dhe

- Rajoni i banuar me Bullgarë .

Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë asociacion kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë  një zetë e një Këshillave  Nacionale e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’ .

Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë  e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora