E marte, 23.04.2024, 12:19 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Popujt ''pa histori plot me ''historianë''

E shtune, 05.09.2015, 09:14 PM


POPUJT  “PA  HISTORI”  JANË  PLOT  ME “HISTORIANË”...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

?Ndër Popujt e Europës, Shqiptarët janë prej kombësive ma të vjetra të kontinentit!

“Historianë” kemi me tretë, po “Histori” të shkrueme... “ata” thonë se, “nuk kemi”!

?Pak e aspak shtete kanë figura të mëdha e të njohuna sa Gjergj Kastrioti, Nana Tereze e Ibrahim Rrugova... E ndoshta, lakmia e atyne që dishrojnë me i pasë për vete na ka ba me u perçudnue deri në këte shkallë, sa “historinë” me e shkrue injorantët, tradhëtarët, fallsifikatorët, antishqiptarët ose ma keq se këta: Filo... Vazhdoni ju, se nuk dij ku kemi fillue e ku asht fundi i tyne, që as në Kinë, nuk besoj se ka kaq sa tek ne “antiatdhetarë”!

Hapim sytë me lexue çka kanë shkrue të huejtë per historinë tonë të lavdishme...

?Monumenti i Heroit Kombtar Gjergj Kastrioti sot asht në shumë shtete e vende të tjera, në Londer, Gjenevë, Bruksel, New York, Romë, Budapest, Vienë, Spanjë... Munxhufuni (Montecilfone) Itali, që as nuk e dij ku asht ky vend i banuem me Arbëreshë!!

?Vetem të huejtë shkruejn sakt per Nanen Tereze, kur u nderue me çmimin “Nobël”, dokumenti kishte të shkrueme gabim kombësinë “jugosllave”. Ajo e pau dhe, Ua këthej atyperaty per me e korrigjue tue U thanë: “Unë jam kombësi Shqiptare, se kam le në Shtetin Shqiptar!” Dhe, menjëherë Dokumenti u korrigjue ashtu si u tha Nana Tereze.

?Familja, Qyteti dhe Shteti, janë Familja e Madhe per të cilen na mësoi Nana Tereze, asht tue thanë në këte moment Papa Françesku...(30 Gusht 2015, ora 18.20 Melbourne)...

?Kosova asht e lirë! Liria e Dardanisë Shqiptare asht meritë vetem e Nanës Tereza dhe e Ibrahim Rrugovës, e këte nuk e kam thanë unë po, Ua ka shpjegue Presidenti Klinton!

“Nanë Tereza, ishte e para Ajo që më bani ta due kombin Shqiptar. Dhe tashti ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, ka deklarue Bill Klinton mbas ndërhymjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës.

?Ka shumë antishqiptarë që shkruejnë “Historinë e Shqipnisë” pa zanë  me gojë fare një nga Figurat ma të Mëdha të Popullit Shqiptar, Heroin e Pavdekshem të Hotit dhe të Flamurit të Gjergj Kastriotit të 6 Prillit 1911, Dedë Gjo’ Lulin...Kujtojnë se “lavdia e tyne” filloi me 28 Nandor 1912 në Vlonë, tue u kremtue në Shqipni, Kosovë e Maqedoni...

Harrohet Hoti e Gruda, e aq ma keq Çamëria e Trojet tona... që po i sundon greku!

Kur u ngrit Flamuri në Vlonë, “...Ishte menduar nga Ismail Qemali, që Shqipëria të vazhdonte për të qenë dhe pas vitit 1912 autonome në suazen e Perandorisë Osmane.” Edhe mbledhja e përfaqësuesve të kolonive Shqiptare të ShBA-së, që u ba në Boston6 tetor 1912, duke “... marrë në sy atë që po mundet Turqia, e që shtetet e Ballkanit do ta ndajnë Shqipërinë në mes tyre”, deklaronte: “Është detyrë e atdhetarëve shqiptarë të jenë plotësisht të bashkuar me guvernën (qeverinë - shën. i aut.) otomane kundër armiqve të Mbretërisë”. Ndonëse frymëzohej nga qëllime patriotike, qëndrimi i kolonive shqiptare të ShBA-së përmbante në vetvete një rrezik të madh për vendin. Përkrahja pa kushte që shqiptarët do t’i jepnin Turqisë në luftën kundër Aleancës Ballkanike do të sillte si pasojë që Shqipëria të pësonte të njëjtin fat që do të pësonte Turqia në Ballkan dhe do t’u jepte një argument të fortë qeverive të Aleancës Ballkanike për të mbrojtur përpara opinionit publik ndërkombëtar planin e copëtimit të Shqipërisë si një provincë e thjeshtë turke...” Po këte a e dijnë “historianët” tanë?!

?Luigj Gurakuqi pa ju tutë fare syni, nuk priti po, nxori patllaken dhe u tha delegatëve: “Pa u ngritë sot Flamuri, asnji nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!..”

(Shikoni me kujdes foton në balkon ku, Luigji vazhdon me kenë me dorë në xhep...) Guximi i Gurakuqit lidhet edhe me besnikrinë e Trimit të Kosovës Isa Boletini, i cili me 300 Burra të armatosun kishte rrethue Sheshin ku menjëherë u ngrit Flamuri...

?Kjo asht arsyeja që edhe Luigj Gurakuqi duhet “harrue”, se Ky asht Ai që “na prishi me vëllezërit e gjakut turqë të vjeter e të rinjë, se me sllavë as nuk bëhët fjalë...”

?Presidenti i Shqipnisë e ka gjetë zgjidhjen: “Bustit të Skenderbeut i ka vue rrota...”

?Tradhëtarët pranojnë injorancen e idjotsinë per hirin e titujve “dr, prof, e akademikë”!

Ka shkue puna e “historisë” sonë per turp, sa per Figuren e Gjergj Kastriotit me diskutue në TVSh... njëfarë turkeshet Djana Kastrati, nga brezi i “turqëve të rijë” per të cilët, ka shkrue i Madhi Prof. Arshi Pipa... “Turqit e rij të Shqipnisë së Re” “Adriatiku” 1992:

?I.Pushtimi i gjatë i Shqipnisë nga Turqit la mbresa të pashlyeshme në mendësinë dhe kulturën e kombit shqiptar...Mbasi systemi politik i perandorisë shumëkombëshe otomane bazohej në fenë islame dhe tue qenë se shqiptarët ishin nji grup ethnik i privilegjuem në perandorinë otomane për arsye t’islamizimit të tyne në masë, Turqit e Rij shqiptarë e panë të volitshme me kufizue kërkesat e tyne te ideja e krijimit të nji Shqipnie autonome në suazën e perandorisë otomane. Kjo Shqipni do të përmblidhte katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit, që përbajshin pjesën ma të madhe të trojevet otomane n’ Europë. Po shënojmë këtu, në kalim e sipër, se ideja e autonomisë nuk ishte aspak popullore në Kosovë, mbasi kosovarët n’atë kohë vazhdojshin me qenë besnikë të Sulltanit, që ata e quejshin “baba mbret”...

?Tue raportue mbi kto ndeshje në revistën Albania Faik Konica shkroi çka vijon: “Na duhet të luftojmë Turqit e Rij që janë personifikim i kulshedrës në përrallat popullore. Por nëse nesër marrin prap pushtetin turqit e vjetër, atëherë le të sillemi kundër tyne. Vërtet se ka disa burra të mirë mes tyre. Por të rij ose të vjetër, turqit janë turq, dmth janë, si thotë fjala latine, “bukë e nji mielli (ejusdem farinae)”.

?...Tjetër faktor i përbashkët asht oportunizmi i të dy palëve: stalinistat shqiptarë renegatë mohuen hoxhanizmin n’emën të demokracisë pa qenë ata vetë demokratë po ashtu si Turqit, që çuen krye kundër Sulltanit n’emën të liberalizmit dhe nuk ishin ata vetë liberalë... Nji tjetër gjasim asht se të dyja kto lëvizje disidente nuk ishin fillime por vazhdime. Turqit e rij ecën në vazhdën e liberalëve turq të mërguem, ndërsa revolta e shqiptarëvet stalinista qe shprehja finale e disidencës partiake që ka nji histori të gjatë.

?Turqit e Rij shqiptarë nuk rrezikuen asgja tue kalorue valën revolucionare të nisun nga studentat dhe të çueme përpara nga grevat e punëtorëvet.

?Sa do të zgjasë sundimi i tyne?

Turqit e Rij humbën vrullin e tyne revolucionar mbas katër vjetësh. Sundimi i PD-së ka gjasë mos me qenë aq i gjatë. Udhëheqsit e saj kanë ba shumë poterë me akuzat e tyne kundër komunistëvet të Hoxhë-Alisë, tue ba popullin me besue se, t’ardhmen ata në fuqi, do të hapnin gjyqet. Por këte ata nuk do t’a bajnë tashnjiherë, mbasi hapja e dosjevet të Sigurimit mund të jetë kompromentuese për së paku disa prej tyne.”

?Historia nuk mund të shkruhet nga “ata” që e kanë fallsifikue dhe shtremnue...



(Vota: 4 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora