E premte, 29.03.2024, 05:59 AM (GMT)

Faleminderit

Ramadan Asllani: Kandili që derdhi vaj për ne

E merkure, 02.09.2015, 07:21 PM


KANDILI QË DERDHI VAJ PËR NE!

Disa njerëz lindin rrallë! Rrallë edhe përjetësohen për popull e shoqëri. Të rrallë lindin e ndërrojnë jetë si edukator...

Bedri Kyçyku i kishte këto epitete e më shumë. Ishte i edukuar dhe edukonte kombëtarisht. Ishte historian dhe e njihte, jo vetëm historinë, por edhe gjeografinë kombëtare dhe hisen e ndarë... U dogj si kandili, por vaji i tij përtëriu kandila të tjerë, që bashkë me të do të ndezin flakadanët për liri...

U bëmë, çka nuk u bëmë nga ai: profesorë, mjekë, politikanë, pajtimtarë, luftëtarë, atdhetarë etj.

Sot 21 vjet më parë, më 1 shtator 1994, ndërroi jetë pedagogu kaçanikas prof. Bedri Kyçyku. Nuk është mirë, kur pedagogu nuk është ditën e parë të mësimit. Por, është mirë, nëse mësimdhënësit kaçanikas sot kanë mbajtur një orë përkujtimore për të. Do ta nderonin arsimin në përgjithësi, jo vetëm të Kaçanikut, por edhe më gjerë. Sot, pra, arsimit kaçanikas i mungoi veterani i arsimit në ditën e parë të mësimit, z. Bedri Kyçyku. Por, nuk i kanë munguar ish-nxënësit, që ka përhapur dituri, arsim dhe edukim. Ky ishte kandili që derdhi vaj për ne!

Meqë sot kemi të bëjmë me ditën e parë të këtij fillimviti, po shkëpus një veprim të prof. Bedriut, se si e donte shkollën pa politikë, kur politikanët e kërkonin një gjë të tillë, e cila mjerisht edhe sot po zbatohet:

Orhan Nevzati: “Nuk kam pasur rast me marrë pjesë nëpër mbledhje të organizatave të juaja, mirëpo, të shtunën kam qenë në një tubim me arsimtarët e qendrës ku kemi zhvillue nji bisedë rreth detyrave dhe rolit të arsimtarëve në edukimin e të rinjve. Në këtë bisedë hasa në nji kundërshtim te Bedri Kyçyku, kur thotë se, politikajt duhet sa më pak të përzihen në punë të shkollave dhe se ky ka ndaluar hyrjen e politikajve në shkollë (pa lejen e tij).”

Kurse, sa i përket kërkesës politike për Kosovën Republikë, sipas procesverbalit thotë:

“Ky material asht marrë shumë vonë dhe me një lexim me u aprovue. Plotësisht pajtohem me vërejtjet që i bani Salihu. Më duket se kjo kërkesë për republikë asken nuk e damton, por përkundrazi e ndihmon! Nuk kisha me u pajtue me atë që thohet të shiqohen mundësitë, sepse ne nuk jemi tue kërkue lëmoshë. Na jemi shprehur unanimisht me rezolutën”.

Nga dorëshkrimi, “Sali Bajra – kushtrim i kohës”, që po pret sponsorin

Ferizaj, më 1 shtator 2015 Ish-nxënësi juaj, Ramadan ASLLANI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora