E premte, 29.03.2024, 11:15 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Autobiografi, me ''porosi''

E merkure, 26.08.2015, 06:47 PM


Rast: 77 vjetori i lindjes

Autobiografi, me ''porosi''.

Nga Reshat Nexhipi

Kush janë,,porositësit,,?

Pothuajse çdo vjet, me rastin e ditëlindjes, para kohe, gazetarë të redaksive të ndryshme, me të cilat kam bashkëpunuar, kërkojnë nga unë shënime biografike, gjë që ndodhi edhe kësaj here, por nuk ua plotësova dëshirën, për shkak se përsëritjet i urej. Mirëpo, nuk munda të refuzoj kërkesën e një historianit të   njohur nga Struga, i cili, përmes telefonatës,më bëri në dijeni se  është në përfundim e sipër të një dorëshkrimit, kushtuar disa historianëve shqiptarë, duke  më apostrofuar edhe mua. Pavarësisht qëllimit të tij, kjo kërkesë, më inspiroj që të paraqes këtë biografi, e cila, një ditë, mund t i hyjë në punë, jo vetëm kolegut të nderuar, emrin e të cilit, për respekt, nuk e bëj publik, por, eventualisht, edhe redaksive, me të cilat kam bashkëpunuar gjatë jetës sime, siç është edhe ,,Zemra Shqiptare,,.

Përndryshe, jam i vetëdishëm që, shumë lexuesë, me të drejtë, do ta quajnë këtë shkrim jo modesti nga ana ime, por, siç thashë, kërkesa e struganit më bëri që  të vepronja në këtë mënyrë, edhepse një gjë e tillë, nuk është në natyrën e karakterit im. Poashtu, kërkoj falje që, teksti është pak i gjatë,  i bërë me qëllim të caktuar, për ta lehtësuar  punën në  selektimin dhe përzgjedhjen e shënimeve të nevojshme nga ana e  atyre të cilëve, eventualisht, një ditë, mund t iu hynte në punë biografia ime.

Evidentimi i shënimeve biografike

(Shënimet  janë të shkëputura  tekste të ndryshme të publikuara, por kryesisht nga libri voluminoz  i dr.Ilmi Veliut, me titull: ,,Prof.d.Reshat Nexhipi, tërë jetën gërmoi rrënjët e kombit shqiptar,, Kërçovë,1912. Për t ua lehtësuar punën lexuesëve, tekstin e ndava në disa pjesë, nvarësisht nga përmbajtja.

Familja

Në librin e posa theksuar,veç tjerash, thuhet: ,,Prof.d.Reshat Nexhipi lindi  në një familje fisnike dhe një ndër më të emancipuarat  në Prespë dhe më gjerë. Stërgjyshi i tij, Ismaili, mori pjesë në anën e Ali Pashë Tepelenës, kundër sulltanit, kurse  gyshja, kishte lidhje  miqësore me familjen e Sali Butkës, i njohur si..Legjendë e Kolonjës,,. Nëna e profesorit, rridhte nga familja e Pasho be Asamatit, nga e cila ka dalë Tefik be Asamati, trimi më i shquar në çetën e Nijazibeut, i njojur në popull si ,,Mbret i Prespës,,dhe i cili, në vitin 1908, shpalli Hyrjetin në Manastir, duke i dhënë fund absolutizmit pesëshekullor të sulltanëve, me çka  iu mundësua tërë popujve të robëruar të të krijojnë partite e tyre, shoqata etj., siç ishte edhe  klubi qendror ,,Bashkimi,, i cili  organizoi Kongresin e Alfabetit në Manastir etj. Babaj dhe xhaxhaj i profesorit, ishin të vetmit shqiptarë nga Prespa që  luftuan në anën e Ballit kombëtar të Mitat Frashërit kundër aradhave partizane në Shqipëri,,.Shkurt: Ali pashë Tepelena, Sali Butka, Nijazi beu dhe Mitat Frashëri, kanë hyrë në historinë e familjes së dr. Reshat Nexhipit-shkruan dr. Ilmi Veliu, në shkrimet e tij,duke vazhduar me nëntekstin në vijim:

Shqetsimet

Babaj dhe xhaxhaj i profesorit, disa herë ishin dënuar me burg nga ana e pushtuesëve serbë, njëherë bashkë me  nënën e tyre, e cila, edhepse e lidhur me prënga të hekurta, kishte treguar guxim të pa përshkruar në  burg-thonë ata  të cilët ishin  bashkë me të. Internimi familjes nga ana e regjimit komunist maqedonas, kur profesori ishte rreth 13 vjeçar, ishte shqetsim i jashtëzakonshëm me pasoja të papërshkruara, kurse largimi i tij  nga ana e Universitetit të  Manastitirit dhe djegia e shtëpisë  gjer në themel më 2001 kishin për  qëllim që ta largojnë nga vendlindja e Alfabetit, gjë që nuk e realizuan dot kurë, sepse, siç ka edeklaruar në një rast ,,Kur dihet qëllimi, nuk duhet humbur durimi,, pra përballoi çdo shqetsim dhe nuk lëshoi vendlindjen e Alfabetit, të cilin, si historian, e ka dashur dhe e do më tepër se çdo qytet tjetër shkruan korespodenti i këti vendi, i cili, në Flakën e ,17 dhjetor,1994, njofton: Reshat Nexhipi ishte thirrur në bisedë informative  dhe ishte mbajtur 4 orë në polici,,- shkruan dr. Veliu dhe,lidhur me shqetsimet, vazhdon me nëntekstin në vijim.

Pjesë nga Dosja komuniste

Në brendësinë e librit, dr. Ilmi Veliu, veç tjerash evidenton pjesë nga kjo dosje me rreth 500 faqesh. Ja vetëm një pjesë e tyre: Me dokumentin nr.445-360, të datës 28. 06.1979, sillet vendim për bastisje sekrete të shtëpisë së profesorit, gjë që, sipas mungesës të disa librave dhe doktoraturës, është realizuar, pa praninë e asnjë anëtarit të familjes. Në dokumentin nr.546, të 12.07.1990, thuhet:,,Reshat Nexhipi është nacionalist i cili në  Manastir, Prespë dhe më gjerë, përhap veprimtari iredentiste,,.

Në dokumentin nr.172,të 23.05.1991,thuhet:,,Babaj dhe xhaxhaj i Reshat Nexhipit, ishin pjesëmarrës aktivë  në bandat balliste, kurse babaj i tij  në Gjermani ishte anëtar i Organizatës Ekstreme ,,4000 Shqiptarë,, (që planifikonin rrëzimin e regjimit komunist-R.N.) Në  dokumentin nr.78, të 20.06.1991, sillet vendim  për përgjimin e telefonit  të profesorit, me pretekst se ai,,ka një rrjetë të separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që përmes telefonit, mund të zbulojmë  shumë momente nga veprimtaria e tij  separatiste,,.

Në dokumentin nr. 292, të 21.11.1991,thuhet:,,Reshat Nexhipi është organizatori për themelimin e  SHKSHA,, Bashkimi,, në Manastir dhe se duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri. Në dokumentin nr.1083, të 16.11.1993: ,,Reshat Nexhipi lot rolin kryesor  në regjionin e Manastirit  në drejtim të shkatërimit  me forcë të rendit kushtetues  të Maqedonisë, duke dhënë instrukcione, mendime, konstatime,etj. në funkcion të planeve të veta antiqeveritare,,.

Në dokumentin nr. 628, të 29. 11. 1995, propozohet: ,,Reshat Nexhipi të thirret në bisedë informative, për shkak  se  është iniciator për hapjen e gjimnazit shqip në Manastir, për themelimin  e Degës së parë njënacionale të PPD-së në Manastir, për organizimin  e referendumit për autonomi  territoriale, politike dhe kulturore, përkrahës  i pakompromis i themelimit  të Universitetit të Tetovës,, etj.

Kontributi patriotik

Në shtëpinë  e profesorit, në prezencën e kryetarit të  Partisë të parë shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë-PPD-së-Nevzat Halilit dhe disa antarëve të Kryesisë, u themelua  Dege   e saj. Kryetar  u zgjodh  profesori, sepse asnjë nga intelektualët e Manastirit nuk pati guxim ,,ti hyjë kësaj valle,,  shkruan  dr. Veliu dhe shton: ,,Çështjes kombëtare, përveç disa librave dhe rreth 500 shkrimeve, të publikuara në revista të ndryshme dhe në shtypin e përditshëm në shqip, maqedonish dhe një në rumunisht, profesori i ka shërbyer edhe përmes polemikave të ashpra me autorë maqedonas, si asnjë historian tjetër në Maqedoni dhe më gjerë, përmes shtypit dhe debateve të gjatë simpoziumeve etj.

Ishte i vetmi konsulent i librit Maqedonia shqiptare, e përgatitur nga disa intelektualë të shquar të Tetovës, si përgjigje e të ashtuquajturës enciklopedi maqedonase, të cilën dr.Nexhipi e ka sulmuar disa herë përmes shtypit, në shqip dhe maqedonisht. Profesor Nexhipi është një ndër themeluesit e Universitetit ilegal të Tetovës dhe nga fillimi-ligjerues në të, madje një vit gratis- shkruan dr. Veliu dhe kalon në  nëntekstin në vijim:

Disa nga vlerësimet e të tjerëve, sipas rendit alfabetik

Begzat Begzati, nga Gostivari, në Flakn e, 5 shkurtit, 2003, shkruan : ,,E kam të qartë se këto pak fjalë që do t’i them për zotri Reshat Nexhipin, janë shumë simbolike, në  krahasim me veprën e Tij profesionale-historike, publicistike dhe mbi të gjitha patriotike...Kam bindjen se opusi i tij publicistik është shumë i pasur dhe i dokumentuar me ndriçimin e faktologjive historike. Ky zotri, kah moti i është rrekur me përkushtim çështjes kombëtare shqiptare pa hamendje dhe droje për pasojat eventuale që bartin rrezik të shumfishtë për interesin e tij personal. Dorën në zemër, rrallë kush bën sakricica të këtilla. …

Begzat Begzati: Zotri Reshat Nexhipi, ka ndriçuar shumë çështje me interes mbarëkombëtar, të cilat, historianët dhe publicistët sllavo-maqedon, i kanë uzurpuar dhe përshkruar në favor të popullit të tyre. Shumë nga këto falsifikime janë demantuar në mënyrë dokumentare dhe faktologjike falë angazhimit studjues të historianit të nderuar Reshat Nexhipi…Mendoj se ka nevojë që shumëçka të mësohet nga mesazhet universale të zotri Reshat Nexhipit për mirëqeninen e njeriut në trojet e veta.

Begzat Begzati: Mendimet e këtij studjuesi duhet të kenë konsideratë, veçanërisht nga përfaqësuesit tanë politik (pa ngjyra politike) në vendimarrjet me peshë strategjike për kombin tonë...I vetëdijshëm se kontributi i zotri Reshat Nexhipit meriton një analizë dhe qasje në të thukët, por le të jetë ky shkrim një apel: Patriotët t’i respektojmë edhe sa janë gjallë! Ju lumtë zotri Reshat për kontributin që keni dhënë dhe jeni në favor të interesit mbarëkombëtar shqiptar...,,.

Ferit Ramadani: Prof.dr.Reshat Nexhipin, me plot gojën mund ta quajmë pasardhës të patriotëve të para një shekulli që kanë vepruar në Manastir,,.

Lutfi Turkeshi, Dr.sc,nga Dibra,  Flakën e 22 majit, 2004, shkruan: ,,Duke lexuar kapitujt të  librit Prespa dhe Manastiri nëpër shekuj, të dr. Reshat Nexhipit, vërejmë se diçka e re, cilësisht e re për kombin, po piqej në realitetin shqiptar, që edhe pse historia i ka evidentuar, por nuk e ka shkruar kështu, siç e prezanton ky autor. Ky libër është shprehje e një epoke që merr pjesë drejtpërsëdrejti në rilindjen tonë kombëtare dhe ndjek me rrëqethje-zemre fatin e kombit në procesin objektiv të zhvillimit njerëzor.

Lutfi Turkeshi Nëpër këtë epokë shtrohen personalitete intelektualësh, politikanësh, gojëtarësh, gazetarësh, historianësh, përkëthyes, poetësh, mësuesish, kurbetçinjësh e atdhetarësh, njerëz që enden nëpër kohë prej antikiteti deri te kohët e reja, që me sensibilitetin e tij të hollë, me mendjemprehtësi të rrallë di të qëmtojë e të zgjedhë nga e shkuara e njerzorja. Libri ka vlerë njohëse për të mos haruar një periudhë të devotshme. Por, libri ka edhe vlera edukative dhe frymëzuese për brezat për sensibilizimin e tyre atdhetar me frymën e dashurisë kombëtare.

Lutfi Turkeshi: Pra, libri “Prespa dhe Manastiri nëpër shekuj” është libër vlerash enciklopedike për këto treva dhe më gjerë që siç nënvizon në recensuesi Dr. prof. Nebi Dervishi: “për shqiptarët e Prespës dhe Manastirit, sidomos kurbetçinjtë e kësaj ane, kjo vepër është një lloj Kurani për muslimanët, si ushqimi shpirtëror, ose shprehur figurativisht si një pasqyrë e bukur në të cilën lexuesi do të kënaqet duke u parë në të, sepse do t’i paraqiten stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit, fisi dhe farefisi i vet, të cilët kanë jetuar dhe kanë vepruar në Prespë dhe Manastir gjatë shekujve të kaluar nga dem-baba-dem, e deri më sot...”

Lutfi Turkeshi: E gjithë kjo punë ka pasur një bazë të gjerë profesionale. Dhe, nëse do të jemi të sinqertë, pavarësisht nga monizmi i asaj kohe në politikë kur filloi së mbledhuri materiale për librin autori, që lidhen me pikëpamjet dhe orientimet e përcaktuara ideologjike, kronika e autorit ka përpjetëzën e vet, gjithnjë me pikëpamje profesionale pa konkurrencë. Libri më i ri i Reshat Nexhipit është libër me dritë hijedeshë ku figuart, çastet historike, situatat gjatë çdo të lexuari na duken krejt si të reja, sepse janë shumë dimensionale, pra na duken si histori të pathëna më parë,,. Dr. Ilmi Veliu, shton: ,,Kur jemi te ky libër, duhet të  themi se në dosjen  e profesorit hasëm edhe në  disa tekste të shkuara nga ana e autorëve të ndryshëm, me rastin e  pranimit të këtij  libri etj. Një nga këta  është edhe  arsimtari veteran Nakil Saliu, nga Vrapçishti  i cili, në tekst, veç tjerash, i falenderohet, duke theksuar se ,,Atë që bëni Ju, nuk e bën askush tjetër,, etj.,

Qenan Hasani: ,,Gjatë 4 viteve pluraliste, aktivitetet e dr. Reshat Nexhipit rringjallën Manastirin nga të vdekurit,,. Në  Flakën e , 30 gushtit, 1994, i njëjti, shkruan: ,,Që të flitet për personalitetin e dr. Reshat Nexhipit dhe për përcaktimet ideologjike dhe patriotike të tij, duhet një mençuri e përsosur. Dr.Reshat Nexhipi është viktima e parë dhe e fundit në këtë pjesë të Maqedonisë, pas ngjarjeve të Kosovës. Fundosja e anijes së tij fillon qysh në vitin 1981, kur për shkaqe politike u suspendua nga detyra si ligjerues i Historisë kombëtare në Akademinë Pedagogjike të Manastirit...Kontributin e dr Reshat Nexhipit edhe gjatë periudhës komuniste edhe gjatë asaj postkomuniste, mund ta vlerësojnë vetëm njohës të mirë të shkencës...

Ps. Afrim Selimi, aktivist i njohur   i  PDSH-së, gjatë  një manifestimi të kësaj partie në Manastir, në cilësi të udhëheqësit  të kësaj ngjarje, tha:,, E ftoj në foltore legjendën e Manastirit, prof. dr. Reshat Nexhipin,,.

Disa vlerësime në shtypin e përditshëm

Flaka,15 mars,1991: Gjatë themelimit të Këshillit të Forumit Demokratik për mbrojtjen e  të Drejtave të njeriut  në Resnjë të Prespës, me kryetar Milaim Fejziu, Reshat Nexhipi,  veç tjerash, tha: ,,Shqiptarët të drejtat e tyre demokratike dhe civilizuese  duhet t i kërkojnë  me krenari, sepse janë nipër të Skenderbeut, i cili formoi shtetin e parë demokratik dhe luftoi jo vetëm për çlirimin e popullit të vet, por edhe të popujve të tjerë të robëruar,që do të thotë ka qenë intermacionalist, cilësi kjo që rrallë e e ka patur ndonjë popull tjetër në botë,,.

Flaka,2 tetor,1991: Kryetari i  Degës së PPD-së, Reshat Nexhipi, po bën përpjekje maksimale për të shtënë në dotë objektin e Kongresit të Alfabetit.

Flaka,19 mars,1992: Misioni vëzhgues i KSBE-së u takuam me kryetarin e Degës së PPD-së me të cilin, veç tjerash biseduan edhe për çështjen e Kosovës, si dhe  rreth iniciativës për  autonominë e shqiptarëve në Maqedoni, me ç rast   profesor Reshati tha se,,Autonomia nuk do të thotë shkëputje teritoriale,, etj. por stabilizim për shtetin e përbashkët  i rrezikuar nga nga tre shtetet fqinje: Serbisë, Greqisë  dhe Bullgarisë, posaçërisht nga dy të parat, njëra nga të cilat nuk ua pranon kishën, tjetra emrin etj.

,,Makedonsko delo,,1996 (nr.154-maqedonisht): Ekspertët e CIA-s konstatojnë se Leka i Madh  dhe maqedonët e vjetër janë  ilirë, gjë që shkon në favor të historianit nga Manastiri Reshat Nexhipi i cili ka shkruar se Leka i Madh u takon shqiptarëve.

Dy polemikat për çështje historike

Flaka,, 31 tetor 1993. Në titullin  ,,Ç’tregoi simpoziumi 100 vjet VMRO dhe 90 vjet nga Kryengritja e Ilindenit, thuhej:“...Historianët maqedonas, në atë moment, menduan se në mesin e tyre, nuk gjendet asnjë shqiptar, por aty u gjend historiani i njohur dr. Reshat Nexhipi i cili nuk mundi  të pajtohet me të pavërtetat historike, reagoi në mënyrë siç i ka hije vetëm një shkencëtari të civilizuar dhe i armatosur me dije deri në dhembë...,, shkruan Qenan Hasani.

Fakti, 16  shtator, 2005. Polemikat   me akademik Kapllan (Resuli) Buroviqin. I njëjti autor, shkruan: ,,I irituar thellë nga shpifjet, trillimet  dhe gënjeshtrat flagrante të prezentuara nga autori i librit të këtij akademiku, prof. dr. Reshat Nexhipi, kërkoi fjalë për të zhvilluar një polemikë  rreth përmbajtjes së këtij pamfleti. Mirëpo, duke e ditur se ky do t ua nxjerrë  në shesh  të gjitha të pavërtetat, udhëheqësit e  këtij promovimi  thanë se lejohet vetëm parashtrimi i pyetjeve, jo edhe polemizimi. Dr. Nexhipi, u pajtua dhe shpet e shpet  bëri këtë pyetje: Dua të përgjigjeni në domethënien e fjalëve pellazg, ilir dhe Allbanec-shqiptar, sepse pikërisht në këto fjalë qendron origjina tonë, por përgjigje nuk mori dot…,,.

Shpërblimet për kontributin e dhënë

Kryesia e Partisë,  e propozoi për ministër, kurse  Dega dy herë për deputet. U caktua  pjesëmarrës në themelimin e Unionit të Intelektualëve Shqiptarë,Tiranë, 31 janar, 1993, kurse me rastin e Jubileut të Pavarësisë së Shqipërisë, i ishte bërë pritje speciale me disa përfaqësuesë të tjerë nga Kosova, nga ana presidentit Sali Berisha në rezidencën e tij. Ishte përfaqësues i vetëm  nga Maqedonia, i dërguar nga ana e Universitetit ilegal të Tetovës në Simpoziumin e Bukureshtit, me rastin e 400 vjetorit të pranisë shqiptare në Rumani, por për shkak se në atë manifestim ishin prezent edhe disa shqipfolës antikombëtarë, në shenjë proteste, pa u diktuar, lëshoi mbledhjen.

Në lidhje me këtë, Baki Ymeri, te ,,Zemra shqiptare,,17. prill, 2013,shkruan. ,,Zoti profesor! Nuk  e harroj kurrë  momentin kur e bojkotuat një simpozium ndërkombëtar,më 1995,për shkak se atje ishte i ftuar edhe maskarai filoserb i Beogradit,Halit Tërnavci. Faleminderit që e fisnikëroni Zemrën Shqiptare me vlera të rralla e të mirefillta shkencore nga historia jonë e lavdishme!

Komisioni special i Universitetit  të Evropës Juglindore, në Tetovë, në praninë edhe të përfaqësuesit nga Evropa  i dha titullin profesor ordinar, Shoqata e Historianëve të Maqedonisë, pa e konsultuar, e propozoi për akademik. Profesori, menjëherë, është falenderuar  për respektin që i bënë  por  njëkohësisht ka refuzuar propozimin, për shkak se nuk ka dashur të jetë anëtar i një institucioni albanofob të cilin disa herë e ka  kritikuar asjpër, sidomos kur ky institucion nxori të ashtuquajturën encuklopedi, e mbushur me sajesa komike ndaj shqiptarëve. (Për propozimin dhe refuzimin për akademik, shiko Faktin, e 9 dhe 10 dhjetor, 2004).

Këshilli i Shoqatës ,,Prespa na Bashkoi,, në SHBA, 2006 dhe  dhe Shoqata  Për Kulturë dhe Art  Tradita-Tetovë, në v.2014, sipas dr. Ilmi Veliut, profesorin  e nderuan me  Plaketa të posaçme metali në ngjyrë ari, si mirënjohje,ku thuhet ,,Në shenjë respekti dhe falenderim për kontributin e Tij në fushën e studimeve të historisë shqiptare, si dhe për rezistencën intelektuale në ruajtjen e vlerave dhe të dinjitetit kombëtar në vendlindjen e Alfabetit të gjuhës shqipe,,etj.-konstaon dr. Veliu dhe pastaj paraqet nëntitullin

Fare në fund, dr. Ilmi Veliu ,shkruan: ,,Sot, dr. Reshat Nexhipi jeton  në Manastir, bashkërisht me djalin e vet-Tomorrin, arkitekt i vetëm shqiptar në vendlindjen e Alfabetit, i cili, përveç disa shtëpive private madhështore, ka ngritur xhaminë e re në fshatin Kranjë, një ndër më të bukurat në Prespë, ka projektuar Teqesë bektashiane në fshatin Nakolec, kurse në Strugë ka ngritur hotelin ,,Mirazh,, një ndër më të bukurit në Maqedoni.

Ps.Mirë është sikur shembullin im, ta ndjekin edhe autorë të tjerë, të,,thyerë,, nga mosha, si puna ime, sepse është e natyrshme që siç kemi erdhur në këtë botë, një ditë do shkojmë në,,botën,, tjetër, kurse gazetarët, të cilët kanë patur punë me ne, mund të kenë nevojë të informojnë lexuesët e gazetave të tyre, me kontributin tonë, gjegjësisht, çkemi bërë gjatë jetës për kombin  dhe çka bërë ky për ne.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora