E merkure, 24.04.2024, 06:41 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: I demantoni ose i pranoni thashethemet, zoti Jagxhillar!?

E merkure, 30.07.2008, 06:50 PM


Adnan Abrashi
I DEMANTONI OSE I PRANONI THASHETHEMAT, ZOTI JAGXHILLAR!?

Nga Adnan Abrashi

Horror odisejada me mahunet që përmbajnë material helmues, sikur ka filluar të zgjidhet. Suspendimi nga ana e Qeverisë i dy funksionarëve të lartë si përgjegjës rreth kësaj çështjeje tejet të ndjeshme, sa i inkurajon të dëmtuarit dhe opinionin mbi seriozitetin institucional , aq  ka krijuar dyshime se rreth saj mund të kenë përgjegjësi edhe të tjerët, që ndoshta hanë bukë mu në sofrën e ngushtë të Qeverisë.
Rrahja e panevojshme dhe arrestimi i shumë protestuesve që nuk donin helm nga ana e policisë, është indikacioni i parë që edhe një naiv e bënë të dyshoj se këtu diçka zihej.
Më pas, shkuarja për bisedë e ministrit të policisë me protestuesit rreth një qeshte ku kompetente është ajo e ministrisë së ambientit, ngrit këtë shqetësim në nivelin edhe më të lartë. Në anën tjetër, thashethemet prizrenase marrin hovë mbi mundësinë e implikimit të drejtpërdrejt edhe të ministrit Mahir Jagxhiler në këtë aferë, sepse, me të madhe këtu te ne përfolët se firma eksportuese e këtyre mahuneve me helme është me seli në fshatin Mamushë të Prizrenit, e cila, siç dihet, është e banuar me shumicë të popullatës minoritare turke. “Gojëkëqijat” e çarshisë së Prizrenit, me të madhe përhapin thashethemet nëpër qytet se, pikërisht pronari i kësaj firme eksportuese të helmit, është anëtari i partisë si Jagxhilerit dhe konsiderohet njëri prej donatorëve të saj??!
Kuptohet, asgjë e dëshmuar dhe asgjë e argumentuar sa duhet rreth këtyre thashethemeve. Ndoshta mund të jenë edhe insinuata qesharake këto, por, pa dyshim, gjatë hetimit të thuktë, duhet të merren si indicie të vlefshme që mund të na shpijnë drejt zbardhjes të së vërtetës sa më të plotë.
Pse të mos mbyllen këto fjalë çarshie dhe pse ministri Mahir Jagxjilar nuk del në opinion me prononcim që t’i demantoj ose pranoj ato?!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora