E marte, 16.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Nuk bllokohet liria e lëvizjes, Maqedonia ndërmjet “detyrimit dhe dëshirës”

E enjte, 31.07.2008, 07:55 PM


Skender Korça
Nuk bllokohet liria e lëvizjes, Maqedonia ndërmjet “detyrimit dhe dëshirës”

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Është dashur të kuptohen proceset me kohë në Maqedoni, të kuptohen integrimet dhe të shihen rrethanat se çfarë po ngjet në shtetet e rajonit. Kosova është njëri nga këto shtete fqinjë e Maqedonisë si dhe ka tash më status të zgjidhur.  Në Ballkan integrimet janë si pasojë e detyrueshme dhe nuk janë ato për të cilat punohet dhe aspirohet. Maqedonia si duket është në krizë moralo-politike,sepse hapat e Republikës së Kosovës e kanë detyruar ate që të vë gishtin në kokë se çfarë të bëjë me Kosovën dhe qytetarët e saj, çfarë të bëjë me pasaportat e reja të Republikës së Kosovës dhe atyre qytetarëve që tash kanë shtetin e tyre. Ishte për t’u habit fakti se në të kaluarën, sapo kishin dalë pasaportat e UNMIK-ut , ajo i pranoi pa asnjë kusht dhe deklarohej se ajo është një nga shtetet që i njeh rregullat e lëvizjës së qytetarëve nga Kosova dhe i respekton ato. Ishte vetëm mashrim kohe, mashtrim syresh dhe një imazh krejt ndryshe nga egoja e saj e vërtetë e shumë e lodhur kur janë në pyetje shqiptarët, qoftë nga ata atje në këtë shtet qoftë nga shqiptarët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria.
Tash pas shumë kohësh me këto dokumentacione udhtimi që për qytetarin kurrë nuk ishin pasaporta, ajo u shaplos nga mashtrimi që i kishtë bërë faktorit ndërkombëtar se është shteti i cili di të respektojë.

Shqiptarët , pasaportat dhe Maqedonia

Çdo herë në agjendën e problemeve Maqedonia si fokus ka patur sjellen e saj jo ligjore dhe anti qytetruese kur janë në pyetje shqiptarët qoftë nga Kosova, qoftë nga Maqedonia dhe atyre nga shteti ynë amë Shqipëria. Atyre qytetarëve shqiptarë nga Maqedonia, kurrë nuk ju dha pasaporta deri ne fund te viteve të 90-ta, dhe ata trajtoheshin si qytetarët pa asnjë të drejtë lëvizëse. Ishin pjesa e një kategorie që kishin migruar në Maqedoni që nga vitet e 50-ta dhe 60-ta.
Këta qytetarë morrën këto dokumentacione me shumë telashe dhe besoj se ka ende shqiptarë andej në Maqedoni që kanë ende probleme me këtë dukuri dhe me pasaporta,me lëvizjen e lirë.

“Pasaportat”  e UNMIK-ut, ato travel document, kur dolën, duhej që shqiptarët nga Kosova të siguronin një adresë të ndonjë nga banorët shqiptarë atje , kinse kanë ftesën e tyre për vizitë sepse në vitet e para të pas luftës në Kosovë nuk të lejonin me kaluar kufirin si kalojnë njerzit e qytetruar. Kjo logjikë e verbër u thye me intervenime të faktorit ndërkombëtar dhe tash këto janë dokumentacioni i pranuar për kosvarët. Ja sa sheh Maqedonia në këtë drejtim. Pasaportat thuaja të katundeve serbe në Kosoë që i bartin qytetarët e Kosovës ende janë më respektabël se sa ata që i ka njohur faktori ndërkombëtar. Kjo tregon se ajo nuk njeh kodet e Evropes dhe bashkësisë ndërkombëtare, por le ta kuptojë mirë tash se syresh po i del edhe një dokument tjetër që si duket në ditët e para ende nuk i ka njohur dhe nuk po i lejon qytetarët e Republikës së Kosovës  me kaluar me pasaportat e tyre të vërtetë, atyre që duhet me i thënë pasaporta. Edhe një gabim shtetror i tyre.
Para një kohe qytetarët e Shqipërisë në fqiun e tyre të para Maqedoninë  siguronin dhe kërkonin viza hyrëse për Mqedoni dhe këta qytetarë Maqedonia i maltretoi kur dihet se Shiqëria ishte një shtet më se 90-100 vite me parë se vet Maqedonia. Kjo është politika e Maqedonisë për shqiptarët.
Ndërsa në reagimin ndaj pasaportave të Republikës së Kosovës, fqiut të saj, ajo tash më është në udhëkryqin e vendosjes, ta njohë që ska ku të shkojë pa e njohur Kosovën si shtet, të prolongojë edhe më me këso gabime që nuk do i falen lehtë, apo të krijoj tensione të reja se do kemi punë me Maqedoninë. Ky reagim i keq i tyre flet se një ditë do i shtrëngojmë dhëmbët sepse edhe në kemi të drejtën tonë për ti lëshuar të hyjnë në Kosovë vetëm shqiptarët nga Maqedonia , kurse ata të tjerët banorë jo shqiptarë nga Maqedonia të kalojnë andej përtej Vardarit për të mos ja mësyrë kurrë kufirit me Kosovë. Ndërtimi i shtetit është pasqyrë e drejtë se me kend do krijosh raporte të mira shtetrore, por le ta dijë mirë Maqedonia se do na bje para aktit të kryer edhe në këtë drejtim sepse shumë edne kemi konteste me këtë Republikë ish jugosllave- IRJ e Maqedonisë, që vullnetin dhe dëshirën do i pranojë ndryshe me detyrim , e jo që ajo ka logjikën se do ketë fqinun më të mirë Kosovën. Do thoja ta bëjë detyrimin dëshirë se do e ka më lehtë në të ardhmën me Kosovën....ose...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora