E premte, 29.03.2024, 11:12 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Dijana Dukaj: U përurua ''Qendra Funerale e Malësisë''

E merkure, 26.08.2015, 06:45 PM


U PËRURUA “QENDRA FUNERALE E MALËSISË”

Nga Dijana Gj. DUKAJ

Përurimi i objekteve të infrastrukturës në trevën e Malësisë, është ngjarje e rëndësishme për banorët, pasi që rastet e tilla nuk janë aq të shpeshta. Sidomos jo të atyre me rëndësi jetike për banorët të cilët gjithnjë janë në pritje të vazhdueshme në zhvillimin e infrastrukturës, ngjashëm si në mjediset tjera në kohërat e sotme, kur kërkesat janë gjithnjë e më të mëdha. Sidomos në ato hapësira ku nuk është investuar një kohë të gjatë dhe ku nevojat e banorëve janë aq të theksuara. Prandaj, edhe përurimi para disa ditëve i një objekti të ri në trevën e Malësisë, ishte ngjarje e shumëpritur e po aq e nevojshme për banorët e këtushëm. Fjala është për lëshimin në përdorim të  Qendrës funerale, në Vuksanlekaj afër Tuzit, këtij objekti aq të nevojshëm për të gjithë banorët e Malësisë. Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti ishin tubuar banorë të shumtë nga Malësia, e në veçanti ishte i madh numri i bashkëvendësve tanë që jetojnë në mërgim, por, që këtyre ditëve ndodhen në vendlindje. Njëri nga nismëtarët  dhe anëtarë i këshillit për ndërtim, Zef Camaj, duke i përshëndetur të pranishmit foli për rrjedhën e ndërtimit të kësaj qendre dhe i falënderoi të gjithë ata të cilët me mjetet e veta kontribuan në ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm. Më pas, në emër të Shoqatës “Malësia e Madhe”, nga Nju Jorku, foli kryetari i kësaj shoqate, Ëjllo Berishaj, i cili, i autorizuar nga kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe”, Lekë Gjonaj, nga Detroiti, falënderoi të gjithë ata të cilët i dhanë përkrahjen maksimale ndërtimit të këtij objekti. Ai, me fjalë emocionuese, foli për dashurin e madhe të mërgimtarëve tanë kudo që jetojnë, të ndihmojnë vendlindjen e tyre të dashur, për një jetë më të mirë dhe më të bukur në këto treva. Duke folur në emër të këtyre dy shoqatave, kryesisë   dhe anëtarëve të tyre, Berishaj, falënderoi përzemërsisht të gjithë anëtarët e tyre, të gjithë bashkëvendësit dhe dashamirët e shumtë nga viset tjera shqiptare për ndihmesën e dhënë në realizimin me sukses të këtij aksioni. Ai, po ashtu, pohoi se funerali i porsandërtuar është pronë e të gjithë banorëve të Malësisë, pavarësisht përkatësie fetare, krahinore, dallimeve politike apo partiake. “Ai, është për të gjithë banorët e Malësisë dhe veç ata do ta shfrytëzojnë”, theksoi Berishaj. Duke pohuar se mërgimtarët tanë janë të gatshëm gjithmonë të investojnë në këto treva, Berishaj, përsëriti kërkesën që në një të ardhme sa më të shpejtë, interesat e banorëve të Malësisë, të realizohen në “Komunën e plotë të Malësisë, me kryeqendrën e sajë Tuzin, e drejtë që na takon sikur të gjithë popujve tjerë”, theksoi ai.

Berishaj, njoftoi se në aksionet e realizuara në Nju Jork dhe në Michigan, janë grumbulluar gjithëseit 275. 000 dollar amerikan dhe , njëkohësisht,  falënderoi këshillin për ndërtim, për menaxhimin me kujdes të këtyre mjeteve në ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm në trevën e Malësisë. Në fund të kësaj ceremonie, foli edhe Pjeter Kolçaj, i cili duke falënderuar të gjithë banorët e Malësisë, bashkëvendësit tanë në mërgim dhe të gjithë dashamirët e shumtë, në veçanti falënderoi përfaqësuesit nga Hoti, Gruda, Koja dhe Trieshi, të cilët udhëtuan për në SHBA, me qëllim të grumbullimit të mjeteve nga bashkëvendësit tanë që jetojnë në mërgim. Ai, njoftoi se nga sot ( 25.08.2015), ky objekt është në përdorim për të gjithë qytetarët e Malësisë dhe njoftoi për nevojën e rregullimit të ambientit përreth, ndërtimin e hapësirave për parkim dhe rregullimin e ambientit në përgjithësi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora